Author: tirana

Tetë persona kanë humbur jetën nga një shpërthim i madh i një cisterne karburanti pranë një spitali në lindje të Johanesburgut, Afrikë të Jugut, ndërsa raportohet për disa të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth 100 metra nga Spitali Memorial Tambo. Pacientët u evakuuan nga spitali i dëmtuar pasi një pjesë e çatisë u shemb pas shpërthimit. Kamioni po transportonte gaz të lëngshëm nafte. “Me sa duket një cisternë gazi kaloi nën urën e metrosë dhe ka ngecur aty, dhe për shkak të fërkimit, është djegur”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës, Ëilliam Ntladi.

Read More

Edoni ka zbuluar orientimin e tij seksual. Ai është shprehur se i përket komunitetit LGBTIQ+. Konkretisht ai ka treguar se është biseksual. Kjo ndodhi derisa po sqaroheshin me Beken i cili e ka pyetur disa herë për orientimin e tij seksual. Aktori i zhanrit “Drag Queen”, Edon Shileku ose Victoria Owns futet në Big Brother VIP Kosova – YouTube. Hyrja e tij në spektaklin “Big Brother Vip Kosova”, bëri bujë me paraqitjen e tij si Vicoria Ownes, ku ashtu siç u lavdërua, u kritikua mjaftë shumë. Gjatë klipit të tij, Edoni tha se është në një lidhje “me vajzën më…

Read More

Shqipëria e bregdetit dhe e kulturës, e Gjirokastrës dhe Beratit si qytete të UNESCO, e ushqimit fantastik, e infrastrukturës dhe modeleve të zhvillimit, janë bërë temë e televizionit France 24, i cili i ka kushtuar një reportazh, reportazhi, shkruan kryeministri Rama vjen si një dhuratë fundviti për gjithë publikun francez, që të nisë të mendojë që tani për pushimet e sezonit tjetër. Reportazhi i plotë: Shqipëria – destinacioni i ri turistik, anti-inflacion Një destinacion i injoruar për shumë kohë, Shqipëria kombinon kulturën dhe bregdetin, e ofron një alternativë ekonomike të plazheve të famshme greke. Një destinacion ende i panjohur mirë,…

Read More

Nga Ben Blushi Biseda ime imagjinare me një besimtar,një klerik dhe një shkencëtar Megjithëse kam shkruar shumë për Zotin dhe për këtë shkak, më kanë kërcënuar sepse gjoja kam blasfemuar, më kanë fyer sepse kam dyshuar, më kanë mëshiruar sepse sipas tyre nuk kam aftësi ta njoh Zotin, më kanë urryer sepse sipas tyre nuk dua ta njoh Zotin, unë sërish nuk e kam gjetur dot Zotin. E pranoj. Mund të mos jem përpjekur sa duhet. Ose mund të jem i paaftë. Me shumë gjasë janë të dyja bashkë. Meqë unë nuk kam patur fatin që të kaloj nëpër asnjë…

Read More

Puthje, deklarata të forta dhe sytë plot dashuri. Ishte kjo çfarë u pa mbrëmë në “Dancing With The Stars”. Elhaida Dani konfirmoi atë që prej kohësh përflitej, historinë e dashurIsë me balerinin e saj, Ledianin. Flirti mes të dyve duket se ishte pikasur edhe nga e dashura e Ledianit. Prej shumë vitesh balerini profesionist kishte një histori dashurie të konsoliduar. Vajza bionde, Ditjona Bora shfaqej në rrjetet sociale së bashku me të në poza romantike. Dyshja dukej shumë e dashuruar, duke mos i fshehur pozat edhe për publikun. Madje balerini ishte shfaqur edhe me unazë në gisht, duke formalizuar kështu…

Read More

Një 77-vjeçare është rrëzuar nga kati i dytë i ballkonit të banesës dhe ka humbur jetën. Sipas policisë, 77-vjeçarja H.Ç dyshohet se ishte duke larë xhamat në banesën e saj kur është rrëzuar. Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ku ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu.”

Read More

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e fundit të mbajtur në Tiranë kanë nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër për Romaing për uljen e tarifave në mes të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Ndërkohë në korrikun 2021 ishte arritur edhe një marrëveshje tjetër për uljen e tarifave të roaming mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por çfarë ka ndodhur me implementimin e marrëveshjes së vitit 2021. Lidhur me këtë në një përgjigje për Gazetën Express ka folur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Zoi Muletier. Ajo ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë duke e zbatuar atë.…

Read More

Na ndajnë vetëm pak orë nga vigjilja e Krishtlindjes, festa më e bukur e të krishterëve në mbarë botën.Dom Gjergj Meta, Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, uron që këto Krishtlindje t’i gjejnë njerëzit pranë njëri-tjetrit për të dhënë më shumë dashuri. Mesazhi i plotë: Është e njëjta festë sikurse edhe vitin e kaluar, por në fakt ne nuk jemi më të njëjtët, sepse koha ka rrjedhur dhe në shtratin e jetës ne kemi kaluar shumë përjetime e situata. Disa njerëz kanë ardhur në jetën tonë, disa të tjerë mund të jenë larguar ndoshta përgjithmonë. Kemi kaluar situata të bukura dhe…

Read More

Nis sonte “Big Brother Vip Albania”. I madh është interesi për konkurrentët, duke qenë se këtë vit janë premtuar emra edhe më “big”. Këtë herë ka qenë regjisori i spektaklit, Eduart Grishaj që ka ndarë disa detaje me publikun. I pyetur nëse edhe këtë vit, spektakli do të zgjasë më shumë sesa 100 ditë, Eduarti e la të hapur mundësinë që mund të ndodhë përsëri. “Nëse po thoni për vitin e kaluar, këtë vit kanë jashtëzakonisht akoma dhe më shumë motiv sesa vjet për t’u rikthyer të gjithë tek Big Brother sepse do të ketë emra të jashtëzakonshëm nga shumë…

Read More

Një tjetër aksident në punë i merr jetën një shqiptari në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në Malcesine të Veronës. Sipas asaj që shkruan e përditshmja ANSA, viktima është një 66-vjeçar, megjithatë identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Ai mësohet se po punonte në një objekt kur ra nga skela, nga rreth 3 metra lartësi. Shqiptari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes. Për ngjarjen e rëndë kanë nisur hetimet karabinierët. Aksidentet në punë me pasoja fatale janë të shpeshta në vendin fqinj, një problematikë e ngritur herë pas here atje nga sindikatat e media atje.

Read More

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike përgjatë festave të fundvitit, natës së ndërrimit të viteve dhe ditëve të para të vitit të ri 2023, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash shtesë, për të siguruar mbarëvajtjen e festave dhe për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe ato rrugore, duke qenë se që nga dita e djeshme, ka rritje të numrit të shtetasve që hyjnë më Shqipëri, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar. Masa shtesë janë marrë edhe për të parandaluar përdorimin e kundërligjshëm të lëndëve piroteknike (fishekzjarre, kapsolla etj). Për këtë qëllim, është hartuar plani i përgjithshëm i masave,…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e Gjergj Cukalit kundër Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. I njohur si i forti i ‘Myslym Shyrit’ kundërshtonte dërgimin e tij për gjykim mbi akuzat për grup kriminal dhe tentativën e vrasjes me eksploziv të shtetasit Gjon Mena. ‘Vendimi i gjykatës së posaçme më ka mohuar të drejtën e mbrojtjes’. Gjergj Cukali, i njohur si i forti i “Myslym Shyrit’ dhe për përballjet që ka patur edhe më herët me drejtësinë, ka pretentuar se seancat e zhvilluara në Gjykatën e Posaçme janë ndërprerë disa herë për shkak të mungesës së mbrojtësve,…

Read More