Këtë të dielë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, ku mjegulla do të jetë e pranishme në verilindje dhe juglindje. Temperaturat minimale do të luhaten nga 2-11 gradë celcius ndërsa temperaturat maksimale do të jetën me rritje 10-13 gradë celcius në veri, 18-19 gradë në zonat e ulëta dhe bregdet. Era do të fryjë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 7m/sek. Për rrjedhojë në det të hapur do të krijohet dallgëzim i forcës 3 ballë.
Author: tirana
‘Më pëlqejnë vajzat gangstere dhe nuk jetoj dot pa komplimente’, këto janë dy nga shumë gjërat që karakterizojnë banorin më të ri të BB VIP, gazetarin e showbizz-it Ronalado Sharka. Ronaldo e ka pritur prej kohësh dhe e ka kërkuar me ngulm pjesëmarrjen në Big Brother dhe më në fund sot ëndrra e tij u bë realitet. Një personazh që premton se do të jetë ngacmues. Ronaldo mori sfidën e tij të parë nga vëllai i madh. Ndryshe nga banorët e tjerë ai nuk u fut në dhomën ku po rrinë të tjerët, por është ‘mbyllur’ në një rulot. Ai…
Olta Gixhari është banorja e parë që ka prekur shtëpinë e Big Brother Vip Albania në këtë edicion të dytë të tij. Ajo u shfaq në klipin prezantues duke thënë se qëllimi i saj është të krijojë kujtimin më të bukur të jetës. Para se të futej brenda shtëpisë, Arbana Osmani e pyeti Olta Gixharin nëse ka ndonjë person të veçantë që do t’i dërgojë një mesazh sonte. Kjo frazë e preku aktoren e cila është bërë nënë pak kohë më parë. Ajo i dërgoi një mesazh partnerit dhe djalit të saj duke thënë se të dy ata e dinë…
Ish drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi ka folur për njohjen me “mbretin e lojërave të fatit”, Ervis Martinajn. I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Prençi tha se e njihte personalisht Martinajn dhe në kohën kur e ka njohur, Ervis Martinaj ka qenë vetë një punonjës që montonte aparate dhe ishte i apasionuar pas basteve sportive. “Nuk ishte Ervis Martinaj kriminel dje. Ishte një punonjës pasionant i basteve sportive. Flas për pjesën përpara. Unë e njoh Ervis Martinajn kur ishte punonjës vetë montonte aparate. Çuditërisht në atë kohë nuk ishte kriminel. Nuk ishte kriminel. Ishte një biznesmen…
E ftohura është diçka e zakonshme, e cila shkaktohet nga një virus. Por ja disa nga tiparet kryesore të ftohjes së zakonshme: Përveç kollitjes dhe teshtitjes, simptomat e të ftohurës mund të shoqërohen me dhimbje fyti dhe me hundë të bllokuara. Ftohjet më të rënda mund të shkaktojnë dhimbje koke, ethe dhe dhimbje të trupit. Ftohja: LodhjeDhimbje trupiDhimbje të fytitEthe Alergjitë: Keni kruajtje të syveTeshtimaSkuqje të lëkurës
Një 52-vjeçar është arrestuar në Albstadt të Gjermanisë, pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e një 23-vjeçari. Por, gjatë kontrollit, në oborrin e shtëpisë së të akuzuarit është gjetur trupi i varrosur i një gruaje 20-vjeçare. Policia gjermane ka njoftuar se të tre njihnin njëri-tjetrin dhe ishin italianë, gruaja kishte edhe nënshtetësinë gjermane. Ajo ishte raportuar e zhdukur që nga e diela. Ajo dhe 52-vjeçari i dyshuar po jetonin në të njëjtën shtëpi, por në pjesë të ndara, kanë bërë të ditur autoritetet gjermane.
Sociologu serb nga Novi Sad, Milos Peroviç shprehet se nacionalizmi në shoqërinë serbe vijon e forcohet, ndërsa vënë theksin sesi asnjë forcë politike nuk distancohet nga ky fenomen negativ. “Sot, për mendimin tim, nacionalizmi është në fazë terminale. Demoni i nacionalizmit po forcohet gjithnjë e më shumë institucionalisht dhe njerëzit që e kundërshtojnë po largohen nga ky vend, brezat e rinj po rriten mbi mite dhe legjenda, e situata sa vjen e përkeqësohet”, tha Peroviç në intervistë për portalin e Novi Sad-it, “Voice”. Sipas tij, ideologjia që çoi në luftërat e viteve ’90-ta është ende në pushtet. “Ne ende nuk…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pas Krishtlindjeve do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do veprohet me barrikadat në veri të Kosovës. Në një konferencë për media të shtunën, Kurti tha se Qeveria është në pritje që KFOR-i të veprojë, por “kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht”, sepse këto nuk janë barrikada civile, por “barrikada të njerëzve të uniformuar dhe të të armatosur”. Grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës. “KFOR-i ka kërkuar pak kohë.…
Ernesto Favara, 63 vjeç, është arrestuar nga autoritetet në Itali pasi akuzohet se vrau me thikë gruan e tij. Krimi ka ndodhur në shtëpinë e çiftit, në Marinella di Selinunte, një fshat bregdetar i Castelvetrano, në provincën e Trapanit. Viktima quhej Maria Amatuzzo dhe ishte 29 vjeçe. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Çifti, sipas informacioneve të mbledhura nga fqinjët dhe të njohurit, kishte dy djem binjakë, të cilët do t’i besohen një komuniteti. Sipas asaj që rezultoi nga hetimet e para të kryera, duket se Maria e re ka tentuar t’i shpëtojë tërbimit vrastar të 63-vjeçarit, me…
Një banesë ka marrë flakë mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Samrisht të Dajçit. Fatmirësisht, çifti i bashkëshortëve, i cili ndodhej brenda në banesë kur shpërtheu zjarri, nuk ka pësuar lëndime. Edhe pse ka shkuar një zjarrfikëse nuk ka mundur që ta shuajë në kohë zjarrin dhe çdo gjë në banesë është shkrumbuar.
Një aksident me vdekje është shënuar këtë të shtunë në aksin Berat-Lushnje. Drejtuesi i një mjeti ka përplasur një 72-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Idajet Çobo u gjet i shtrirë në rrugë nga drejtuesit e makinave të tjera që kanë qarkulluar më pas, të cilët kanë njoftuar policinë. 72-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, por nuk ka arritur t’iu mbijetojë dot plagëve. Efektivët e policisë janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit.
Modelja 19-vjeçare me origjinë nga Shqipëria, Alexia Traiko, u shpall fituese e konkursit të modelingut në Greqi, “Greece’s Next Top Model”. Krahas titullit, Traiko gjithashtu fitoi 50 mijë euro, kontratë vjetore me Dust and Cream, bursë dyvjeçare, 20 mijë euro bizhuteri nga kompania Georg Jensen dhe një makinë Citroen. 19-vjeçarja fitoi përshtypjet pozitive që në momentin e parë kur u fut në reality show, duke arritur të “rrëmbejë” edhe fitoren. Pavarësisht pasionit për modelingun, siç është shprehur ajo, i pëlqen edhe kërcimi, me të cilin merret që në moshë shumë të vogël.