Author: tirana

Mbi 1,100 persona nga Shqipëria kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian në muajin shtator, sipas të dhënave të publikuara sot nga Eurostat. Ky është niveli më i lartë i këtij viti, por mbetet më i ulët se rekordi prej rreth 1800 personash i shënuar në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, që ishte më i larti që pas pandemisë. Numri i aplikimeve për azil në shtator nga shqiptarët është më i lartë se i ukrainasve (870) Në total, për 10 mujorin kanë kërkuar azil në BE gjithsej 7870 shtetas shqiptarë, me një rritje prej…

Read More

Vizita e Zelenskyt në SHBA shihet si historike pasi ishte e para jashtë shtetit për politikanin ukrainas që kur Rusia pushtoi vendin e tij. Ai arriti të marrë mbështetje të plotë nga Biden dhe Kongresi, duke përfituar një fond prej 43 miliard dollarësh në ndihmë të vendit të tij dhe premtimin për të dërguar në Ukrainë raketat “Patriot”. Megjithatë, që Zelensky të arrinte në territorin amerikan, u desh që të zhvillohej një operacion top-sekret në të cilin u përfshinë avionë mallrash dhe luftarakë nga më shumë se një forca të armatosura të vendeve anëtare të NATO -s. Hapi i parë…

Read More

Gjatë vizitës së tij në shkollën greke “Homeros”, në Himarë, ku studiojnë 146 fëmijë, Mitsotakis ka qenë i shoqëruar nga peshëngritësi Pirro Dhima. Olimpisti nuk e fshehu gëzimin për këtë moment, të cilin ai e cilësoi si historik. Gjatë fjalës së tij, kryeministri grek ftoi të flasë Pirro Dhimën, duke theksuar se ai “ka ngritur mbi kurriz gjithë Greqinë”. Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij, Pirro Dhima u shpreh se edhe në “anën tjetër të botës” të ishte, do të vinte në këtë takim. “Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Nuk do të mungoja për asgjë. Është një…

Read More

Arti i tërheqjes mund të duket i ndërlikuar dhe ndoshta edhe pak i frikshëm. Megjithatë, si çdo art, me pak praktikë dhe njohuri të mjaftueshme, mund të shkosh shumë më tej. Pra, cili është saktësisht mashtrimi? Epo, nuk ka asnjë mashtrim, por ka patjetër disa këshilla. Këtu janë disa që funksionojnë më mirë! Shumë herë kur mendojmë për tërheqjen, priremi të mendojmë se duhet t’i përshtatemi një stereotipi. Mendojmë se duhet të shikojmë në një mënyrë të caktuar. Për të folur në një mënyrë specifike. Të silleni në një mënyrë të caktuar. Edhe pse ka një lloj sistemi, e vërteta është se nuk duhet të jesh diçka që…

Read More

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e prokurorisë që Ilir Paja të vuajë në Shqipëri dënimin me 25 vite burg. Paja, u arrestua në nëntor të këtik viti, me qëllim ekstradimi Italinë, ku pritej që të vuante dënimin në shtetin fqinj. Njoftimi i policisë: Në datë 03.11.2022 është arrestuar shtetasi shqiptar I. P., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë pasi është dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale të “vrasjes së kryer në bashkëpunim”. Në datë 05.11.2022 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj këtij shtetasi është caktuar masa e sigurimit personal “arrest…

Read More

Nata e tretë e Festivalit të Këngës në RTSH, risolli në skenë këngë të paharrueshme të performuara ndër vite në Festival. Në skenë u ngjitën emra të njohur Luan Zhegu, Aleksandër Gjoka apo Redon Makashi që risollën këngët e tyre në duet me konkurrentët aktual në Festival.Evi Reçi këndoi këngën e motrave Libohova, “Të kërkoj në ëndërrime”, por pa motrat Libohova. Evi u ngjit në skenë me Rosela Gjylbegun. Por nga ana tjetër, Eranda Libohova nuk mungoi në skenën e Fest 61, ku shoqëroi Fabin në këngën e saj “Kthehu për vehte për mua”. Pra ftesën e refuzoi Irma Libohova?…

Read More

Yjet që bien, të cilët njihen si shi meteorësh Ursida, na presin sonte. Ky është një shi relativisht i dobët meteorësh, me aktivitetin më të lartë në natën e 22 dhjetorit dhe 23 dhjetorit. Edhe pse shiu i meteorëve Ursida nuk është i bollshëm dhe shumë aktiv, Hëna e 22 dhjetorit nuk do të pengojë dukshmërinë tonë. Një numër i vogël meteorësh me një shpejtësi të ulët të hyrjes në atmosferën e Tokës nuk jep shumë mundësi për të qenë të dukshëm. Por nëse shikoni në qiell dhe vëreni gjurmën vezulluese të një ylli që bie, bëni një dëshirë. Meteorët do të shfaqen…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar opozitën në Kuvend. Pas fjalës së ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, pati një debat të ashpër mes deputetëve demokratë Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi dhe ministres Ibrahimaj.Spiropali e dënoi përbaltjen e opozitës ndaj ministres së Financave. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ministrja shkruan: “Keqardhje për ata që në foltore sillen si kokoshë, por bashkë janë më pak se një thelë.” Statusi i plotë: Më herët, në replikën e saj ministrja Spiropali iu është drejtuar deputetëve të opozitës me fjalët: “mos të guxojë askush nga vendi të lëshoj…

Read More

Fjalimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Kongresin Amerikan të mërkurën mbrëma është cilësuar si një fjalim historik dhe shumë i suksesshëm. Shumë media ndërkombëtare e kanë krahusuar me Winston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mediat ndërkombëtare, brenda dhe jashtë SHBA-së, e cilësuan fjalimin e presidentit ukrainas pasionant dhe bindës. Vizita e tij ishte saktësisht 81 vite që nga vizita e winston Churchill në Uashington në vitin 1941, muaji kur Shtetet e Bashkuara hynë zyrtarisht në luftë. Mediat i bënë jehonë mënyrës se si Zelensky zgjodhi t’u drejtohej deputetëve, duke mos kërkuar apo lutur për ndihmë, por duke shpjeguar…

Read More

Kryeministri Edi Rama, ka ftuar sërish homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis në Shqipëri, për të përuruar sheshin e Dervicanit dhe bustin e ish-kryeministrit grek Konstantinos Mitsotakis, i cili është babai i Kyriakos Mitsotakis. Konstantinos Mitsotakis vdiq më 29 maj të vitit 2017, ndërsa ishte kryeministri i parë dhe i fundit grek që ka vizituar në Shqipëri minoritetin grek. Rama tha se në përvjetorin e vdekjes së Konstantinos Mitsotakis, do të përurohet edhe busti i tij. “Do vendosim bustin e të ndjerit këtu në këtë zonë, babait tuaj. Për të merituar ti një bust në të ardhmen duhet të vish…

Read More

Nga Ditmir Bushati Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka krijuar një panoramë të re të sigurisë në Europë. BE-ja duket se është zgjuar nga gjumi dhe vlerëson nevojën për të ripërtërirë angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor në këto kohë stuhie, ku Rusia mund të përdor potencialin e saj duke shfrytëzuar mosmarrëveshjet e pazgjidhura të shtetësisë në rajon, megjithëse reputacioni ndërkombëtar i saj është rrënuar ndjeshëm. Gjëja e fundit që i duhet tani është një tjetër goditje poshtëruese që do të ekspozonte se sa pak leva ndikuese ka ajo në të vërtetë mbi çështjet e pazgjidhura në Europën…

Read More

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ndodhet sot në jug të Shqipërisë, në kuadër të vizitës së tij me minoritetet greke në Himarë dhe Derviçan. Aktualisht kryeministri grek ndodhet në Derviçan. I pranishëm atje është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili falënderoi Mitsotakin për vizitën e tij në jug. Gjatë fjalës së tij në Derviçan, Mitsotakis tha se dita e sotme është një ditë emocionuese për të. Kryeministri grek kujtoi vizitën e babait të tij, Konstantinos Mitsotakis, në po të njëjtin vend në Derviçan, 30 vite më parë. Ai përsëriti fjalët e babait të tij,  se minoritetet greke në Shqipëri…

Read More