Author: tirana

Të gjithë njerëzit që përjetojnë një gjendje gripale apo të ftohtin, përpiqen me të gjithë mënyrat për ta larguar sa më shpejt. Për këtë ka disa mënyra se si të luftoni gjendjen tuaj kur jeni të ftohur apo me grip. Dy mënyrat më të mira për të luftuar këto dy gjendje janë hidratimi dhe dhe pushimi.Sipas ekspertëve, ka mënyra të tjera, pak më të pazakonta për të luftuar rrufën, dhimbjen e fytit dhe kollën. Një banjë ose dush i ngrohtë mund të lehtësojë dhimbjet, një nga efektet anësore të këqija të insekteve që fshihen në heshtje këtë dimër.Qëndrimi ngrohtë mund…

Read More

Derbi i djeshëm nuk u vesh i kuq vetëm nga fitorja e Partizanit ndaj Tiranës, por edhe nga një ngjarje shumë romantike në fushën e blertë. Përtej incidenteve dhe sherreve, një tifoz i ka dhuruar spektakët gjithë stadiumit Air Albania ku zgjodhi t’i propozojë për martesë partneres. Dukej se gjithçka ishte e mirëmenduar. Tifozi futet në fushën e blertë ku bën sikur vret këmbën, ndërkohë që edhe stafi i përgatitur i mban lojën. Partnerja e tij bashkohet e shqetësuar për shëndetin e tij, por surprizohet nga një unazë. Tifozi ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë, ku merr edhe…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot nga foltorja e Kuvendit se buxheti i qeverisë për vitin 2022 do të mbetet në histori si një ndër pushtetet me vjedhjet më të mëdha të kryera nga qeveria në pushtet. Berisha tha se qeveria ka vjedhur nga buxheti 122 miliardë lekë, 30% më shumë se të gjitha rrogat që merren në Shqipëri, ndërsa tha se në tetë vite qeveria ka zhvilluar mbi 280 tendera sekretë. Berisha: Sot diskutohet këtu për buxhetin e viti 2022. Çfarë ishte ky buxhet sipas të dhënave zyrtare? Ishte buxheti i vjedhjes se 122 miliardë lekëve nga këta…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Derviçan të Gjirokastrës ku bashkë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis po takohet me komunitetin minoritar grek. Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se komuniteti minoritar grek është ura e pazëvendësueshme lidhëse mes dy vendeve tona. I të njëjtit mendim ka qenë edhe Mitsotakis i cili u shpreh para minoritarëve grek se prania e tyre në Shqipëri është një urë për Greqinë dhe Shqipërinë. Postimi i Ramës:Gjirokastër, Derviçan – Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në komunitetin minoritar grek që është ura e pazëvendësueshme lidhëse mes dy vendeve tona

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha gjatë fjalës së saj në Kuvend se që nga viti 2019 nuk janë krijuar debite. Ministrja u shpreh se FMN-ja ka bërë kërkesë për debitet, gjë që sipas të cilës, është plotësuar pasi “i kanë larë të gjitha debitet që ishin mbartur me vite”. “Unë do flas për ministrinë time, nuk ka projekte të reja por projekte që kanë filluar dhe duhet të financohen për të mos bërë gabime që keni bërë ju në të shkuarën. Ne kemi pasur një kërkesë nga FMN që në 2019-ën, që të mos krijohen debite gjatë…

Read More

Aksident me vdekje në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Ngjarja ndodhi në fshatin Papër. NJOFTIMI I POLICISËMë datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Paper, është gjetur i pajetë, në rrugë, një shtetas ende i paidentifikuar. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 21 dhjetor 2022 me qëndrimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe gjyqtares së Apelit Tiranë, Elona Toro, lidhur me analizën financiare të kryer në shkallën e dytë të vetingut, bazuar në shkaqet e ankimit. Ashtu si në ankim, edhe gjatë seancës së parë publike në Kolegj më 5 dhjetor, Ballhysa e konsideroi të paplotë hetimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me burimet financiare që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti në Tiranë nga familja e subjektit, konkretisht për mundësinë e personave të tjerë të lidhur…

Read More

Debatet në Kuvend, ku sot është seanca e fundit nuk kanë të mbaruar. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se në Shqipëri mbështeten shtresat në nevojë si në asnjë vend të rajonit. Ai përmendi subvencionin me çmimin e energjisë dhe reformën e UKT. Por këto qëndrime nuk u pranuar nga deputeti demokrat Dashnor Sula, i cili pyeti edhe pse Bashkia Peqin nuk merr rrogat prej 4 muajsh. Balla: Nuk e pranoj dot që këto fjalimet populistet që në fshatrat e Shqipërisë nuk ka energji elektrike. Duhet të jemi korrekt me ato që komunikojmë me publikun dhe e…

Read More

Të enjten është shtyrë seanca në Gjykatën e Elbasanit për kërkesën për liri të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kërkon llogaritje të kohës së paraburgimit. Seanca e sotme është shtyrë pasi është zëvendësuar gjyqtari Elis Dine me Elton Frashëri. Gjyqtari i ri kërkon kohën për t’u njohur me përmbajtjen e dosjes. Dy muaj më parë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i dërgoi një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

Read More

Të mërkurën u mbajt nata e tretë e Festivalit të Këngës në edicionin e 61. Një festë e madhe, kështu ishte nata e tretë e Festivalit të Këngës në RTSH, që risolli në skenë këngë të paharrueshme në memorien e publikut. Ajo që u vu re ishte mungesa e këngëtares Aurela Gaçe, e cila i ka dhënë jehonë këtij festivali me këngët më të bukura dhe që ende sot këndohen nga publiku. Këngët e saj nuk u shfaqën as në skenë, as në evente apo spote dhe për këtë këngëtarja ka bërë nje reagim zhgënjyes. “Fati ynë shpresë dhe marrëzi”…

Read More

Prokuroria e Lushnjes ka sekuestruar mijëra euro pasuri, të cilat dyshohet se vijnë nga aktivitetet kriminale. Në një njoftim për media, bëhet me dije se Julian Sulës, i cili njihet ndryshe si “Juli i Pashakos” i janë sekuestruar 70 mijë euro, një apartament 110 metra katrot dhe një automjet Porsch. Ndërkohë që pasuria i është sekuestruar edhe një tjetër lushnjari. Ai është Demir Liçka. Prokuroria i ka sekuestruar këtij të fundit mijëra euro pasui të paluajtshme si dhe makinë. Njoftimi: Prokuroria Lushnje konfiskon pasuritë e tre shtetasve, burojnë nga veprimtari të paligjshme Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë…

Read More

Autori i këngës “Pyes Lotin”, Valentin Veizi ka reaguar për bashkëpunimin e Elsa Lilës me reperin Capital T. “Më lini t’ja u them troç edhe njëherë, Lilës edhe Capitalit, modeli i këngës që ju sollët është modeli se si mund të denigrosh, shpërfytyrosh një kengë aq të bukur si kënga “Pyes Lotin””, shkruan Veizi përmes një postimi në rrjetin social facebook. Ai i kërkon RTSH-së që ta heqi nga çdo lloj transmetimi këtë variant të shëmtuar! Reagimi i plotë MOS MA BËNI PIS KËNGËN ! Sot kam marrë shumë mesazhe e telefonata nga shokë e miq, dashamirës e simpatizantë të…

Read More