Një 47-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë një 52-vjeçar në Romë. Shqiptari dyshohet se ka goditur me thikë në qafë italianin Nazzareno Paolo Teti, i cili ka humbur jetën në vend. Shkak dyshohet se është bërë krijimi i një marrëdhënieje sentimentale mes bashkëshortes së autorit dhe viktimës. Pas krimit, policia italiane ka bërë të mundur arrestimin dhe vënien para drejtësisë të shqiptarit.
Author: tirana
Një veteran nga Vietnami luajti llotarinë, siç kishte bërë për më shumë se 20 vjet, duke përdorur intuitën. “Intuita më tha: ‘mos bli vetëm një biletë, bli gjashtë. Dhe mos përdor vetëm ndonjë numër, përdori të njëjtat numra në secilën biletë”, u shpreh ai. Numrat e Raymond Roberts erdhën dhe kishin vlerë 390,000 dollarë secili si çmim në para. Roberts zgjodhi të merrte një shumë të përgjithshme për pesë nga biletat, duke fituar gati 2 milion dollarë në total. Për biletën e gjashtë, ai zgjodhi opsionin e pensionit, që do të thotë se ai do të marrë gjithashtu 20 pagesa…
Ka shkuar në tre numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e një sulmi me armë zjarri në qendër të Parisit. Dëshmitarët thanë se sulmuesi kishte në shënjestër një qendër dhe restorant të komunitetit kurd. Autori i dyshuar, një 69-vjeçar, u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe rezultoi se ai ishte liruar nga burgu pak kohë më parë. Autoritetet apeluan që njerëzit të shmangin zonën në Strasburg-Saint Denis në lagjen e 10-të të Parisit. Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, konfirmoi se i dyshuari ishte akuzuar më parë për dhunë raciste.
Raporti i çiftit të parë të krijuar brenda “Big Brother Vip Kosova” po merr një tjetër rrjedhë. Së fundmit, Getinjo dhe Vivien kanë debatuar me njëri-tjetrin. Reperi i ka kërkuar modeles që të largohet nga krevati i tij, por ajo ka refuzuar. “Nuk dua të fle më me ty, s’është krevati yt. Ke nevojë të qëndrosh vetëm. Nuk po sillesh mirë”, ishin këto fjalët e reperit. “Po jo pra se s’ka ashtu, iher hajde këtu te krevati im, iher ik tani, ca të dukem unë ty? Me kë po më ngatërron? Shko, lëviz, unë nuk e ndryshoj krevatin sa…
Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Gazeta gjermane “Der Standard” shkruan se Ministria e Jashtme Gjermane ka kërkuar që barrikadat e vendosura në Veri të Kosovës të hiqen sa më shpejt dhe serbët të kthehen në institucionet e tyre. “Në javët e fundit ka pasur dhunë të përsëritur kundër përfaqësuesve të institucioneve kosovare dhe gazetarëve në veri të Kosovës. Është intensifikuar edhe retorika nga Beogradi. Presidenti Aleksandër Vuçiç madje mendoi të dërgonte personel ushtarak në Kosovë”, shkruan “Der Standard”.
Një makinë është shkrumbuar nga flakët në Tiranë. Burimet bëjnë të ditur se shkak i zjarrit në këtë makinë është bërë një defekt në motor. Makina raportohet se ishte me impiant benzinë/gaz. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga zjarri.
Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi ka njoftuar se një 17-vjeçarja në një bisedë zyrtare me policinë ka pranuar veprën e vrasjes së 16-vjeçarit, i cili u gjet i vdekur në rrugën drejt Banjave të Tetovës. Rexhepi bëri të ditur se gjykata tashmë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 17-vjeçares. “Dje rreth orës 07:10 në rrugën për në Banjën e Tetovës, gjegjësisht në ujërat e lumit Shkumbin u gjet trupi i pajetë i një 16-vjeçari, gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor të Tetovës janë thirrur dy të mitur, prej të cilëve njëra është vajzë 17-vjeçare,…
Avokati Spartak Ngjela thotë se nëse Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk do të arrestojë zyrtarët e lartë që janë përfshirë në korrupsion, atëherë do të ndërhyjë forca ushtarake, pasi nuk ka rrugë tjetër. Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se SHBA-të nuk mund të lejojnë korrupsionin në Shqipëri, sepse na konsiderojnë vend aleat. “Shoqëria mezi e pret hakmarrjen e saj ndaj vjedhësve. I kanë vjedhur, i kanë fyer, i kanë detyruar të emigrojnë me fëmijë, me prindër. Të gjitha këto krijojnë një akumulim hakmarrës brenda vetes, ose qoftë edhe një fenomen reaktiv kundër atyre që i kanë…
“Dy djem shqiptarë që u kontrabanduan nëpër Kanal e gjetën veten të mbyllur në një fabrikë kanabisi duke u kujdesur për bimë me vlerë gati gjysmë milioni paund”, shkruajnë mediat britanike. Klajdi Vraja dhe Ajet Xhaja, të dy 21 vjeç, u kapën më 7 tetor kur policia bastisi magazinë në Lupton Road, Thame, rreth 100 metra larg komisariatit. Burrat u gjetën në një dhomë gjumi në katin e sipërm në fabrikë, e cila ishte pranë një ‘qendre lojërash’ për fëmijë. 800 bimët e kanabisit po rriteshin në një dhomë në katin e poshtëm dhe vlerësohej se kishin një vlerë rruge,…
Prej muajsh në mediat online kanë qarkulluar lajmet për lidhjen e re që artisti i njohur Bojken Lako po jeton. Aludimet nisën pasi Bojkeni ndau një foto romantike ku shihej duke mbajtur krahun e një vajze, dhe më pas ata u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa ishin në një klub duke kaluar kohë së bashku. Por një imazh të qartë të vajzës që i ka rrëmbyer zemrën Bojkenit ende nuk e kishim. Së fundmi vetë artisti ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram një foto me partneren e tij, duke e prezantuar atë me gjithë ndjekësit e tij.…
Ledio Braho ka reaguar pasi Partia Socialiste nuk i dha votat për t’u zgjedhur si Avokat i Popullit. Reagimi i plotë: Duke qenë se isha një nga kandidatet në procesin e përzgjedhjes se Avokatit të Popullit, proces ky që besoj është nder me te tejzgjaturit për zgjedhjen e këtij institucioni dhe jo vetëm, i cili ka marrë plot 8 muaj kohë, më duhet t’i them disa fjalë. Në seancën plenare të datave 21-22 Dhjetor 2022, është përfshirë në procedurë parlamentare zgjedhja e Avokatit të Popullit. Nisur nga fakti që sipas Kushtetutës, Avokati i Popullit emërohet me votat e 3/5 së…
Dy ditë pasi u gjet i pajetë në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Papër, policia e Elbasanit kërkon ndihmë për të identifikuar viktimën, i cili dyshohet se ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga drejtuesi i një automjeti, ende i paidentifikuar, që është larguar nga vendngjarja. Në momentin që është gjetur në rrugë, viktima e aksidentit, rreth 60 vjeç, me gjatësi 178 cm, ka patur të veshur një xhup të zi, atlete të bardha dhe një kapelë të zezë. Gjithashtu, në dorë ka patur të vendosur një byzylyk me material lëkure dhe me pjesë metalike, me mbishkrimin “LV”. Për çdo…