Author: tirana

Dirigjenti i këngës së Elsa Lilës, Enrico Melozzi ka reaguar lidhur me fitoren e çmimit të parë të këngëtares, çmim i dhënë nga juria. Melozzi e cilësoi këtë këngë si fantastike, me një harmoni të shkëlqyer dhe të sofistikuar. Por duket se dirigjenti italian ka rezerva për këngën që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. “Injoranca dhe arroganca mbizotëron mbi bukurinë dhe kulturën”, shkruan në reagimin e tij Melozzi. Edhe Modelja e njohur Kristina Baki që po bënte tifo për Elsa Lilën ngriti dyshime për vlefshmerine e votave përmes SMS te publikut. Ajo publikoi disa imazhe të të rinjve në një…

Read More

Në një intervistë në “A2CNN”, ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, u pyet në lidhje me garën në Bashkinë e Shkodrës për zgjedhjet lokale. Teksa foli për deklaratën e Damian Gjiknurit, i cili së fundmi u shpreh se PS do të marrë 40 bashki, Topalli u shpreh se paska ndryshuar mendim, teksa kujtoi deklaratën e para dy javëve kur socialistët shpreheshin se do të fitonin 100 për qind të bashkive në rang vendi. “Mirë shumë, paska ndryshuar mendim, se përpara dy javësh thoshin se do të fitonin 100 për qind të bashkive. Unë besoj se do të ketë gjëra shumë interesante pas 17…

Read More

Prindërit e të riut Genti Isaj që humbi jetën pasi mori mjekim për dhimbjen e dhëmbit kanë treguar se si u përkeqësua shëndeti i 32-vjeçarit pasi u kthye në shtëpi. Sot pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për Genti Isaj, i cili ka humbur jetën në rrethana të çuditshme pas mjekimit për dhëmballën. Burime pranë familjes bëjnë të ditur se 32 vjeçari nuk ishte konsumues i substancave narkotike. “Djali erdhi nga Erseka. Dentisti i kishte dhënë recetën me ilaçe që i mori në farmaci. Kishte shqetësime nga dhëmballa, thoshte më dhemb koka ndërsa i ishte ënjtur gusha. Një ilaç me pluhur e kishte…

Read More

Gazetari Arjan Çani nuk e sheh vizitën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, si vijim i pretendimeve të Athinës për territore shqiptare. Çani tha se Greqia prej vitesh nuk ka më orekse për toka. “Greqia ka vite që nuk ka orekse. Ne ku ta gjenim të kishte orekse Greqia. S’ka fare. Orekse ka Turqia. Greqia ka vite të tëra që s’ka orekse, është tërhequr. Fjalia që sa herë ka krizë në Shqipëri, Greqisë i hapet oreksi, më duket pa sens, sepse ka vite të tëra që Greqia s’ka fare orekse. Po të kishte ku ta gjenim. Por disa hajvanë që e…

Read More

Këngëtarja Elhaida Dani ka konfirmuar në natën gjysmëfinale të “Dancing with the stars”, lidhjen e dashurisë më balerinin e saj Ledian. Gjatë kërcinimit të dytë, Elhaida dhe Lediani kanë shkëmbyyer puthje pasionante mes tyre. “Takimi i parë me Ledianin ishte vërtetë shumë emocionues, po dridhesha”, thotë Elhaida në një video dy minutëshe ku jane fiksuar momente nga provat mes tyre, por ku nuk mungonin përqafimet dhe puthjet e dy të dashuruarve. Më pas gjatë valsit, ata arritën një moment kulminant duke shkëmbyer sërish një puthje pasionante. Në fund nuk munguan komentet pozitive dhe pikët maksimale. Dalina: Ti ishe si balerinë.…

Read More

Alban Dudushi ka festuar ditëlindjen e 50 dhe 24 orët e fundit i ka kaluar vetëm me Bietën në një resort me ski në Itali. Bieta ka zgjedhur që Albanit t’ja urojë ditëlindjen (publikisht) një ditë me vonesë duke shijuar fillimisht ditëlindjen e tij në privatësi pasi ky ka qenë dhe udhëtimi i tyre i parë vetëm. Moderatorja ka postuar disa foto nga 24 orët e fundit dhe e uron Albanin me fjalët më të veçanta. “Gezuar ditelindjen dashuria ime! Mbi 2500 m u lartesofshin veshtiresite ne arritje dhe ne 360 grade u rrotullofshin te keqiat ne te mira sikur…

Read More

Një 50-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur te “Shkëmbi i Kavajës.” Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar. Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të…

Read More

Dashi-Mundohuni të kapni mundësitë që iu vijnë. Do t’i shijoni të gjitha këto me entuziazëm. Iu kërkohet të keni shumë durim me partnerin sot. Bëni kujdes se çfarë thoni nëse doni të ruani qetësinë mes jush. Mund të keni disa mosmarrëveshje të vogla. Demi-Sot do të mbaroni punët e shtrira në kohë dhe për këtë shkak do të përfitoni financiarisht. Do të dalin në pah problemet e vogla. Këshillohet që të flisni ballë përballë me partnerin. Binjakët-Sot jeni plot energji dhe shumë seriozë për të punuar fort. Tek ju rrjedh një energji pozitive që influencon edhe të tjerët. Do të…

Read More

Pjesa e parë e ditës do të sjellë në vendin tonë orë të shumta me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vetëm në zonat e thella malore do të ketë kalime të pakta vranësirash. Ndërsa mesdita dhe orët vijuese do të sjellin shfaqje të vranësirave të lehta në të gjithë Shqipërinë, ku më të theksuara vranësirat pritet të jenë në zonat Lindore. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga…

Read More

Një turiste e huaj e cila po qëndronte ne një hotel në Rhodes ra pre e një grabitësi shqiptar, i cili hyri nga ballkoni në dhomën e saj dhe mori çfarë gjeti… Identiteti i tij u zbulua nga shenjat e gishtërinjve që u gjetën në ballkonin e hotelit ku po qëndronte turistja. Sipas mediave greke ajo mësohet se kishte denoncuar në polici se më 20 Korrik një person kishte hipur nga ballkoni i saj dhe ishte futur në dhomën e hotelit. Autori kishte marrë 20 euro nga çanta e saj. 37-vjeçari shqiptar rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në të…

Read More

Një adoleshent ka humbur jetën gjatë të shtënave me armë në një qendër tregtare në Minesota, shkruan The Guardian. Shefi i policisë së Bloomington, Booker Hodges, tha se viktima ishte një 19-vjeçar. Sipas informacioneve të policicë, një kalimtar gjithashtu u godit nga një plumb gjatë të shtënave. Deri më tani raportohet për një konflikt midis dy grupeve dhe në një moment, autori ka nxjerrë armën duke qëlluar viktimës disa herë. E gjitha ngjarja ndodhi për rreth 30 sekonda.

Read More

Aventurë e rrezikshme për disa klientë në një restorant në Stamboll. Ngjarja ndodhi në zonën e Bebekut, për shkak të shembjes së një pjese të një lokali. Siç raporton rrjeti ‘turk Haberler’, është shembur parvazi i një restoranti pranë detit, e se 4 persona kanë mbetur të plagosur. Në të njëjtën kohë, përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të shpëtuar të rënët në det janë të ethshme. Ata që ranë në det u shpëtuan, ndërsa në vendngjarje shkuan ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe mjekësore. Katër të plagosurit janë dërguar në spital, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.…

Read More