Author: tirana

Presidenti Bajram Begaj dhe familja e tij, këtë të dielë të Krishtlindjes janë pritur nga kryepeshkopi Anastas Janullatos në Katedralen Ortodokse. Mesazhi që përcjell kreu i shtetit për shqiptarët është për më shumë paqe, solidaritet dhe shpresë. “Një festë që përcjell tek besimtarët ortodoksë mesazhet e rëndësishme të sakrificës njerëzore për një botë më të mirë”. Postimi i plotë Së bashku për më shumë paqe, solidaritet dhe shpresë! Gjatë takimit me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen Ortodokse, urova Kryepeshkopin për festën e Krishtlindjes, një festë që përcjell tek besimtarët ortodoksë mesazhet e rëndësishme të sakrificës njerëzore për…

Read More

Philippe Coutinho dëshiron të rikthehet në Brazil dhe duket se se Aston Villa është gati t’ia plotësojë dëshirën. Sipas “Football Insider”, zyrtarët e klubit autorizuan Kia Joorabchian, përfaqësuesin e mesfushorit 30-vjeçar, për të kërkuar një klub, duke nënvizuar dëshirën për zgjidhjen e situatës gjatë afatit kalimtar të ardhshëm, pra në janar. Philippe Coutinho mbërriti shtatë muaj më parë tek Aston Villa nga Barcelona, ​​në një marrëveshje të vlerësuar rreth 20 milionë euro. Këtë sezon ai ishte në formacionin startues në vetëm shtatë nga 13 ndeshjet e luajtura për “Villans” dhe vetëm në një rast nuk u zëvendësua.

Read More

Gjatë kësaj jave janë finalizuar 16 operacione policore, janë vënë në pranga 135 shtetas dhe janë kapur 6 persona në kërkim, autorë të dyshuar të veprave të ndryshme penale. Policia e Shtetit dha kontributin e saj, krah për krah me partnerët, për finalizimin e megaoperacionit ndërkombëtar “Shield”, të koordinuar nga Europol, me fokus goditjen e trafikimit të barnave të falsifikuara dhe të substancave të rrezikshme për shëndetin. -Gjatë periudhës prill-tetor, 2022, Policia e Shtetit finalizoi 6 faza të këtij megaoperacioni, si rezultat i të cilave u vunë në pranga 14 shtetas dhe u sekuestruan medikamente me vlerë mbi 100 000…

Read More

Mesazhi i Papa Françeskut sot para mijëra besimtarëve në sheshin para Bazilikës së Shën Pjetrit, është një mesazh tradicional përpara bekimit “Urbi et Orbi” (Qytetit dhe Botës). Papa kujtoi dhimbjet e botës dhe mendimi i tij i parë shkon te Ukraina. “Vështrimi ynë le të jetë i mbushur me fytyrat e vëllezërve dhe motrave ukrainas që po jetojnë këtë Krishtlindje në errësirë, në të ftohtë ose larg shtëpive të tyre, për shkak të shkatërrimit të shkaktuar nga dhjetë muaj luftë. Zoti na bëftë gati për gjeste konkrete solidariteti për të ndihmuar ata që vuajnë dhe për të ndriçuar mendjet e…

Read More

“Kur jemi bashkë, vështirësitë kalohen më lehtë, kurse gëzimet bëhen më të mëdha”, ishin fjalët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në drekën e shtruar në Qendrën Sociale Multidisiplinare me rastin e festës së Krishtlindjes. Veliaj dhe stafi i bashkisë shërbyen drekën për njerëzit në nevojë, frekuentues të qendrës. “Këto vite na mësuan se jeta na përplas, na hedh në një cep, nuk e donim as pandeminë, as tërmetin dhe shkatërrimin që solli, as shumë prej vështirësive që mund të kenë familjet tona – por, unë besoj se ky qytet, me 1 milionë vetë, padyshim që ka edhe…

Read More

Mbreti Charles III ka dhënë mesazhin e tij të parë të Krishtlindjeve, duke i bërë homazhe nënës së tij të ndjerë Mbretëreshës Elizabeth II. Duke i bërë jehonë fjalëve të nënës së tij në mesazhin e saj të fundit për Krishtlindje, ku ajo foli për pikëllimin e saj për humbjen e bashkëshortit të saj Princit Philip, Charles Mbreti tha se Krishtlindjet i dedikohen atyre që kanë humbur të dashurit. “Ndërsa Krishtlindja është sigurisht një festë e krishterë, fuqia e dritës që kapërcen errësirën festohet përtej kufijve të besimit. Çfarëdo besimi që keni apo nëse nuk keni të tillë, festa është…

Read More

Rusia është gati që të negociojë me të gjitha palët që janë të përfshirë në luftën në Ukrainë. Kështu ka bërë të ditur presidenti rus Vladimir Putin ndërsa akuzoi Kievin dhe aleatët e tij perëndimor se po refuzojnë që të negociojnë. Nuk ka vonuar reagimi ukrainas ndaj deklarata të Presidentit rus Vladimir Putin gjatë një interviste të sotme, në të cilën presidenti rus pohoi se vullneti i tij për të negociuar po refuzohet nga Perëndimi. “Putini duhet të kthehet në realitet: Rusia nuk dëshiron negociata, por përpiquni të shmangni çdo përgjegjësi”, shkroi në Twitter Mikhaylo Podoloyak, këshilltar i Presidentit të…

Read More

Ukraina është ende në luftë, dhe për festën e Krishtlindjes, presidenti Zelensky ka kërkuar popullit të tij që të ngulmojë përballë sulmeve ruse ndërsa vendi feston Krishtlindjet. Ai thotë se liria ka një çmim të lartë, por edhe që skllavëria ka një çmim edhe më të lartë. “Ne duruam në fillim të luftës. Ne duruam sulme, kërcënime, shantazh bërthamor, terror, sulme me raketa. Le të durojmë këtë dimër sepse ne e dimë se çfarë po luftojmë. Ne do të festojmë festat tona! Si gjithmonë. Do të buzëqeshim dhe do të jemi të lumtur. Si gjithmonë. Ndryshimi është një. Nuk do…

Read More

Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja u qëlluan me breshëri plumbash në një lokal në Athinë. Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja nga ekzekutimi mafioz. Një zyrtar i lartë i ELIAS, ka thënë se vrasja e dy shqiptarëve mund të jetë kryesor nga i njëjti autor i cili ka ekzekutuar në vitin 2021 në të njëjtat rrethana, dy shqiptarë të tjerë. Viktimat janë një 32-vjeçar i ekzekutuar në një kafene në Sepolia në maj të vitit 2021 dhe një 39-vjeçar shqiptar i ekzekutuar në një kafene tjetër në zonën e Agios Pavlos në qendër të Athinës. Ekzekutimin e Çerçizajt dhe…

Read More

Policia e Shtetit ka bërë me dije sot se ka shtuar masat në pikat tokësore të kalimit kufitare, në porte e aeroporte, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore për të shmangur radhët e gjata për shkak të fluksit në rritje të shtetasve që vijnë për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri. Në kuadër të këtyre masave janë ndaluar edhe persona të cilët kanë qenë në kërkim apo edhe janë kapur në flagrancë për shkelje të ligjit. Në Rinas gjatë kontrolleve intensive, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, është ndaluar dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas turk…

Read More

Në ceremoninë e dorëzimit të Kupës së Botës, Leo Messit iu vesh një pelerinë tradicionale arabe nga emiri i Katarit. E quajtur “bisht”, kjo pelerinë përdoret nga burrat vetëm në raste shumë të veçanta dhe kapiteni i Argjentinës, i veshur me të, ngriti në qiell Kupën e Botës. Ahmed Al Barwani, një avokat nga Omani i ka ofruar Messit 1 milion $ për “bishtin”. “Miku im, Messi. Të përgëzoj për fitoren. Po të ofroj 1 milion dollarë që të më japësh atë “bisht”, shkruan në Twitter avokati. Në një intervistë për “The National”, burri nga Omani tha se e do…

Read More