Një biznesmen nga Uells, Matthew Cleary, dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar, Mikel Kujtila kanë prodhuar më shumë se 100 kg drogë të klasit B në 8 shtëpitë e barit në Cardiff dhe përreth. Policia që hetonte rrjetin e drogës kishte shkuar në Copleston Road, Llandaff North, në qershor dhe kishte parë 33-vjeçarin Kujtila përmes dritares së kuzhinës së një prej fermave të tij të kanabisit. Pasi policët hynë brenda në shtëpi zbuluan një sasi “të konsiderueshme” pajisjesh për kultivimin e kanabisit. Brenda automjeteve, oficerët gjetën më shumë se 17 kg kanabis në thasë me vakum dhe pasaporta shqiptare për “kopshtarët” në…
Author: tirana
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, iu është përgjigjur pyetjeve shumë pikante nga moderatorja Orinda Huta, gjatë një emisioni kushtuar Krishtlindjeve. “Unë si natyrë jam feministe, kështu që për mua tigri në politikë është Belinda”, ka thënë ministrja Muzhaqi. Ndërsa për ministren Elisa Spiropali ajo e ka krahasuar me “luanin”. “Luani, Elisa Spiropali”, është shprehur ministrja.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes. “Kjo ditë e veçantë, dita simbol e lindjes së Krishtit, zgjon shpresën dhe gëzimin në zemrat tona, na rikthen te vlerat njerëzore e fetare, te familja dhe te besimi. Kjo ditë na rikthen te njëri-tjetri dhe te dëshira për të qenë të bashkuar, për të sjellë dhe kultivuar paqe, bashkëpunim e solidaritet, për t’u kujdesur për tjetrin me dëshirë e dashuri.Thjeshtësia dhe përulësia janë vlera njerëzore dhe virtyte të çmuara që i shërbejnë paqes dhe harmonisë në familje e komunitet dhe nxisin prosperitetin mes…
Qytetarë të shumtë në Kosovë dolën sot në protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale që dënoi me 26 vjet burgim për krime lufte ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa. Protesta e së shtunës u organizua nga Partia Socialdemokrate (PSD). Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje për unitet për ta kundërshtuar këtë gjykatë. “Lufta për liri është shenja që ky është shteti jonë. Damkosja e kësaj lufte është sulm mbi Kosovën e pavarur. Edhe 23 vjet pas çlirimit, çlirimi po ka kosto”, tha ai. Partia Socialdemokrate (PSD) i ka dërguar gjithashtu shkresa deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të…
Prej 3 muajsh, në pediatri ka një numër të shtuar të fëmijëve që janë prekur nga virozat e stinës. Shqetësimi është ngritur nga mjekja Sonila Brati, e cila, në një intervistë për “Euronews Albania” u shpreh se aktualisht janë disa infeksione që po qarkullojnë. “Jemi në ditë të ngarkuara në këtë periudhë. Ka një periudhë dy-tre mujore që ne jemi në këtë situatë, me viroza, me një numër të rritur të rasteve të pacienteve që vijnë te ne, kërkojnë ndihmë, qoftë në qendrat shëndetësore, qoftë edhe në pediatri. Megjithatë, mund të them që kemi një numër relativisht të rritur të…
Këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj u bënë prindër të një vajzë pak muaj më parë, të cilën e quajnë Adea. Më herët, çifti ndante momente në rrjetet sociale nga koha që kalonte me të bijën, por pa ia zbuluar fytyrën. Megjithatë, tani duket se Eni dhe Genci kanë vendosur se ka ardhur momenti që ta prezantojnë Adean me publikun dhe ndjekësit në rrjetet sociale, e si më mirë se sa me një kartolinë për festat e fundvitit. View this post on Instagram A post shared by Eni Koci (@enikociiii)
Në Paris ka shpërthyer dhuna pas sulmit vdekjeprurës të së premtes ndaj komunitetit kurd të qytetit. Protestuesit përmbysën makina, duke u vënë flakën disave dhe hodhën objekte ndaj policisë. Oficerët u përgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës, raportoi BBC-ja të shtunën. Des tensions éclatent en marge du rassemblement de la communauté kurde à Paris. Retrouvez notre journaliste @RemyBuisine en direct sur place ➡️ https://t.co/m7NNd9PHhM pic.twitter.com/pIqYLahHYp— Brut FR (@brutofficiel) December 24, 2022 “Nuk jemi të mbrojtur”, kanë thënë ata njëzëri. Tensionet u ndezën pas sulmit të armatosur të ndodhur ditën e djeshme në Paris, ku një 69-vjeçarë vrau tre persona të komunitetit…
Christiane Hohmann, Kryetare e Delegacionit të BE-së në Shqipëri për DW flet për progresin dhe sfidat e Shqipërisë në përshpejtimin e ritmeve të hyrjes në BE. Ajo thekson se lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë. DW: Ambasadore Hohmann, në fillim të këtij muaji, në Tiranë u zhvillua samiti BE-Ballkan Perëndimor, i konsideruar si një ngjarje historike për përqasjen e tij: nga pasiguria globale, në përshpejtimin e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor, (BP). Çfarë mendoni për shanset e Shqipërisë për ta kapur këtë mundësi, të ardhur nga situata gjeopolitike dhe çfarë duhet shmangur për të mos e vënë atë në…
Ditën e djeshme, një autobus me 47 pasagjerë, të gjithë me kombësi greke, u aksidentuar në Bukuresht të Rumanisë. Nga përplasja e fortë, një person humbi jetën, ndërsa 24 mbetën të plagosur. Ministria e Shëndetësisë në Rumani njofton se një grua rreth 30 vjece është në gjendje të rëndë, ndërsa në spital janë 21 të tjerë, jashtë rrezikut për jetën. Përshkrimet e atyre që përjetuan minutat e tmerrit janë vërtet tronditëse. “Sapo morëm kthesën, papritmas ndjeva një zhurmë, ndjeja një peshë në shpinë. Fillova të bërtas, nuk merrja dot frymë”, tha një dëshmitare. “Ishte si një masakër. Po shihja gjak…
Ditën e djeshme, Getinjo dhe Vivien debatuan ashpër me njëri-tjetrin. Vivien shpërtheu në të qara pas kërkesës së reperit që të largohej nga krevati i tij. “Nuk dua të fle më me ty, s’është krevati yt. Ke nevojë të qëndrosh vetëm. Nuk po sillesh mirë”, ishin këto fjalët e reperit. “Po jo pra se s’ka ashtu, iher hajde këtu te krevati im, iher ik tani, ca të dukem unë ty? Me kë po më ngatërron? Shko, lëviz, unë nuk e ndryshoj krevatin sa herë të ndryshosh ti mendje. Gjej krevat tjetër po deshe”, i tha Vivien. Mirëpo, pas emisionit…
Sulmuesi që vrau tre persona më 23 dhjetor në Paris, e pranon se ishte racist. Francezi 69-vjeçar, i cili hapi zjarr në një qendër kulturore të komunitetit kurd në Paris, u tha hetuesve se ishte racist, tha të shtunën një burim i afërt me rastin. Të shtënat shkaktuan panikë në rrugët e mbushura me dyqane dhe kafene, në lagjen e 10-të të modës të kryeqytetit francez. Arma të cilën e kishte përdorur sulmuesi, ishte një pistoletë “shumë e përdorur” e ushtrisë amerikane Colt 1911. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “kurdët në Francë kanë qenë objektiv i një sulmi në…
Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, në tentativë për t’i shpëtuar një kontrolli të karabinierëve të Foligno në Zonat e Trevit. Shqiptari është ndaluar pasi autoritetet kishin dyshime lidhur me një makinë të parkuar në një zonë të izoluar të Trevit. Të riut iu zbuluan në makinë 80 doza kokainë dhe 1400 euro cash.