Një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok të dielën në mbrëmje. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa pjesëtarët e KFOR-it, të cilët raportohet se janë sulmuar, janë nga Letonia. Të dielën janë bërë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët lokalë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç. Qeveria ka thënë se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave. Në anën tjetër, KFOR-i ka thënë se barrikadat duhet të hiqen me dialog. Ndërkohë, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të bisedojë me komandantin e KFOR-it pas festës së Krishtlindjes. Reagon KFOR, konfirmon…
Author: tirana
Përveç konfliktit mes vëllait e motrës që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” të “E diela shqiptare” në Tv Klan, ekziston edhe një mëri e vjetër mes tyre. Arturi ka zbuluar tradhtinë bashkëshortore të nënës ndaj babait sepse ka parë mesazhet që ajo ka shkëmbyer. Jonida mendon se ai nuk duhet t’ia kishte treguar babait të tyre dhe të kishte shkaktuar divorcin mes prindërve. Arturi është kundër këtij mendimi të së motrës pasi pavarësisht bisedave që ai ka bërë me nënën e tij, ajo ka vijuar të njëjtën rrugë. Ai nis të tregojë edhe një episod ku deklaron se nënën…
Dashi Fuqia dhe besimi që keni sot është i jashtëzakonshëm. Ju keni aftësinë për të lëvizur malet falë energjisë së mrekullueshme që po ju vjen. Ju keni fuqinë për ta bërë këtë. Demi Mos i tregoni shefit tuaj se si ta bëjë punën e tij ose të saj sot. Reagimi që do të vinte mund të jetë mjaft i dëmshëm. Është më mirë të shtyni mendimet tuaja për një ose dy ditë. Binjaket Aftësitë tuaja si diplomate do të vihen në provë sot. Komunikimet plot zemërim do të shfaqen sot. Besoni se vërtet mund të sillni paqe në një situatë…
Më datë 25.12.2022, në Bathore, në lagjen nr. 6, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. L., ka goditur me mjet prerës kushuririn e tij, shtetasin H. T. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar. Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Ka një fazë me fëmijë problematikë, që mund të shkaktojnë probleme të mëdha si për fëmijët ashtu edhe për prindërit e tyre. Kjo ndodh kur fëmija përsërit të njëjtën kërkesë disa herë, kryesisht me një ton lutës dhe bezdisës. Shumë fëmijë janë tekanjoz vetëm para njërit prind, jo të dyve, edhe pse ndonjëherë vendosin të provojnë sa janë shanset e tyre si me mamin ashtu edhe me babin. Në raste të tilla, ankesa nuk është vetëm një zakon apo një humor aktual, por edhe një qëndrim ndaj atij prindi, ose një shenjë e një marrëdhënieje paksa të trazuar me ta.…
Pas pak ditësh futbolli italian u zhyt sërish në zi. Ish-mesfushori i Juventusit, Cagliarit dhe Perugias si dhe i kombëtares së Uruguait, Fabian O’Neill, është ndarë nga jeta në moshën 49 -vjeçare. Një lajm që u bë i njohur në mediat italiane pak më parë dhe ndërsa më herët u riprodhua lajmi se ai ndodhet i shtruar në reanimacion të spitalit në gjendje shumë kritike. O’Neill kishte probleme të rënda shëndetësore të shkaktuara nga varësia e tij ndaj alkoolit, ndërsa vitet e fundit ai ishte i papunë, duke humbur të gjitha paratë që kishte fituar nga futbolli. Madje, pas përfundimit të…
Një 57-vjeçar ka humbur jetën ndërsa udhëtonte drejt Kosovës. Sipas mediave vendase, Lulzim (Zenel) Shala jetonte në Gjermani dhe kishte zgjedhur që të kthehej në atdhe për kaluar pushimet, por ka ndërruar jetë papritur. Kanë qenë familjarët e tij të cilët kanë bërë me dije ngjarjen. “Sot me datën 25.12.2022 në moshën 57 vjeçare gjatë rrugës për në Kosovë ndërroj jetë papritmas Axha jonë i dashur Lulzim (Zenel) Shala. Për ceremoninë e varrimit dhe hapjen e të pamës ju njoftojmë më vonë. Me pikëllim. Familja Shala nga Suhareka”, thuhet në njoftimin e familjes.
A mundet që rritja e rasteve me COVID-19 në Kinë të krijojë një mutacion të ri të koronavirusit në botë? Shkencëtarët thonë se nuk e dinë, por shqetësohen se kjo gjë mund të ndodhë. Varianti i ri mund të jetë i ngjashëm me variantin Omicron, që qarkullon aktualisht atje, një kombinim variantesh, ose diçka krejt ndryshe, thonë ekspertët. “Kina ka një popullsi shumë të madhe dhe me imunitet të kufizuar. Dhe ky duket të jetë mjedisi në të cilin mund të shohim një shpërthim të një varianti të ri”, thotë Dr. Stuart Campbell Ray, ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin…
Një konflikt që ka përfunduar me konfrontim fizik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Dy persona, të dy të pastrehë, janë përfshirë në një sherr me grushte me njëri-tjetrin në Pedonale, ndërsa mësohet se dy personat ishin babë e bir. Kjo skenë ka tërhequr vëmendjen e turistëve të shumtë që kishin zgjedhur Korçën për të festuar Krishtlindjen. Fatmirësisht si pasojë e konfliktit personat nuk kanë pësuar dëme të rënda, ndërsa janë transportuar për në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Motër e vëlla dolën në një seancë ndërmjetësimi te rubrika “Shihemi në Gjyq” në këtë ditë feste. Ndërsa të gjithë besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjet, ata të dy u përballën me njëri-tjetrin për shkak të një konflikti që ka ardhur si pasojë e një aksidenti i cili i ka sjellë dëmtime shumë të rënda Arturit. Arturi pretendon se vëllai dhe motra e tij kanë marrë para nga i ati i djalit që i shkaktoi aksidentin dhe pretendon që ata t’i kthejnë këto para. Nga ana tjetër, Jonida thotë se ajo ka bërë ç’është e mundur për ta ndihmuar, por ajo nuk ka…
Familja e Pele-s është mbledhur për të qenë pranë tij në spital për Krishtlindje, pasi kanceri i tij sa vjen e përkeqësohet. Fëmijët e tij kanë postuar foto emocionale të tyre dhe legjendës braziliane, në këtë periudhë mjaft të vështirë për ta. Tre herë fituesi i Kupës së Botës ka më shumë se një vit që po lufton me kancerin e zorrës së trashë, betejë kjo e cila po bëhet gjithnjë edhe më e vështirë. Mjekët thanë se kanceri i tij kishte avancuar këtë javë dhe se ai kërkon kujdes në lidhje me mosfunksionimin e veshkave dhe kardiak. Vajza e…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 194 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë: 6 në Fier, 3 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Vlorë, Gjirokastër. Janë 207 qytetarë aktivë…