Nga Anila Hoxha Mes kartolinave për festat e fundvitit , letra që dua ta ndaj me ju me ishte dërguar nga burgu. Më kishte shkruar nga qelia hajduti serial Kristi Çinari. I arrestuar muaj më parë për një seri vjedhjesh ai pretendon se vuan nga kleptomania dhe për këtë arsye i ka kërkuar disa herë prokurorisë të urdhërojë kryerjen e një aktekspertize. Në fakt aktekspertiza të tilla për sëmundjen që sjell paftësi për ti rezistuar impulsit të rrembimit te dickaje , nuk kryhen në vendin tonë.Nga ana tjetër , gjykata penale ka konsideruar si kleptomane një 48 vjecare e cila…
Author: tirana
CNN i ka kushtuar një artikull situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Në një shkrim me titull “Pse tensionet etnike po ndizen sërish në veri të Kosovës?”, CNN shkruan se “serbët që protestojnë në Mitrovicë, qytetin etnikisht të ndarë ngritën sërish barrikada disa orë pasi Serbia tha se kishte vënë ushtrinë e saj në gatishmërinë më të lartë luftarake pas javëve të përshkallëzimit të tensioneve midis Beogradit dhe Prishtinës”. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha se duke pasur parasysh ngjarjet e fundit në rajon dhe besimin e Beogradit se Kosova po përgatitej të sulmonte serbët dhe të largonte me…
Ekspertët e shëndetit thonë se dushi me ujë të ftohtë ofron përfitime të rëndësishme për trupin e njeriut. Rifreskon trurin: Në momentin që uji i ftohtë bie në kontakt me lëkurën ne marrim frymë shumë thellë. Në këtë mënyrë rritet sasia e oksigjenit që hyn në trup dhe përshpejtohet qarkullimi i gjakut në tru. Ju ndihmon të qëndroni në formë: Larja me ujë të ftohtë ju ndihmon të humbni deri në 4 kilogramë çdo vit. Kjo ndodh pasi qelizat adipoze yndyrore djegin kalori pas kontakt me ujin e ftohtë. Këto qeliza janë me ngjyrë kafe , e cila më pas kthehet në blu.…
Ditën e sotme një tjetër i mitur është arrestuar për rastin e përdhunimit në grup të 15-vjeçarit në Ilion. Kujtojmë se gjashtë nga tetë të miturit të përfshirë në këtë rast janë caktuar në masën e paraburgimit, i shtati u la i lirë me kushte shtrënguese, për shkak të moshës së tij dhe i teti është një 17-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim nga Policia. Mësohet se avokati i shqiptarit ka deklaruar më 22 dhjetor se klienti e tij ndodhet brenda Greqisë dhe do të paraqitet në Polici në çdo moment. Duke shuar kështu dyshimet se shqiptari mund të…
Dy shqiptarë kanë debatuar me njëri-tjetrin në një supermarket në Greqi. Konflikti verbal përfundoi në përdorimin e thikës. Njëri prej shqiptarëve ka nxjerrë thikë dhe ka kanosur bashkatdhetarin e tij. Dëshmitarët e ngjarjes kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar shqiptarin që mbante armë të ftohtë.
Në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë të diskutohet edhe drafti për rikthimin e basteve online. Kjo inciatovë pritet të finalizohet në tre mujt e parë të 2023-shit, ndërsa qeveria parashikon afro 18 milonë euro të ardhura vjetore nga kjo industri. Ministrja Delina Ibrahimaj është pyetur edhe mbi bordin e transparencës për karburantet, ku theksoi se do të vijojë të jetë aktiv deri në një rënie natyrale të çmimeve.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të mërkurën se mbështet dialogun ndërmjet të gjitha palëve për të zbutur tensionet në veri të vendit. “Është e rëndësishme që të gjitha palët e përfshira të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”, tha komandanti i Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Angelo Michele Ristuccia. “Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, shtoi ai. Më 27 dhjetor, në veri të Kosovës janë vendosur dy barrikada të reja. Gjithashtu një barrikadë u ngritë edhe në anën serbe të kufirit në Merdare. Serbët lokalë që 19 ditë…
Konkurrenti i “Big Brother VIP Kosova”, Edon Shileku ka ndarë me banorët e tjerë momentin kur i ka treguar të dashurës së tij, Lisa, se është biseksual. “Krejt komuniteti e ka ditur për mua, po unë asaj s’desha t’i tregoja. Pastaj i treguan njerëz dhe ajo më tha: Vetëm ma thuaj se nuk e kam problem. S’mund t’ja thoja. S’doja ta humbja. Në të kaluarën, kur e kanë marrë vesh vajzat bëheshe situatë e sikletshme. S’doja ta përjetoja atë situatë me Lisën. Ka pasur dhe vajza që kanë qenë të lidhura me mua dhe nuk e kanë ditur, por ka…
Një mi, ka lënë 90% të qytetit të Gjirokastrës dhe fshatrave pa energji elektrike. Brejtësi ka këputur disa siguresa të nënstacionit të Gjirokastrës, duke shkaktuar masë elektrike. Është dashur ndërhyrja e ekipeve të OSSH për të gjetur defektin dhe më pas rikthimin e energjisë në zonë. Shkëputja e energjisë ka zgjatur për rreth 30 minuta.
Luizi Ejlli nuk është zgjuar aspak i lumtur nga gjumi. Kjo për shkak se banorët në dhomë kanë vendosur ta ngacmojnë, gjatë kohës që flinte. Dhe Luizi i sheh si fëmijë ata që luajnë, kur ai ndodhet në gjumë. Këngëtari i njohur ishte duke biseduar me aktorin e dashur për publikun, Gent Hazizi, kur në një moment shprehet “kalamaj b**e”, por pa përmendur asnjë emër. Pranë tyre ishte edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, e cila e pyeti Luizin se kush është kalama, por ai nuk përmendi emra. Genti: Ça të bëj unë o Luiz, do u bërtas njerëzve? Luizi:…
Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se drejtuesi i një automjeti po bënte manovra të rrezikshme, në rrugët e qytetit të Burrelit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve, ka vijuar kontrollet për lokalizimin dhe ndalimin e tij. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar drejtuesin e automjetit tip “Mercedez Benz”, duke bërë drift, në qendër të qytetit. Menjëherë shërbimet e Policisë e kanë ndaluar drejtuesin e automjetit, shtetasin D. H., dhe e kanë shoqëruar atë, në Komisariat.Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Dibër ndëshkuan me masë administrative shtetasin D.…
Për garën e 14 majit, socialistët propozojnë një formë të re të qeverisjes vendore. Anëtarët e këshillave bashkiakë që me votën e tyre përcaktojnë zhvillimet e qyteteve të përfaqësojnë më së shumti intelektualët e profesioneve të ndryshme dhe më së pakti militantët. Në intervistën për Vizion Plus, kryetari i grupit të socialistëve Taulant Balla thotë se nga janari i 2023 partia do të angazhohet në terren për të gjetur kandidatët e saj për këshilltarë bashkiakë. “Do të bëjmë thirrje që edhe qytetarët e paangazhuar politikisht por që duan të kontribuojnë në parlamentet vendore të mund të shprehin interesin e tyre…