Author: tirana

Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se ka vrarë një italian, për të cilin dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur në zonën Via Borghesiana në Romë, ku shqiptari ka sulmuar me thikë 52-vjeçarin Nazzareno Paolo Teti, duke i shkaktuar plagë të rënda në qafë. Motivi i krimit thuhet se është xhelozia e burrit shqiptar për marrëdhënien sentimentale që kishte krijuar mes gruas së tij dhe viktimës.

Read More

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka treguar arsyen e largimit të Bendos. Kryeministri tha se Bendo ka dorëzuar dorëheqjen pasi do të vazhdojë studimet pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara. Rama ben me dije se Bendo do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë “Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve…

Read More

Në programin e sotëm në “Abc-ja mëngjesit” ishte i ftuar këngëtari Klajdi Musabelliu. Vetëm disa ditë pas deklaratës së tij mbi Festivalin e Këngës, Klajdi shpjegoi arsyet 7 vite më pas se përse ai u përjashtua nga finalja e këtij Festivali. Sipas tij, shkak u bë këndimi I një strofe pasi ai kishte përfunduar interpretimin. Ndër të tjera ai përmendi dhe politikën duke u shprehur se ishte dhe ajo një motiv që e “vrau” artistikisht. “Unë me politikë jam marrë. Kam qenë simpatizant i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, e kam bërë më shpirt. I kam ndjekur deri në fund…

Read More

Shkarkohet nga detyra kreu i SHISH, Helidon Bendo. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar. DEKRETIPresidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Zotit Helidon Bendo DEKRET PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV KOMBËTAR Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit, DEKRETOJ: Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar. Dekret nr. 13887 Tiranë, më 23.12.2022 BAJRAM BEGAJ

Read More

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e shtetasit që u gjet i pajetë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër. Policia bën me dije se viktima, që dyshohet se është aksidentuar nga një automjet, është rreth 60 vjeç dhe kishte veshur një xhup të zi, atlete të bardha dhe një kapele të zezë. “Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, për identifikimin e një shtetasi që u gjet i pajetë në datën 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër. Ky shtetas dyshohet se ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga drejtuesi i një automjeti, ende i paidentifikuar, i cili…

Read More

Kryepeshkopi Anastas ka dhënë një mesazh në vigjilje të Krishtlindjes, duke bërë thirrje për paqe. Kreu i Kishës Ortodokse flet për situatën në të cilën ndodhet bota sot duke theksuar se konfliktet janë kthyer në dhimbje. “Me ndjenja mirënjohjeje për dritën e mahnitshme të njohjes së Perëndisë, që na dhuron Zoti ynë Jisu Krisht me Lindjen e Tij, le ta lavdërojmë Atë duke kultivuar paqen brenda vetes, me të tjerët dhe me Perëndinë; dhe le të përpiqemi të jemi bashkëpunëtorë të Tij, sipas porosisë së Tij: “Lum paqebërësit, se ata do të quhen bij të Perëndisë” (Mt. 5:9).Krishtlindje të bekuara!…

Read More

Teksa qëndronte në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Vlorës, ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano ka dalë sot para gjykatës ku do i komunikohet masa e sigurisë. Ai u arrestua pasi aksidentoi për vdekje një 17-vjeçar në Llogara. Bollano qëndronte në spital, në një dhomë të survejuar nga policia, ndërsa u mor nga policia me pranga në duar dhe u çua sot para togave të zeza.

Read More

Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me vrasjen e 16-vjeçarit në Tetovë, që thuhet se është vrarë nga e dashura e tij. Zëdhënësi i policisë, Fatmir Rexhepi ka njoftuar se 17-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e adoleshentit ka pranuar veprën penale, ndërsa është dërguar në paraburgim. “Lidhur me rastin që ndodhi dje në rrugën drejt “Banjave të Tetovës”, respektivisht në ujërat e lumit “Shkumbin” u gjet i vdekur një 16-vjeçar nga Novo Sella e Zhelinës. Më herët, Prokuroria e Tetovës tregoi edhe detaje nga ngjarja “Vajza 17 vjeçe me paramendim ka privuar nga jeta një 16 vjeçar. Pas përplasjes…

Read More

Banka Credins ka sqaruar sot klientët se pavarësisht se ra pre e një sulmi kibernetik, të gjitha llogaritë dhe asetet e tyre janë të sigurta dhe të paprekura. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Credins bën të ditur se stafet e teknologjisë së informacionit dhe sigurisë kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë “duke njoftuar të gjitha organet rregullatorë e mbikëqyrëse të cilat janë duke ofruar mbështetjen maksimale”. NJOFTIMI Me qëllim të informimit të drejtë dhe evitimit të shqetësimeve të klientëve tanë, njoftojmë të gjithë klientët e Bankës Credins që kemi qenë pre e një sulmi kibernetik, ku për…

Read More

Rëndohet bilanci pas të shtënave me armë në Paris. Mediat e huaja raportojnë se dy persona kane humbur jetën dhe të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rënë. Policia franceze ka njoftuar se një person është arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në rue d’Enghien. I arrestuari dyshohet se është rreth 60 vjeç. ALERTE – Fusillade à Paris : plusieurs blessés dans le 10eme arrondissement. Police sur place. Un suspect interpelé. pic.twitter.com/mbQFl2a0vf— Clément Lanot (@ClementLanot) December 23, 2022

Read More

Kreu i PD Sali Berisha në konferencë për mediat në seli u ndal tek votimi për Avokatin e Popullit. “Besim Ndregjoni gëzonte mbështetje të gjerë të shtresës së tij. Kandidaturë e përkushtuar për të drejtat njeriut,. Që nga Gjokmarkaj dhe Ilir Dervishi ishin një numër I konsiderueshëm dhe që të gjithë ata u hodhën poshtë sepse Edi Rama nuk pranonte asnjë prej tyre përveç atë që donte. Në këtë proces ishte procesi më i turpshëm më të cilin Rama haptazi kërkoi të pushtojë dhe të vetmin institucion që sot nuk e kontrollon. Në vende të tjera është respektuar parimi që…

Read More

Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të dëborës në Japoni. Bora që ka vazhduar përgjatë bregut të Detit të Japonisë në zonat veriore dhe perëndimore të vendit që nga 17 dhjetori, raporton transmetuesit publik japonez, NHK. Në zonat rurale në Hokkaido të Japonisë bora shoi deri në 1 metër e 61 centimetra. Stacioni i hekurudhave japoneze Sapporo tha se do të pezullojë trenat që lidhen me kryeqytetin e Hokkaido, Sapporo. Zyrtarët e motit iu kërkojnë banorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin daljet jo thelbësore deri të hënën (26 dhjetor) pasi bora e madhe mund…

Read More