Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka miratuar menjëherë pezullimin nga detyra, të 2 punonjësve të Policisë, shtetasve E. H. dhe R. M., punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Elbasanit. Ndërkohë në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore. Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H. është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin R. M.,…
Author: tirana
Rusët provokojnë në ngushticën e Otrantos, një vend ku janë përqendruar rrjetet që transportojnë gazin, energjinë dhe trafikun e internetit mes Italisë dhe Ballkanit. “Akademik Pashin”, një anije naftëmbajtëse e madhe ruse, qëndroi praktikisht e palëvizshme për orë të tëra në pikën më të ndjeshme: atë ku ndodhen tubat e Gazsjellësit Trans Adriatik, ‘çezma’ që përcjell furnizime alternative me gaz metan. Është një anije shumë e veçantë: një rimbushëse skuadriljeje, që synon të shoqërojë ekspeditat me rreze të gjatë të flotës së Moskës, por që përdoret shpesh për të spiunuar aktivitetet e NATO-s. Lëvizjet e “Akademik Pashin” janë përshkruar nga…
53-vjeçari shqiptar Gëzim Alla që vrau me çekiç bashkëshorten e tij 38-vjeçare Dorina Alla në prill të vitit 2021, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Assizes e Vicenza-s. Krimi ndodhi në apartamentin e çiftit në Pove del Grappa, ndërsa fëmijët e mitur të çiftit ishin fshehur nga frika nën shtrat në dhomën e tyre. Sipas rrëfimit të autorit të mbrojtur nga avokatja Chiara Bellini, vrasja është shkaktuar nga disa fraza ofenduese të gruas së tij, e cila pasi e ofendoi, e pështyu. Pas ngjarjes së rëndë, Alla ka telefonuar policinë dhe ka pranuar krimin. Çifti shqiptar kishte…
Një aksident me pasojë plagosjen e dy persona është shënuar pasditen e kësaj të enjteje në Vlorë. Të rinjtë, Emiljano Dulaj 28 vjeç dhe Altin Sinademi 33 vjeç ndodhen në gjendje të rëndë në spital pas përplasjes. Aksidenti ka ndodhur në rrugë të zonës së fushës së druve. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Pasi reagoi ashpër ndaj fotos së tij e cila është përdorur gjatë një loje në emisionin e moderatores, Luana Vjollca, duket se Noizyt nuk po i del ende inati. Së fundmi reperi ka bërë një tjetër reagim nëpërmjet një postimi në InstaStory. Noizy shprehet se është i vetëdijshëm që emri i tij është kthyer në një ‘brand’ dhe që shet dhe prodhon lajme gjithmonë. “Noizy” është “brand” dhe e kuptoj që shes, e kuptoj sinqerisht. Prandaj më bien nervat se ua di hallin. Sa për muzikë, do e kisha lënë me kohë, por çfarë k**n të dëgjosh?Ika…”, ka shkruar ai.
Amsterdami ka muze të pasura me kryevepra, parqe mahnitëse dhe kanalet në qendrën e saj që i kanë dhënë epitetin e “Venecias së veriut”, por qartësisht pjesa dominante e turizmit vjen e tërhequr nga kafenetë saj ku mund të konsumohen lirisht dhjetëra varietete të ndryshme të kanabis, si dhe rrugicat e lagjes së njohur si Red Light District, e karakterizuar nga vitrinat e kuqe ku shfaqen, veçanërisht gjatë orëve të natës, prostitutat që punojnë ligjërisht. Por kjo dukuri aq e diskutuar sa e lakmuar nga vizitorët e kryeqytetit holandez, do të jetë së shpejti një kujtim i kohërave të kaluara.…
Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative, duke u mohuar të drejtën dy grave shqiptare të regjistrojnë fëmijët në Gjendjen Civile, duke u identifikuar në çertifikatën e lindjes si dy nëna. Dy paditëset janë Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, të cilat kanë kërkuar të njihen si prindër të dy vajzave binjake të sjella në jetë nga njëra prej tyre. Ahmetaj dhe Mara janë aktiviste të komunitetit LGBT dhe bashkëjetojnë prej vitesh me njëra tjetrën. Aktualisht Shqipëria nuk i njeh martesat mes personave të së njëjtës gjini dhe nuk ekziston një mekanizëm ligjor për…
Mjeku i njohur i reanimacionit në QSUT, Ilir Ohri është ndarë sot nga jeta në moshën 67-vjeçare. Prej më shumë se 40 vitesh, Ohri një kontribut të veçantë dhe të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit dhe tё mjekёsisё shqiptare. Emri i tij bën pjesë në bërthamën e shkëlqyer të mjekëve, që themeluan Shkollën e Anestezi-Reanimacionit që në gjysmën e parë të viteve ’80. Ohri ka ndarë pa kursim dijet e tij me qindra mjekë anestezistë, ndërsa është karakterizuar gjatë gjithë jetës së tij profesionale nga puna e pakursyer në shërbim të të sëmurëve.
Shtatë deputetë të Partisë Demokratike kanë kërkuar marrjen e një mase disiplinore ndaj kryeministrit Edi Rama, pas debatit të ashpër që kreu i qeverisë pati me Gazment Bardhin në seancën e sotme parlamentare. Enkelejd Alibeaj, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Eralda Bano, Kreshnik Çollaku, Xhelal Mziu dhe Bledjon Nallbati kanë firmosur shkresën drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Rama dhe Bardhi u përplasën ashpër pasi deputeti demokrat akuzoi kryeministrin se ka angazhuar biznesmenë që të intimidojnë deputetët për të votuar kandidaturën e Ardian Dvoranit për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri i cilësoi akuzat shpifje të ulëta dhe i kërkoi…
Më shumë se 40 të dënuar dhe emigrantë shqiptarë, të cilët tentuan të hynin në Britaninë e Madhe ilegalisht, janë kthyer në Shqipëri pas dëbimit. Mes tyre ishin persona të dënuar për prodhim dhe furnizim droge, posedim i armëve fyese, vjedhje dhe dëmtim të pronës. Kishte gjithashtu shkelje për hyrjen në MB në shkelje të një urdhri deportimi dhe posedim të një dokumenti të rremë ose të marrë në mënyrë të parregullt imigracioni. Mendohet se ky është fluturimi i katërt në pak më shumë se një muaj që kthen shqiptarët e deportuar në shtetin ballkanik. Në nëntor, shkelësit e shtetasve…
Ka folur sot nga Kenia në emisionin “Pa Gjurmë” shoqja e Xhoit dhe ish-kolege e saj në kazino, 22-vjeçares që është dhunuar dhe ndodhet në koma në Tiranë. Shoqja e 22-vjeçares ka të njëjtin emër si e dhunuara. Joy Brenda ka zbuluar detaje të rëndësishme për punonjësen e kazinosë që u hodh nga ballkoni i një hoteli në Tiranë nga persona të paidentifikuar. Ndërkohë, ajo ka zbuluar se 22-vjeçarja që u dhunua barbarisht kishte të dashur një biznesmen të rëndësishëm, që nuk jetonte në Tiranë, por vinte vetëm 3-4 ditë. Ajo tha se vetëm ajo e dinte për të dhe…
Një argjendar italian qëlloi për vdekje dy grabitës, pasi ata i bastisën dyqanin dhe lidhën vajzën e tij. Mario Roggero vrau dy Grinzane Cavour më 28 prill, teksa këta dy të fundit tentuan t’i vidhnin dyqanin. Grabitësit kanë kërcënuar me vdekje 67-vjeçarin dhe familjen e tij dhe i kanë lidhur duart e vajzës së tij. Pronari doli me vrap nga dyqani dhe qëlloi të paktën pesë të shtëna kundër dy grabitësve, Andrea Spinelli nga Bra dhe Giuseppe Mazzarino nga Torino, të cilët vdiqën disa metra larg hyrjes së dyqanit, njëri në mes të rrugës, tjetri në cep me një rrugë…