Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ka bërë publike datat e provimeve të maturës shtetërore 2023, ende pa hyrë viti. Ministrja Evis Kushi ka bërë publike datat nga një takim që kishte ditën e sotme në qytetin e Korçës. Provimi i parë, ai i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet më 1 Qershor, ndërsa i fundit më 19 Qershor. LISTA: – 1 Qershor, Gjuhë e Huaj – 7 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi – 13 qershor, Matematikë – 19 qershor, Lëndë me zgjedhje. Në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto pranë familjes së tij, teksa ka marrë pjesë në paradën e Retro Albania. Rama ka ndarë foto krah bashkëshortes së tij dhe djalit Zaho, teksa vlerëson anëtarësimin e RETRO Albania në Federatën Ndërkombëtare e Mjeteve Historike.
Një 32-vjeçar nga Kagjinasi i Kolonjës ka ndëruar jetë gjatë rrugës për në spital. Burime bëjne me dije se shtetasi Genti Isai, ka patur shqetësime paraditen e sotme për dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve. Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai është rikthyer në banesë. Pak orë më vonë, 32 vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë, dhe ka qënë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën.
Edvin Kulluri i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Abc të moderuar nga Juli Xhokaxhi, ka komentuar situatën politike brenda PD. Ai tha se ajo çfarë tregoi gjithë ky vit është se opozita nuk e ka gjetur gjuhën e zgjidhjes dhe është shumë e vështirë ta bëjë edhe përgjatë vitit të ardhshëm. Sipas tij me aktorët politikë që ka në krye opozita në të dy krahët, është e pamundur që të fitojnë zgjedhjet përballë mazhorancës socialiste. Pjesë nga biseda: Xhokaxhi: U përmbyll edhe ky sesion parlamentar, protagonizmin për shkak të zhvillimeve të brendshme e ka patur PD. Protagonizëm i cili…
Një xhepist është kapur në Tiranë nga Policia e Shtetit. Siç duket në videon e mëposhtme hajduti e kishte fshehur portofolin e vjedhur në zonën e time intime. “Ja ku e ka portofolin e gjetëm, në pjesë intime e ka,”-dëgjohet teksa thotë polici në video.
Ish zëvendëskryeministri, Erion Braçe, kishte kërkuar me ngulm që 10 milionë euro të kalonin për bujqësinë, për fermerët por propozimet e tij nuk u mbështetën nga ministrat dhe veçanërisht Ministria e Bujqësisë. Ministrja Krifca e komentoi qëndrimin e Braçes si një prishje të imazhit të Bujqësisë, apo si populizëm. Pasi përfundoi gjithçka Braçe u përgjigj. Kërkesa e Braçes ishte për të shtuar fondet në mënyrë që fermerët që kishin përdorur naftë me çmime të larta të kompensoheshin sipas aplikimeve që kanë bërë. Kjo kërkesë nuk u mbështet nga ministrja e Bujqësisë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, kërkoi nga shefat e industrisë së mbrojtjes ruse që të përmirësojnë punën e tyre dhe të sigurohen që ushtria ruse të marrë të gjitha armët dhe pajisjet ushtarake që i duhen për të luftuar në Ukrainë. Putin i bëri këto komente të premten gjatë vizitës në Tula, që është një qendër e prodhimit të armëve. “Detyra kryesore për industrinë tonë ushtarake është që të ofrojë për njësitë dhe forcat që janë në vijën e frontit, gjithçka që ata kanë nevojë: armë, pajisje, municione, në sasi dhe cilësi të duhur në kohën më të shpejtë të mundshme”,…
Policia spanjoll njoftoi se ka vënë në pranga një ndër 10 personat më të kërkuar të listës së Byrosë Federale të Hetimit. I arrestuari, Michael J. Pratt, u arratis nga Shtetet e Bashkuara në kohën kur u dënua me burg përjetë për sulm seksual dhe pornografi me të mitur. Sipas policisë, ai ishte përfshirë në pornografi me të mitur, si dhe rekrutonte vajza nën moshën për këto krime të rënda. I arrestuari dyshohet të ketë përfituar 17 milionë dollarë nga ky aktivitet. Ai qëndronte i strehuar në një hotel në Madrid me identitet të rremë.
Është ndarë nga jeta në moshën 22-vjeçare reperi amerikan nga Memphis, Big Scarr. Shkaku i vdekjes së artistit është ende i panjohur dhe asnjë konfirmim nuk është dhënë nga policia. I lindur më 7 prill 2000, Big Scarr u rrit në komunitetin Magnolia të Memphisit Jugor. Ai e filloi karrierën e tij rep në vitin 2019, kur publikoi “Make a Play” i cili shpejt fitoi popullaritet në YouTube. Scarr më pas nënshkroi me labelin e Gucci Mane në 2020.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj deklaroi se buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin që vjen është 28.7 miliard lekë. “Në buxhetin e vitit 2023, buxheti ynë është 28.7 miliard lekë, është 7-fishi i atij që gjetëm dhe e kemi bërë këtë pa rritur asnjë taksë për familjarët, e them edhe njëherë asnjë taksë për familjarët”.Veliaj nënvizoi se fokusi i Bashkisë do të jetë rehabilitimi i infrastrukturës rrugore. “Do të fokusohemi jashtëzakonisht shumë në rehabilitimin e infrastrukturës rrugore në nivel kapilar. Në vijim të projektit që nisëm këtë vit, sistemim, asfaltim të rrugëve në disa njësi administrative kemi…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi sot kandidatin e opozitës për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, në zgjedhjet e ardhshme vendore. Në fjalën e tij, Meta u ndal dhe te shembja e pallateve në Tiranë, ku tha se qeveria e kryeministrit Rama po nxjerr nga shtëpitë qytetarët me qëllim që të ndërtojë aty kulla për oligarkët. “Nuk mund të jetë prioriteti të bëjmë kulla dhe vetëm rriten çmimet e apartamenteve se pastrojnë paratë. Shkatërron portin kombëtar për të bërë banesa. Kanë bërë vetë shqiptarët hotele dhe banese është mjaft e qartë që kjo është vjedhje. Edhe ata janë…
Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, duke folur për situatën brenda kampit blu, u shpreh se çështja e ndarjes mes palëve është për shkak të egoizmit dhe interesave personale. “Është një nga arsyet që preferoj të hesht pasi mendimet e mia mund të enë në kundërshtim me shumicën, qëndrimet e mia janë mbështetur me fakte. Mund të them që ndarja e PD është një çështjes egoizmi dhe interesash personale dhe mbahet peng për interesa personale. Demokratët e Shqipërisë mund të kërkojnë fajin te deputetët por duhet ta vënë gishtin te Berisha dhe Basha, janë burimi i fatkeqësive. Mund t’i kërkojnë te Basha…