Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Shkodër janë djegur tre makina. Të tre mjetet kanë qenë të parkuara në momentin që kanë marrë flakë dhe janë djegur. Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Nuk dihet në pronësi të kujt ishin mjetet dhe shkaku i djegies së tyre. Pritet të zbardhen më shumë detaje nga ngjarja në fjalë.
Author: tirana
Temperaturat akullnajore priten të kapin majat -57 gradë në disa zona malore të Wyoming. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga valë e paprecedentë stuhie dimërore. Shteti i Nju Jorkut së bashku me Xhorxhia, Kentaki, Misuri, Maryland, Karolinën e Veriut dhe Oklahoma, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pritje të mbërritjes në orët e ardhshme të stuhive të paprecedentë të dimrit që mediat amerikane i kanë quajtur “ciklon bombë”, ose ”Snowmaggedon”. Stuhia e fuqishme dimërore në Arktik ka vendosur më shumë se 135 milionë njerëz nën alarmet e motit të fundjavës, përpara ditëve më të ngarkuara të udhëtimit të…
Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga Thumana e rilindur mbi rrënojat e tërmetit tragjik të 2019. Po ashtu kreu i qeverisë, prezanton edhe qender e re komunitare. “MIRËMËNGJES dhe nga Thumana e rilindur, ku mbi rrënojat e tërmetit krahas shtëpive të rindërtuara, ka hedhur shtat edhe Qendra e Re Komunitare me hapësira për bibliotekën, aktivitetet kulturore e artistike, trajnimet profesionale, shërbimet publike, shëndetësore e postare, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Dashi Gjatë kësaj dite do jetë e vështirë që dikush t’iu fshehë diçka sepse do jeni shumë të vëmendshëm. Për ata që kanë një lidhje do jetë ditë e favorshme, harmonike dhe e mbushur me qëndrueshmëri. Demi Gjatë kësaj dite do jeni me optimistë dhe më pozitivë se më parë. Çdo moment që do kaloni do jetë i mrekullueshëm. Ju që jeni në një lidhje do përjetoni plot çaste të lumtura dhe do mundoheni që çdo minutë të lirë ta kaloni me atë që keni në krah. Binjakët Yjet do ju bëjnë shumë të logjikshëm dhe largpamës të premten. Gjithçka…
këtë të premte moti do të jetë kthjellime dhe vranësira mesatare, mjegulla do të jetë fenomeni kryesor në verilindje dhe juglindje. Pasdite kthjellime. Temperaturat do të luhaten -1-7 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 5 -8°C në veri, 14-17°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.
Pas 4 netëve, Elsa Lila është shpallur me votat e jurisë si fituese e Festivalit të Këngës 61 dhe me votat e publikut, por Shqipërinë në Eurovision 2023 do ta përfaqësojë Albina dhe familja Kelmendi. Për herë të parë, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 u zgjodh vetëm me votat e publikut me anë të SMS-ve. Rezultoi që “Duje” ishte e preferuara e publikut. Kënga “Duje” fitoi zemrat e publikut ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës në RTSH me vlerësimin e jurisë profesioniste. Ndërsa çmimi vendit të tretë shkoi…
Përtej akuzave me tone të ashpra, ku opozita tha se Edi Rama do Ardian Dvoranin, shumica nga mazhoranca votoi kandidaturën e Mariana Seminit, më konkretisht 58 vota për Seminin, 14 për Ardian Dvoranin dhe 2 për Arta Vorpsin. Mariana Semini do të jetë anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese që vjen nga radhët e Kuvendit! Ajo nuk arriti të merrte 84 vota, e për rrjedhojë nisur nga fakti që ishte më e votuara e KED, emërohet në GJK. Nga ana tjetër votimi për Avokatin e Popullit është shtyrë në seancën e radhës, pas Vitit të Ri, sepse nuk u arritën…
Deputeti Vangjel Dule komentoi rëndësinë e vizitës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në jug të vendit. Dule tha se përveçse një ditë historike, ky ishte një “mesazh i fortë bashkëpunimi” mes dy vendeve. E veçanta e kësaj here sipas Dules, është amplifikimi i tij sepse nuk është shprehur ndonjëherë me nivel kaq të lartë e vendosmëri. Vangjel Dule: Ishte një mesazh i fortë, më i fortë se çdo herë tjetër i bashkëpunimit midis dy vendeve. Ishte një mesazh i fqinjësisë së mirë, i një mbështetjeje dinamike në rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Natyrisht kjo mbështetje nuk ka munguar, por asnjëherë unë nuk…
Seanca plenare në Kuvend ka vijuar me debate të forta në ditën e dytë të saj. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i bëri thirrje kryeparlamentares Lindita Nikolla të mos i tolerojë sjelljet e Edi Ramës. Spiropali tha se Berisha është sjellë “si kokosh gjithë jetën”, teksa shtoi se si ish-kryeministër, Berisha duhet të fliste për gjëra që u përkasin të gjithëve, “Ai që e ka përdorur gjuhën si shpatë pushtuesi pa pikë mëshirë, jo vetëm për kundërshtaret por edhe për baballarët nënat e fëmijët kurrë nuk ka pasur…
Tre ditë më parë, këngëtarja e njohur, Elhaida Dani humbi në një aksident në Shkodër dajën e saj. Kjo ngjarje e trσnditi këngëtaren, e cila mbrëmë ishte e ftuar në Festivalin e RTSH. Gjatë prezantimit, moderatorja Arbana Osmani e ka falenduar që ka vendosur t’i bashkohet Festivalit, përtej dhimbjes që po kalon. “Nuk është një ditë e thjeshtë për të. Artistët ndodh që të jenë edhe njerëz, njerëz normal me një jetë normale. Ndodh që të detyrohen të këndojnë në një skenë, pak orë pasi ka ndodhur një fatkeqësi. Shpirti është coptuar nga një dhimbje e madhe, por artistët e…
Kuvendi i Shqipërisë kanë rinisur këtë të enjte një seancë maratonë, në vazhdim të asaj që u zhvillua dje, ku po diskutohen disa projektligje të rëndësishme, si zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit dhe emërimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Seanca e sotme ka nisur prej orës 10.00 të paradites, me debate të nxehta e diskutime të gjata. Deputetët duket se janë lodhur ndaj dhe një prej tyre ka vendosur të marrë me vete një shishe të vogël me dhallë, sa për të shuar etjen./m.j
Gjatë një operacioni të policisë britanike tre shqiptarë janë burgosur pas zbulimit të një prej fabrikave më të mëdha të kanabisit të gjetur ndonjëherë në Hampshire. Oficerët po kryenin hetime në lidhje me një tjetër rast që i bëri ata të hynin në magazinë në Millbank Street, Southampton, të premten, 21 tetor rreth orës 11:45. Brenda, ata zbuluan 2,012 bimë kanabisi në faza të ndryshme të pjekurisë dhe qindra vazo të tjera bosh, të cilat kishin mbajtur më herë bimët narkotike. Sipas ekspertëve të drogës, fabrika mund të ketë një qarkullim vjetor deri në 1.6 milionë paundë.