Festat e fundvitit janë dhe një mundësi për të qenë më pranë familjes. Përjashtim nuk bëjnë as politikanët,të cilët në këto ditë festash kanë publikuar bashkë me urimet për ndjekësit e tyre, edhe një foto familjare. Kandidati i opozitës Belind Këliçi ka publikuar një foto me bashkëjetuesen e tij Ana Shkreli, që është vajza e kreut të Inspektoriatit të Ndërtimit, Artan Shkreli. Tabaku është treguar tepër e kujdesshme për privatësinë duke mos publikuar fytyrën e tre fëmijëve të saj. Tirananews.al sjell një galeri të fotove familjare të publikuar nga të majtë dhe të djathtë në këto ditë të fundit dhjetori.…
Author: tirana
Forca të shumta të RENEA-s, të FNSH dhe të policisë, kanë rrethuar dhe bastisur banesën e Ervis Martinajt, ku jeton familja e tij. Forca të shumta policie ka pasur edhe në qendrën e kësaj zone. Ende nuk dihet se çfarë ka gjetur policia në banesën e Vis Martinajt. Që prej 11 gushtit, asgjë nuk dihet për Ervis Martinajn. Hera e fundit që ai u pa gjallë, është pikërisht në këtë datë, ku ai është filmuar në Durrës pranë një hoteli dhe më pas në Tiranë tek zona e “Zogut të Zi”. Thuhet se Ervis Martinaj ka humbur gjurmët në rrugën…
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovës ka nisur pa humbur kohë fushatën. Me rastin e festave të fundvitit, deputeti socialist ka ftuar qytetarët në një drekë festive. “Qytetarë të Bashkisë Kuçovë pa dallim politik, të rinj e të reja, burra e gra, pleq ju ftoj në një takim festiv tek Piazza në Perondi nesër në dt 27 ora 13:00 në drekë. Marrin pjesë këngëtarët Mariola dhe Jürgen Kaçani dhe humoristi Cekja i Beratit.Së shpejti do mblidhemi në qëndër të Kucovës”, shkruan deputeti, rqaporton tirananews.al. Në karrierën e tij politike, Maliqi ka shëtitur në disa parti, duke kaluar nga PD,…
Edhe pse janë tërhequr tashmë nga politika aktive, ata vijojnë që ta ruajnë miqësinë e tyre. Bëhet fjalë për 5 socialistë të vjetër të cilët janë mbledhur sërish bashkë për të biseduar dhe kujtuar kohët e vjetra.“Takim i përzemërt, bisedë e sinqertë, çmallje me miqtë e herëshëm dhe të përherëshëm: Rexhep Meidani, Ylli Bufi, Ethem Ruka dhe Sherif Bundo. Falemnderit, Sherif, “që na mblodhe”, shkruan ish-deputeti Namik Dokle. Rexhep Mejdani ka qenë President i Republikës, detyrë të cilën e ushtroi deri në vitin 2002 kur u zëvendeëua nga pasardhësi i tij Alfred Moisiu, raporton tirananews.alYlli Bufi ka qenë deputet, ministër,…
Ato përbëjnë vetëm pesë për qind të të arratisurve më të kërkuar në Evropë, por kërkohen pasi janë nën akuzë për shumë krime, që nga punësimi i vrasësve deri te drejtimi i bandave të krimit të organizuar. Për një nga të arratisurat, e akuzuar për mashtrim të investitorëve me një skemë piramidale të kriptomonedhave, është ofruar shpërblim për këdo që jep informacion për vendndodhjen e saj. Këto janë femrat më të kërkuara në Evropë, sipas një liste nga Europol, i cili publikon dhjetëra profile të kriminelëve të zhdukur në të gjithë BE-në, shkruan Daily Mail. Tania Gomez njihet online si…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 8 vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë. Sipas mediave italiane, 8 vjeçari është me origjinë shqiptare. Edhe pse është transportuar në spital, fëmija nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur pranë Borgo Segezia, në periferi të Foggia.
Vijojnë lëkundjet sizmike në Evian Jugore, konkretisht në zonën e fshatit Zaraki, pasi një tërmet i ri me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter ka ndodhur herët në mëngjes. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 06:33 pesë kilometra në lindje të fshatit Zaraki.Thellësia fokale u vlerësua në pesë kilometra. Në të njëjtën kohë, Euro-Mesdheu regjistroi tërmetin me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter dhe një thellësi fokale prej vetëm një kilometër.
Policia ka zhvilluar një kontroll në shtëpinë e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe, i cili është i zhdukur pa gjurmë prej muajit gusht të këtij viti. Ende nuk dihet se çfarë ka gjetur, por fakti që kontrolli ka qenë blic krijon dyshime për informacionet që ka pasur për personat që mund të gjendeshin brenda ose sende të paligjshme. Nga policia e shtetit ende nuk ka asnjë njoftim. Biznesmeni, i cilësuar si mbreti i basteve është zhdukur dhe policia nuk ka një version nëse kemi të bëjmë me inskenim apo krim. Kontrollet kanë qenë të shumta në disa qytete por pa…
Shtatë të burgosur u arratisën pasditen e Krishtlindjeve nga një burg për të mitur ku ata kryenin dënimin për krimet që kishin bërë. Sipas autoriteteve në Milano, ngjarja ndodhi në institucionin penal “Cesare Beccaria”, ku të rinjtë përfituan nga punimet që po kryheshin në burg prej kohësh, për të gjetur një të çarë dhe për të kaluar murin. Menjëherë kanë nisur kontrollet e policisë së vuajtjes së dënimit dhe forcave të tjera të rendit dhe pas disa orësh kanë arritur të binin në gjurmët e dy djemve të arratisur, ndërsa 5 të tjerët janë në kërkim. Ndërkohë që pas arratisjes,…
Për herë të parë në Shqipëri këtë vit ka hyrë kurrikula e kodimit që në klasën e parë. Kreu i qeverisë thotë se bashkë me 100 laboratorët e parë smart në 100 shkolla u hodhën bazat e shtrirjes së revolucionit dixhital në shkollë. “Dhe me lajmin e mirë se për herë të parë në Shqipëri, hyri këtë vit kurrikula e kodimit qysh në klasën e parë, e bashkë me 100 laboratorët e parë smart në 100 shkolla, u hodhën bazat e shtrirjes së Revolucionit Digjital në shkollë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.
Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviç, pas takimit me presidentin serb, ka thënë se është nisur “urgjentisht për në Rashkë”. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të dielën e 25 dhjetorit ka zhvilluar një takim me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç dhe udhëheqësit e ushtrisë serbe. “Sapo përfundova një takim me komandantin e përgjithshëm dhe tema ishte Kosova. Nuk mund t’iu them detajet e takimit tonë. Përfundimi është se aktualisht jam në rrugë dhe po udhëtoj për në Rashkë”, është shprehur Mosjiloviç,shkruan Danas. “Detyrat që kemi marrë ne ushtria serbe dhe unë janë të sakta, të qarta dhe do të…
Këtë të hënë zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur mbi detin Adriatik dhe Jon do të diktojë kushtet e motit në territorin shqiptar, duke sjellë në orët e para të ditës kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Sipas MeteoAlb, në orët në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme, por nuk do të sjellin reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 20°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30…