Author: tirana

Policia greke ka kryer kontrolle të befasishme në burgun e Chanias në Kretë. Oficerët kanë kontrolluar në 6 qeli me 13 të burgosur shqiptarë, mes tyre dhe qelia e liderit të përfolur të mafies shqiptare në Greqi, Klaudian Lekotsai. Sipas mediave greke, operacioni ka qenë aq i fshehtë sa nuk janë informuar paraprakisht as autoritetet e burgut, ndërsa mësohet se janë konfiskuar në qeli lëndë narkotike.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Shkodër-Velipojë, në zonën e Dajçit. Një 59-vjeçar është rrëzuar nga motoçikleta dhe për pasojë ka humbur jetën. NJOFTIMI I POLICISË: Rreth orës 17:40 në fshatin Dajç, Shkodër shtetasi M. R. 59 vjeç, banues në Suka Dajç, duke drejtuar motorçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorçikletës, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Read More

Pas përfundimit të Festivalit të Këngës, prezantuesja Arbana Osmani u emocionua nga fjalët e të birit, i cili vrapoi të përqafonte të ëmën. Këtë moment, moderatorja zgjodhi ta ndante me ndjekësit e saj në Instagram. “Më mori shume malli kur dole ti te skena mam” ishin fjalët më të bukura mes plot vlerësimesh që kam marre pas këtij Festivali nga Joni im që ndenji deri në fund në sallë për të më dhuruar përqafimin më të ngrohtë ndonjëherë”, shkruan moderatorja.

Read More

Helidon Bendo u lirua sot nga detyra e kreut të SHISH. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi në një intervistë në emisionin “Zona Zero” se Bejdo është vetëshkarkuar. Sipas tij, Bejdo e ka braktisur detyrën që në muajin shkurt për studimet në SHBA. “Bejdo është vetëshkarkuar. Ka braktisur detyrën që në muajin shkurt, në fund ta janarit, në fillim të shkurtit për të vijuar studimet në SHBA. Nuk ka ndodhur më parë që drejtuesi të lerë institucionet dhe të shkollohet. Fakti që është larguar në një vit të tillë që kemi pasur shumë ngjarje, de fakto ai ka qenë i…

Read More

Një aksident rrugor është shënuar këtë të premte në Bukuresht të Rumanisë. Një autobus me 47 pasagjerë, të gjithë me origjinë greke, ka dalë nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen. Një person ka humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur 23 të tjerë, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Autoritetet vendase po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Read More

Kjo është kartolina e kryeministrit Edi Rama për festën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Këtë vit, kreu i qeverisë ka zgjedhur një urim më të gjatë se zakonisht, duke shkruar: “Nën këtë qiell ka një kohë për gjithçka dhe ka një stinë për çdo veprim: Një kohë për të lindur e një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë e një kohë për të shkulur, një kohë për të vrarë e një kohë për të shëruar, një kohë për të shembur e një kohë për të ndërtuar, një kohë për të vajtuar e një kohë për të…

Read More

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme terroriste dhe kundër rendit kushtetues të Kosovës. Nga marsi i vitit 2021 deri në tetor të po atij viti, A.Gj., E.S., N.S dh M.B. kishin bërë përpjekje të krijonin një strukturë organizative “për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë”. Sipas Prokurorisë, të pandehurit kishin kontaktuar me një person që kishte një gardë të lartë “në organizatën terroriste Shteti Islamik” dhe janë angazhuar që të sigurojnë armatime të ndryshme. Veprat për të cilat dyshohen janë: Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit…

Read More

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë një nga çiftet më të njohura në showbiz-in shqiptar, dhe më të komentuarit. E ndërkohë që mediat po aludonin planin e tyre për të sjellë në jetë një fëmijë të dytë pas vajzës 4-vjeçare, Ajka, duket se martesa e tyre po ndjen turbulenca në 5-vjetorin e celebrimit të tyre. Burime pranë çiftit kanë treguar ekskluzivisht për revistën “Story”, se çifti i njohur po kalojnë një krizë të fortë, dhe ka gjasa që këto Krishtlindje dhe nata e ndërrimit të viteve, t’i gjejë larg njëri-tjetrit. Kjo për faktin se pas mosmarrëveshjeve, Xhensila flitet…

Read More

Dy efektivë të Policisë Rrugore në Elbasan u pezulluan nga detyra për shkak të një konflikti mes tyre, përplasje e cila përfundoi me përdorimin e armëve të ftohta. Efektivi i dhunuar, E.H., një intervistë për Panorama TV, tregoi se pas një dreke pune me kolegët e tij, i është drejtuar mjetit, ku u përball me disa persona të maskuar, të cilët e kanë goditur me mjete të forta. “Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas drekës së punës që kishim me koleget në një lokal në Elbasan, dhe teksa një pjesë qëndroi për kafe, nga lokali unë dola i fundit. Duke shkuar…

Read More

Bizneset shqiptare do të kenë të drejtë të krijojnë fonde të pensioneve private për punonjësit e tyre. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka hartuar një projektligj të ri që rregullon tregun e pensioneve private, për të krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e këtij tregu dhe nxitjen e kursimeve për pension. Sipas relacionit të draftit, risia kresore që sjell lidhet me krijimin e formave të reja të fondeve për pension, që nxisin pjesëmarrjen në këto fonde dhe përfshirja automatike. Konkretisht projektligji parashikon dy forma të fondeve të pensionit: “Fond pensioni me pjesëmarrje të hapur” (Open-ended Pension Fund) dhe “Fond pensioni me…

Read More

Për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve në vendin tonë, Shqipëria ka bllokuar importin dhe tranzitin e shpendëve nga Italia dhe Hungaria. Frika për tu përballur sërish me një situatë të kësaj sëmundje në shpendët në vend, ka bërë që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të urdhërojë bllokimin e importit nga disa rajone të këtyre shteteve. Bllokimi do të jetë për 99 njësi administrative nga Italia dhe 11 nga Hungaria. Kjo masë paraprake merret për të frenuar përhapjen e kësaj sëmundje që ka qenë prezente në mars të këtij viti në vendin tonë. Në këto kategori janë të…

Read More

Rreziku i një përplasjeje midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është i lartë. Kështu ka deklaruar ambasadori i Moskës në Uashington, Anatoly Antonov, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Tass, sipas mediave të huaja. “Shtetet e Bashkuara po bëjnë një “luftë me prokurë” kundër Rusisë në territorin e Ukrainës, rreziku i një konfrontimi midis dy shteteve është i lartë. Është e vështirë, shtoi diplomati, të thuhet se kur mund të rifillonin bisedimet për dialogun strategjik mes dy palëve, por deri më tani bisedimet për shkëmbimin e të burgosurve kanë qenë efektive,” theksoi ai.

Read More