Fermerët shqiptarë po përballen me një mbiprodhim të vajit të ullirit, duke mos pasur ku ta shesin atë. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca thotë se problemi vjen nga mbjellja pa planifikim e ullinjve.
Ish-zv/kryeministri dhe deputeti socialist Erion Braçe, i është përgjigjur deklaratave të ministres, ku me ironi ai shrkuan se tani kemi hall mbiprodhimin e akuzojmë bujkun që mbjell e prodhon. Braçe thekson se tmerr që sot nuk ka një grumbullues që të grumbullojë ulli në magazinën e ndërtuar me paratë e shtetit.
“Për ullirin deri dje kishim hall mungesën e prodhimit, dy vite me radhe kemi hall prodhimin. Tmerr të bësh fajtor bujkun që mbjell, shërben, shpenzon, prodhon, tmerr! Ndërkohë, më tregoni një grumbullues që magazinën e ndërtuar me paratë e shtetit, po grumbullon ulli!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.
