Author: tirana

Mbi 65 persona kanë humbur jetën nga stuhia e fuqishme që ka goditur Shtetet e Bashkuara. Në mesin e viktimave është një 22-vjeçare nga Buffalo, e cila para vdekjes i ka dërguar familjes disa video. Ajo u bllokua në makinë dhe qëndroi për 18 orë aty, derisa u gjet e vdekur nga autoritetet. Anndel Taylor mbeti e bllokuar në makinë teksa po kthehej nga puna në Buffalo gjatë të premtes mbrëma. Gjatë asaj kohe, ajo u dërgoi disa video motrave në Karolinën e Veriut, dhe videoja e fundit ishte realizuar pas mesnatës. Ajo kishte duke hapur dritaren e makinës që…

Read More

Këtë të mërkurë në gjykatën e Apelit, do të shqyrtohet kërkesa e Gert Shehut, 30-vjeçarit që goditi Sali Berishën për të lënë qelinë. Seanca do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa avokatët e Shehut kanë kërkuar ndryshim të masës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik. Gert Shehu mori trajtim në spitalin e Traumës pas lëndimeve që iu shkaktuan nga goditjet pasi qëlloi me grusht Berishën. Shehu nuk ka ngritur padi ndaj truprojave të Berishës. Ditën e protestës së 6 dhjetorit, kur edhe u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Berisha u godit…

Read More

Në një studim të fundit, ekspertët kanë paralajmëruar se të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë yndyrore janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të komplikimeve të mëdha që lidhen me shëndetin e trurit të tyre. Studimi i kryer nga një ekip shkencëtarësh në Institutin e Hepatologjisë Roger Williams në bashkëpunim me King’s College në Londër dhe Universitetin e Lozanës shpjegoi lidhjen midis sëmundjes së mëlçisë yndyrore jo-alkoolike (NAFLD) e cila mund të çojë në akumulimin e yndyrave në mëlçi dhe të shkaktojnë sëmundje të rënda të trurit duke përfshirë mosfunksionimin e organit ose inflamacion të rëndë…

Read More

Në një “fast-food” të Tiranës është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, 566 kilogramë mish kjo për shkak se qëndronte e përpunohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare. “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kryerjen e kontrolleve me qëllim garantimin e shëndetit të konsumatorëve në këtë prag festash të ndërrimit të viteve. Nga kontrolli i kryer në subjektin “V. Gj.”, me aktivitetit fast food, Tiranë, u konstatua se produkti gjiro përpunohej në kushte të papërshtashme higjieno-sanitare. Si rrjedhojë nga ana e trupës inspektuese u bë bllokimi i këtij ambienti, ndaj subjektit u vendos masë administrative “gjobë” me vlerë 500’000 lekë, si dhe…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është fokusuar në konferencën e fundvitit, në atë që po ndodh në Veri të Kosovës, ku serbët kanë vendosur barrikada, duke penguar lëvizjen e njerëzve dhe të mjeteve. Sipas tij, veprime të tilla cënojnë sigurinë e vendit, ndërsa shtoi se ata po mbështeten nga qeveria dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kurti premtoi se do të arrestohen të gjitha ata që po bëjnë këto bllokime, të cilët sipas tij nuk synojnë gjë tjetër veçse destabilizimin e rajonit. “Veprimeve të ligjshme i janë kundërvënë kriminelët, duke cënuar sigurinë e vendit. Këta kriminelë po mbështeten nga qeveria…

Read More

Nga: Eduard Zaloshnja Me fillimin e vitit 2023, do të fillojnë edhe analizat e sondazhet për kryebashkiakët e rinj, të cilët do të zgjidhen më 14 maj. Prandaj, në këto ditë të fundit të 2022 (vit me ngjarje të forta politike), vlen të bëhet një analizë e kuotave elektorale të partive për garën parlamentare. Nuk kam zhvilluar javët e fundit ndonjë sondazh kombëtar, por kam zhvilluar një në territorin e Bashkisë Tiranë, e cila ka shërbyer për dy dekada si një barometër elektoral për gjithë Shqipërinë. Nga sondazhi rezultoi se kuotat elektorale të mazhorancës kanë mbetur pothuaj njësoj si ato…

Read More

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në konferencën e fundvitit ka bërë një përmbledhje të ecurisë së ekonomisë gjatë këtij viti. Ajo u shpreh se ekonomia në 11 muaj e parë të vitit ka pasur një ecuri pozitive. Po ashtu ministrja u shpreh se ka pasur rritje të pagës minimale. “Niveli i pagave në tremujorin e tretë, paga mesatare ka shënuar 616013 lekë ose 9,18 % më e lartë në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë”, tha ministrja. Ibrahimaj theksoi se pritet që borxhi këtë vit të jetë në nivelin 68,8 përqind. Ministrja theksoi se në muajin nëntor…

Read More

Për shkak të kanosjes me mjete shpërthyese, Policia e Kosovës thotë se është mbyllur përkohësisht Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin. “Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në Aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin. Me qëllim…

Read More

Fermerët shqiptarë po përballen me një mbiprodhim të vajit të ullirit, duke mos pasur ku ta shesin atë. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca thotë se problemi vjen nga mbjellja pa planifikim e ullinjve. Ish-zv/kryeministri dhe deputeti socialist Erion Braçe, i është përgjigjur deklaratave të ministres, ku me ironi ai shrkuan se tani kemi hall mbiprodhimin e akuzojmë bujkun që mbjell e prodhon. Braçe thekson se tmerr që sot nuk ka një grumbullues që të grumbullojë ulli në magazinën e ndërtuar me paratë e shtetit. “Për ullirin deri dje kishim hall mungesën e prodhimit, dy vite me radhe kemi hall prodhimin.…

Read More

Një nga spektaklet më të ndjekura në Shqipëri, është edhe “Dancing With The Stars”. Pranvera Xhafa, astrologe dhe studiuese e shkencave okulte, e pyetur se bazuar në shenjat e horoskopit cili prej konkurrentëve do të triumfojë, ajo tha emrin e këngëtares Elahida Dani. “Elhaida si Ujor mund të jetë ndër dy çiftet që mund ta fitojë dhe kjo jo vetëm për shkak të shenjës. Arditi si Bricjap nëse është aq ambicioz dhe ka punuar vërtet, ai mund ta fitojë. Me favorin e shenjave e fiton Ujori pra Elhaida. Për Sarën dhe Megin që janë Binjak, nuk do ta fitojë asnjëra…

Read More

Këtë të mërkurë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në një konferencë për shtyp për gazetarët ka bërë një bilanc të ecurisë ekonomike në tre mujorin e tretë të vitit. Sipas ministres, rritja ekonomike ka qenë me 4.02%, ndërsa për ndikim kryesor në këtë rritje ka pasur ekonomia dhe ndërtimi. “Në tërësi viti ka qenë vit i cili ka shfaqur ecuri pozitive ekonomikë. Këtë e tregojnë edhe shifrat e INSTAT, për tre mujorin e tretë, ku shifrat ekonomike tregojnë se rritja ishte 4.02%. Këto janë rritje reale të ekonomisë të zhveshura nga ndryshimet çmimeve. Rritja vijon të mbetet në nivelin 3.4%.…

Read More

E izoluar për më shumë se dy muaj në një qeli të veçuar, Svetlana Timofeeva, blogerja 33-vjeçare ruse e arrestuar për spiunazh në Shqipëri, nisi të ëndërronte për një regjim të zakonshëm burgu. “Në oborrin e shëtitjes është e modës të luash basketboll dhe në përgjithësi, regjimi i burgut i ngjan një konvikti studentësh, vetëm se pa internet dhe pa të drejtën për të dalë jashtë”,-shkruan Timofeeva në një letër dërguar miqve më 17 tetor. Por ajo nuk kishte qenë ende në atë burg dhe e përshkruan atë sipas rrëfenjave të njërës prej oficereve të shërbimit. Ndryshe nga të burgosurat…

Read More