Deputeti demokrat Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca plenare pas debatit me kryeministrin Edi Rama. Një pjesë e deputetëve demokratë kanë lënë gjithashtu sallën, ndërkohë që seanca është ndërprerë. Rama dhe Bardhi u përplasën ashpër pasi deputeti demokrat akuzoi kryeministrin se ka angazhuar biznesmenë që të intimidojnë deputetët për të votuar kandidaturën e Ardian Dvoranit për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Author: tirana
Gjatë seancës së sotme plenare, deputeti demokrat ka patur një debat të ashpër me kryeministrin Edi Rama. Pas debatit, kryeparlamentarja e seancës Ermonela Felaj njoftoi përjashtimin e Bardhit nga seanca, largimi i të cilit u pasua me thirrjet e Ramës duke e cilësuar atë disa herë si një “palaço cirku”.
Ka degraduar në fyerje dhe sharje të ndërsjellta debati mes deputetit demokrat Gazment Bardhi dhe kryeministrit Edi Rama në sallën e parlamentit. Shkak u bënë akuzat e Bardhit se PS ka angazhuar biznesmenë që të intimidojnë deputetët për të votuar kandidaturën e Ardian Dvoranit për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Menjëherë pas këtyre akuzave kryeminsitri reagoi duke i quajtur shpifje të ulta. Pjesë nga debati: Bardhi: Drejtuesit më të lartë të grupit tënd parlamentar jo vetëm kërkuan votë për Ardian Dvoranin, por kanë angazhuar oligarkë, Salillari, Zamir Mane shoku jot. Rama: Ky person këtu është intimituar nga filani, jo…
Ulja e kilometrave është shkaku kryesor i ngeljes së automjeteve në kolaudim. Sipas inspektorëve të Kontrollit Teknik, rreth 50 % e automjetve që ngelin në kolaudim kanë si shkak kryesor manipulimin me kilometra e kryera. Shkaku i dytë janë gazrat. Vetëm këtë vit janë paraqitur për kontroll teknik mbi 360 mijë automjete dhe 108 mijë prej tyre, apo 30 për qind, kanë ngelur.
Policia e Tiranë ka vënë në pranga dy vëllezër, 34 dhe 20 vjeç, pasi u kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një magazinë. Sekuestrohen një automjet dhe materiale të ndryshme të vjedhura më parë nga këta shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në inteligjencën informative se dy shtetas do të vidhnin në një magazinë, në bulevardin e Kasharit, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tyre. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas kanë kryer disa vjedhje të tjera.…
U kapën në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një magazinë, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër). Sekuestrohen një automjet dhe materiale të ndryshme të vjedhura më parë nga këta shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në inteligjencën informative se dy shtetas do të vidhnin në një magazinë, në bulevardin e Kasharit, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tyre. Në rrugën “Pavarësia”, gjatë natës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në një magazinë, shtetasit M. J.,…
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, është bërë në burim debatesh në parlamentin e Shqipërisë ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama shprehet se nga ana e Partisë Socialiste, nuk është marrë akoma një vendim për përzgjedhjen e kandidatëve, ndërsa ka ironizuar zgjedhjen e PD-së, duke thënë se nuk mund të pranohet kurrsesi një avokat që ka përfaqësuar PD-në dhe ka humbur të gjitha gjyqet sipas tij. “Është për të ardhur keq që kjo gjuha ekstreme është bërë buka e përditshme dhe e përhershme e çdo fjalimi dhe e çdo ndërhyrje për procedurë e të gjithëve bashkë por e…
Ka përfunduar procedura e shortit për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Iirida Kacerja. Ishte avokati i Partisë Demokratike, Rezart Kupthi ai që kërkoi përjashtimin e gjyqtares në procesin që po mbahet në Gjykatën e Apelit. Gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën është Edlira Petri.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se importet e grurit pësuan rënie me 24 për qind gjatë 11 mujorit duke arritur në 222 mijë tonë nga 294 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas INSTAT tani Serbia renditet si furnizuesi më i madh i grurit në Shqipëri, e ndjekur nga Rusia e pastaj Ukraina. Importet e grurit nga Serbia në 11 mujorin e vitit 2022 kanë pësuar rënie me 12%, por ajo gjithsesi ishte e para për volumet e importit, duke zënë vendin e Rusisë, thotë Insitituti i Statitistikave. Sipas të dhënave, importet e drithërave nga…
Drejtoresha e Kadastrës në Durrës, Risena Xhaja ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Ajo mori detyrën në 15 dhjetor të vitit të kaluar, pasi Rajmonda Dashi dha dorëheqjen si drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit. Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Xhajën në këtë pozicion. Dorëheqja e Rajmonda Dashit u kërkua nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame. Në atë kohë Risena Xhaja, mbante postin e zv.drejtoreshës. Ajo duhej të mbante postin si drejtoreshë e Kadastrës deri në kryerjen e procedurave të konkurrimit dhe zgjedhjen e një drejtori tjetër.
FIFA ka publikuar renditjen për kombëtaret pas Botërorit të Katarit. Edhe pse Argjentina është kampione bote në fuqi, në vendin e parë vijon të jetë Brazili. Vendi i dytë i përket Argjentinës, teksa më pas renditen Franca, Belgjika, Anglia, Holanda dhe Kroacia. Italia është në vendin e tetë duke humbur 2 pozicione nga qëndrimi jashtë botërorit të Katarit. Ndërkohë një arritje e madhe për Marokun që bëri një paraqitje fantastike ne te gjitha ndeshjet duke arritur deri në gjysmë finale dhe duke kaluar . Për këto rezultate, FIFA e ka kaluar nga vendi i 22-të në të 11-tin.. Kombëtarja Shqiptare…
Agjencia e Kadastrës ka paralajmëruar rivënien në zbatim të marrëveshjes me Bashkinë e Tiranës për ashpërsimin e penaliteteve për investitorët, të cilët nuk paraqiten për hipotekimin e pallateve pa leje. Marrëveshja përcakton që në rastet kur investitori nuk aplikon për të përmbyllur praktikën e regjistrimit, të mos pajiset me leje të re nga Bashkia. Përmes këtij bashkëpunimi, thuhet në njoftimin e agjencisë, synohet që të përshpejtohet procesi i legalizimit të këtyre pallateve në favor të banorëve që kanë blerë apartamente. Në lidhje me vendimi e fundit të Qeverisë për sekuestrimin e ndërtimeve apo kateve pa leje, kreu i Kadastrës, Artan…