Author: tirana

Bashkia e Tiranës vijon përmirësimin e ndriçimit në kryeqytet. Blloku i zonës së “Komunës së Parisit” ka dalë në dritë falë punës dhe përkushtimit të punonjësve të Mirëmbajtjes së Ndriçimit Publik. Ekipi u kujdes për zëvendësimin e llampave inkandeshente me llampa LED. Gjithashtu, është bërë dhe zëvendësimi i ndriçuesve inkandeshentë me ata led në Bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”. Dritat LED, përveçse kursejnë energji elektrike, ka edhe kosto të lirë në mirëmbajtje dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Lurë të Dibrës, teksa një 57-vjeçar është arrestuar pasi ka dëmtuar rëndë linjën elektrike të OSHEE që furnizon fshatin Borie. Bëhet fjalë për shtetasin D.K., banor pikërisht i atij fshati, i cili me anë të një motosharre kishte prerë 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEEE, me pretendimin se ato ndodheshin në pronën e tij. Verifikime të mëtejshme nxorën faktin që terreni ishte zyrtarisht pronë publike, e njësisë Administrative Lurë, në Bashkinë e Dibrës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Shkatërrim prone me dashje”, “Vetëgjyqësi”.

Read More

Një krim që do të kishte pasoja të rënda, është parandaluar nga Policia në Kukës. Në fshatin Zall Lusen, po ndodhte një konflikt në familjen e shtetasit E.P, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me mjete të forta vajzën e tij 19 vjeçe, për motive të dobëta. Djali 17-vjeç ka ndërhyrë dhe e ka goditur me mjete të forta babanë e tij, për të parandaluar dhunën e mëtejshme ndaj motrës. Njoftimi i plotë Finalizohet operacioni policor i koduar “Lusen”, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale në familje. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon…

Read More

Vitamina D është një lëndë ushqyese që i nevojitet trupit për të ndërtuar kocka të forta dhe për t’i mbajtur ato të shëndetshme. Ajo gjithashtu rregullon shumë funksione të tjera qelizore në trup. Vetitë e saj antiinflamatore dhe antioksidante i nevojiten një sistemi të shëndetshëm imunitar, muskujve dhe qelizave të trurit. Kjo vitaminë nuk gjendet në shumë ushqime, por mund ta merrni nga salmoni dhe sardelet. Suplementet e vitaminës D, qofshin dietike apo si medikamente, duhet të merren vetëm me recetë të mjekut, ndaj këshillohet të ndiqni udhëzimet e tij në lidhje me sasinë, shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit. Trupi…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në facebook, thotë se zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, janë një mundësi e shkëlqyer për largimin e qeverisë. “Largimi i shpejtë i Qeverisë është domosdoshmëri për t’i dhënë frymëmarrje vendit dhe për të garantuar të ardhmen e të rinjve tanë. Zgjedhjet e 14 Majit janë një mundësi e shkëlqyer për këtë”, deklaron Meta.

Read More

Ekipi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, synon të paraqesë një plan paqeje, në një kohë që lufta ruse vijon që prej muajt shkurt 2022. Rreth datës 24 shkurt 2023, diplomatët evropianë dhe ukrainas, do të propozonin në përvjetorin e parë të pushtimit rus. Përfaqësuesit zyrtarë të SHBA-së, Ukrainës dhe NATO-s pohuan se Ukraina në çdo negociatë, në të cilën ndoshta do të kërkojë lëshime të rëndësishme nga Moska, do të sjellë situatën e luftës në vend dhe për këtë arsye Kievi dëshiron të përgatituni për negociatat e mundshme të paqes, pasi të keni arritur fitore ushtarake.

Read More

Forca e njeriut është e pakufijshme. Zion Clark, një 24-vjeçar i lindur pa këmbë, ka fituar në debutimin e tij në artet marciale mikse ndaj Eugene Murray. Djali nga Ohajo ka si qëllim që të marrë pjesë në Lojërat Paralimpike të vitit 2024 dhe duket se është në rrugën e duhur. Ai është shumë i famshëm edhe në rrjetet sociale, pasi ka 1 milion ndjekës në Instagram dhe është pjesë e një dokumentari në Netflix. Objektivi afatshkurtër i Zion Clark është që të bëhet luftëtari i parë pa këmbë në UFC.

Read More

“Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”, është urimi në shqip nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Në një video të publikuar në Instagram, ambasadorja shihet në një ambient festiv, ku edhe ka uruar shqiptarët për festat e fundvitit. View this post on Instagram A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Read More

Ish-kreu i bandës famëkeqe të Lushnjes, Aldo Bare, do të vuajë dënimin burg të përjetshëm. Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin, dhe vjen 10 vite pas vendimit të marrë nga gjykata e Apelit në 2012-tën. Bare bëri rekurs të vendimit me burgim të përjetshëm. Prej vitesh ai vuan dënimin në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin. Aldo Bare u arrestua në Turqi në vitin 2006. Ndërsa kërkesa për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë u pranua në fundin e vitit 2009, kur ish-kreu i bandës kriminale të Lushnjës mbërriti me charter në Aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” nën mbikëqyrjen…

Read More

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 50-vjeçar për transport mallrash kontrabandë. Ai u ndalua në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, ndërsa brenda furgonit me të cilin po udhëtonte u gjetën dhe u sekuestruan mallra të ndryshme ushqimore dhe industriale, medikamente mjekësore dhe një sasi nafte, pa dokumentacionin përkatës. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi F. G. i kishte kaluar këto mallra nëpërmjet Pikës Doganore Kakavije, pa kryer veprimet përkatëse. Në vijim të veprimeve u arrestua edhe shtetasi Th. K., me detyrë doganier në këtë pikë doganore, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar shtetasin F. G., për të kaluar…

Read More

Mbrëmë në mesnatë, me votat e publikut u zgjodh që Albina dhe familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023, dhe me votat e jurisë, fituese e çmimit të parë të Fik 61 u zgjodh Elsa Lila. Në pallatin e Kongreseve, i pranishëm ka qenë edhe Presidenti Bajram Begaj, ku ka ndjekur nga salla Festivalin e Këngës në RTSH.

Read More

Rastësia e bukur në Festival dhe fitoret. Fati deshi që Albina Kelmendi dhe familja e saj të konkurronte në “Festivalin e Këngës” në të njëjtin vit që u rikthye edhe Elsa Lila, dikur mentorja e Albinës në “The Voice of Albania”. Albina ishte konkurrente në “The Voice 4” dhe zgjodhi Elsa Lilën si trajneren e saj. Albina ishte e përzgjedhura e Elsës deri në netët e fundit, madje shkoi deri në finale ku u rendit e dyta. Mbrëmë ato triumfuan në “Festivalin e Këngës” duke rrëmbyer dy çmimet kryesore. Elsa Lila u shpall fituese e çmimit të parë, të dhënë…

Read More