Author: tirana

Në shtëpinë më të madhe dhe të famshme në Shqipëri, është dhe këngëtarja nga Kosova, Ariana, e njohur me emrin e artit Ari Blue ishte banorja më e re që i iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP 2”. Këngëtarja u shfaq shumë ekstravagante me një fustan të kuq dhe një model flokësh të veçantë. Në një moment, ajo pati një incident me fustanin, i cili tregoi më shumë se ç’duhet dhe Arbana i tërhoqi vëmendjen të ketë kujdes. “Kujdes fustanin”, i tha Arbana.

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha përmes një videomesazhi në facebook, ka uruar besimtarët për festën e Krishtlindjes. Për Berishën, këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira. “Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar. Gëzuar”. Postimi i plotë Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë. Sot këtë ditë të shenjtë, ditë të bekuar, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Gëzuar Krishtlindjet! Gëzuar këtë ditë në…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uron qytetarët për Krishtlindje. Në një status në rrjete sociale Veliaj shqiptarët që të kenë zemrën dhe familjen të mbushur plot me dashuri. “Gëzuar Krishtlindjen! E paçi zemrën dhe familjen gjithnjë të mbushur me shumë dashuri”. Në këto ditë festash Tirana është veshur me vellon festive. Fshati i festave në sheshin “Skënderbej”, por dhe rrugët dhe disa prej godinave kryesore në qytet janë zbukuruar me dritat duke sjellë një atmosferë tepër festive në kryeqytet.

Read More

Një grup ushtarësh nga Ukraina, edhe pse vendi i tyre është në luftë, janë mbledhur rreth tryezës në vigjilje të Krishtlindjes. Nuk dihet se në çfarë vendi u mblodhën ushtarët, por ajo që bie në sy është se tryeza është e ndriçuar nga qirinjtë pasi dihet tashmë që Ukraina ka probleme të furnizimin me energji elektrike për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës nga bombardimet e rusëve.

Read More

Festa e fundvitit kanë edhe tavolinat plot me ushqime. Njerëzit që vuajnë nga diabeti për shembull duhet të kenë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, kryesisht sasinë që konsumojnë. Zëvendësoni ushqimet e yndyrshme. Zgjidhni kosin pa yndyrë në vend të një salce që përmban majonezë. Hiqni pjesët yndyrore të mishit, si lëkura e gjelit të detit ose derrit. Ndryshoni mënyrën se si gatuani ushqime tradicionale. Jo ushqime para vaktit. Pastroni tryezën pas ngrënies. Ngrënia e ushqimit pas vaktit bëhet në mënyrë të pandërgjegjshme dhe rezulton që të shtoni peshë. Mos harroni se gjysma e pjatës duhet të përbëhet nga sallatë. Mos…

Read More

Mesha solemne e Krishtlindjes, është mbajtur edhe në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë. Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji duke komentuar situatën e tensionuar në veri të Mitrovicës, ka deklaruar secili njeri duhet të ruhet nga gjuha e urrejtjes, përdorimi i mjeteve që e pengojnë lirinë dhe paqen e mbi të gjitha duhet të përmbahemi nga veprimet e pamatura që nuk qojnë drejt pajtimit por drejt konfliktit. “Fatkeqësisht ky realitet i hidhur ka marrë përmasa të frikshme edhe në ditët tona, edhe në vendin tonë sepse kur paqja kërkohet nga frika dhe luftëra shuhet për shkak të domosdoshmërisë ose…

Read More

Kudo në botë këtë të dielë po festohet festa e Krishtlindjes. Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë, ka uruar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët në Shqipëri. “Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dërgon urimet e tij më të ngrohta për një Krishtlindje të gëzuar për të gjithë ata që festojnë këtë moment të gëzueshëm në Shqipëri”,-shkruhet në Twitterin e ambasadës së BE-së në Tiranë. Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, ka shkruar se 2022-shi ka qenë një vit kyç në përafrimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. “Gjersa jemi drejt mbylljes së vitit 2022, mund të shohim se ka qenë…

Read More

Mëngjesin e kësaj të diele, Kukësi është përfshirë nga mjegulla e dendur. Mjegulla ka krijuar vështirësi në lëvizje, në rrugët e qytetit dhe akset nacionale. Përshkimi i rrugës është bërë në kushtet e pamjes së kufizuar. Mjegulla mbuloi edhe “Rrugën e Kombit”, një pjesë e së cilës ka pasur dendësi të madhe të mjegullës, duke vështirësuar qarkullimin. Në të tilla raste këshillohet që drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorë. Mjegulla ka mbuluar edhe sipërfaqen ujore te liqenit te Fierzes.

Read More

Kudo në botë këtë të dielë festohet Krishtlindja dhe traditat janë nga më të veçanta nga një shtet në tjetrin. Dita e Qirinjve të Vogël, Kolumbi Më 7 dhjetor, kolumbianët tradicionalisht ndezin qirinj në shtëpitë, kishat dhe sheshet e tyre. Kjo simbolizon Papa Piu IX duke përcaktuar datën si konceptim i papërlyer i Virgjëreshës Mari. Kohët e fundit, është bërë një ditë në kalendar kur qytetet ndezin dritat e tyre të Krishtlindjeve. Optalek, Poloni Optalek është një mënyrë për familjet dhe miqtë polakë për të ndarë kujtimet e vitit të kaluar dhe për t’i uruar njëri-tjetrit mbarësi për vitin e…

Read More

Në mesazhin e tij për këtë Krishtlindje që kremtohet në mbarë botën, Papa Françesku bën thirrje që të ndihmohen të varfërit e të dobtit. Nga Katedralen e Shën Pjetrit në Natën e Krishtlindjeve, Papa u shpreh se ata vuajnë më shumë nga lakmia njerëzore. Papa bëri thirrje që të mos mposhtemi nga frika, pafuqia dhe dëshpërimi dhe të ringremë sërish besimin. “Zoti lind në një çerdhe, që t’i ringrihesh, aty ku ti mendon se e ke arritur fundin. Nuk ka asnjë të keqe, asnjë mëkat, nga të cilat Jezu Krishti nuk do apo nuk mund të të shpëtojë. Krishtlindjet nënkuptojnë…

Read More

Në Vatikan po mbahet mesha e madhe e Krishtlindjeve. Papa Françesku i cili po lëviz me karrige me rrota, tha se lutjet e tij janë për fëmijët, sidomos ata që jetojnë në zona konfliktesh. “Mendoj mbi të gjithë për fëmijët e gëlltitur nga lufta, varfëria dhe padrejtësia”, theksoi Ati i Shenjtë. “Edhe në këtë Krishtlindje, njerëzimi i pangopur me para, pushtet dhe kënaqësi, nuk i lë vend, ashtu siç bëri Jezusi, më të vegjëlve”, shtoi Papa Françesku, në praninë e 7000 besimtarëve, ndërsa të tjerë e ndoqën meshën nga Sheshi Shën Pjetër nëpërmjet ekraneve gjigante. “Pas 2000 viteve nga lindja…

Read More

Festa e Krishtlindjeve është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Pema e Krishtlindjes është një prani fikse në ditën e Krishtlindjes. Por cila është historia e saj? Si lindi tradita e zbukurimit të pemës së Krishtlindjes? Pastaj; cilët janë llojet e pemëve që përdoren, sa pemë shiten, cilët janë pemët më të larta, më të famshme, më të çuditshme në botë? Duket se pema e parë e Krishtlindjes…

Read More