Nga viti i ardhshëm pagesat e shërbimeve publike do të mund të kryen online nëpërmjet bankave, pa qënë e nevojshme prania fizike në degë. Shoqata e bankave thotë se ky shërbim nuk do të thotë se sistemi bankarë do të jetë pjesë e portalit qeveritar E-Albania, por ky portal do të shërbeje si ndërmjetës. “Bankat nuk do të jenë pjesë e E -Albania. Kjo duhet të kuptohet nga të gjithë. Ne jemi duke punuar me AKSHIN, Bankën e Shqipërisë dhe Minsitrine e Financave për të realizuar një alternative të re, për pagesat e sherbimeve publike. Që do të thotë sot…
Author: tirana
Xhelal Mziu deputet i PD në një intervistë për Ora News u shpreh se PD është në “situatën më kritike në këto 32 vite”. Xhelal Mziu: Rilindja në çdo drejtim tenton të krijojë situata që të mos ketë mundësi opozita të shpalosë gjë. Opozita me të drejtë tensionohet në marrëdhënie me maxhorancën e sotme si përsa i përket Avokatit të Popullit si për situatën që donin të krijonin më Gjykatën Kushtetuese. Di të them këtë që PD është në situatën më kritike në këto 32 vite. Asnjëherë nuk e kam parë PD-n që të jetë në këtë lloj situate aq…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, si dhe si rezultat i ndjekjes së menjëhershme të informacioneve të marra në rrugë operative, për raste vjedhjesh në sheshin “Skënderbej”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Saga”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 20 vjeç dhe R. B., 16 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar. Shërbimet e Policisë i kanë arrestuar në flagrancë këta…
Një trup i pajetë është gjetur në vendin e njohur si kanali i motorit në Zvërnec. Personi ende i paidentifikuar, rreth moshës 60 vjeç është dërguar në morg. Ai u gjet në brendësi të kanalit të ujërave të zeza i cili derdhet në det.
Gjykata e Lezhës la në burg pa afat, dy personat e arrestuar të akuzuar për plagosjen e drejtorit të OSHEE, Edmir Perndreca. Sebastjan Malotaj dhe Leonard Pepa akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe goditje per shkak te detyres. Dy te akuzuarit nuk e kanë pranuar autorësinë e ngjarjes. Referuar provave të paraqitura nga prokurori Sabri Kastriti, gjyqtari Ilir Perdeda e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe vendosi që të vendosë arrestin me burg. Ka dyshime të forta se mund të jenë porositur nga persona të tjerë për të dhunuar drejtorin e OSHEE në Lezhë.
Besimtarët e krishterë, ata ortodoksë dhe katolikë, kremtojnë nesër Krishtlindjen, një prej datave më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Ceremonia e celebrimit të Lindjes së birit të Zotit është për të krishterët një moment i veçantë, që shoqërohet me shumë urime për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve. Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Angelo Massafra ka dhënë mesazhin për festën e Krishtlindjes duke bërë thirrje që të gjithë të bashkohen për të krijuar kulturë paqeje. Mesazhi i plotë Të gjithë atyre që do t’u arrijë ky mesazh u uroj paqen që solli Jezu Krishti, duke ardhur në këtë botë,…
“Shqipëria do të bëhet një ‘parajsë e pastrimit të parave’ për bosët e drogës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas ligjeve që u mundësojnë atyre të fshehin qindra miliona para kriminale në perandoritë e pronave.” Kështu hapet artikulli i medias britanike “Daily Mail”, për projektin e Amnistisë Fiskale që parashikon të ligjërojë qeveria shqiptare. Referuar shkrimit, thuhet se ajo është “një amnisti fiskale dhe kriminale” sepse do t’i lejojë shqiptarët që shkelin ligjin në Angli, të pastrojnë miliona euro në vendin e tyre. “Ajo (i referohet amnistisë) vjen pasi një hetim i Daily Mail zbuloi se baronët e drogës…
Shoqata e Invalidëve të Elbasanit nis sot grevën e urisë së paralajmëruar. Invalidët shprehen të zhgënjyer nga shteti shqiptar që nuk reagoi për zgjidhjen e problemeve të menjëhershme te kësaj kategorie. Greva do të zhvillohet në ambientet e zyrave të shoqatës në Elbasan. Përfaqësuesit e Elbasanit bëjnë thirrje për mbështetjen e invalidëve në të gjithë Shqipërinë. Ata kanë mbyllur përfundimisht komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe kujdesin social dhe presin komunikim vetëm nga kryeministri dhe stafi i tij. Rreth 3000 anëtarë të shoqatës së invalidëve në rang kombëtar janë penalizuar që nga muaji nëntor, pasi edhe pse kanë statusin e…
Një adoleshente britanike e sëmurë me leuçemi, një sëmundje kjo e pashërueshme, jeton tashmë pa kancer, pasi doktorët përdorën një kurë eksperimentale për të cilën modifikohen qeliza. Vajza 13-vjeçare është pacientja e parë që trajtohet me këtë teknologji që u mundësoi doktorëve të ndryshonin strukturën e saj të ADN-së, duke krijuar kështu një ilaç të gjallë për të luftuar qelizat kancerogjene. Alyssa u diagnostikua me leuçemi të rruazave të bardha të gjakut në maj 2021. Diagnoza u dha pas një periudhe të gjatë sëmundjesh, për të cilat ajo dhe familja e saj besuan fillimisht se ishin për shkak të virozave…
Këngëtarja Elsa Lila rrëmbeu çmimin e parë të Festivalit të Këngës në Rtsh, pas 25 vitesh me një këngë dedikuar vajzës së saj, Evita. Por ajo nuk do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, pasi publiku zgjodhi të dërgojë në Festivalin Europian të Këngës Albinën dhe familjen Kelmendi. Pas përfundimit të festivalit, në portale qarkulloi një lajm se Elsa Lila ishte mërzitur për këtë fakt dhe se nuk ka pranuar të marrë as kupën nga produksioni. “Kryefjala” shkruante se Elsa Lila ishte parë të refuzonte kupën pas mbarimit të festivalit. Por këtë të shtunë, Elsa Lila reagoi për herë të parë…
Polcia e Durrësit ka kapur në flagrancë duke vjedhur në një servis automjetesh dy persona, të cilët janë vënë në pranga. Të arrestuarve u janë sekuestruar edhe disa celularë të dyshuar të vjedhur. Shtetasve E.SH, 33 vjeç dhe S.R, 40 vjeç, u janë zbardhur dhe dokumentuar edhe vjedhjet në 3 banesa gjatë 2 muajve të fundit.
Stuhia dimërore që ka prekur SHBA ka shkaktuar të paktën 13 viktima. I ftohti ekstrem shtrihet më shumë se 3200 km nga Teksasi në Quebec. Më shumë se 1.5 milionë njerëz mbetën pa energji elektrike ndërsa rreth 5,600 fluturime në SHBA u anuluan të premten. Në prag të festave, stuhia e fuqishme dimërore në Arktik ka alarmuar më shumë se 200 milionë njerëz nga moti ndërsa kjo mund të konsiderohej në një prej fundjavave më të ngarkuara nga udhëtimet për shkak të Krishtlindjeve. I ftohti i acartë i ka çuar temperaturat deri në temperaturat -45℃, njoftuan meterologët amerikanë. Për rastin…