Moderatorja e njohur, Kiara Tito është një nga vajzat më të pëlqyera të ekranit shqiptar. Ajo ka spikatur për pamjen e saj, por edhe për artikulimin gjatë prezantimit në “Style Star Show”. Së fundmi, Kiara është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo ka treguar e prekur arsyen pse u zhvendos nga Italia në Shqipëri. Mes lotësh, Kiara ka rrëfyer se prindërit e saj nuk kishin mundësi për t’i paguar shkollën dhe e pa si opsion më të mirë kthimin. “Arsyeja pse u vendosa të kthehesha në Shqipëri është sepse Italia në atë kohë pati një krizë ekonomike…
Author: tirana
Inter vazhdon të punojë për rinovimin e Milan Skriniar, kontrata e të cili do t’i skadojë në fund të sezonit dhe nënshkrimi për vazhdimin që ende nuk ka ardhur. Me afrimin e janarit, thashethemet për skuadrat e interesuara po forcohen dhe nga Anglia sigurojnë se ka disa klube nga Premier League të gatshme për të lëvizur fuqishëm për të. Në orët në vijim, shpjegon “TeamTalk”, Liverpool, Tottenham dhe Manchester United do të kenë kontakt me agjentin e tij, por Chelsea, Manchester City dhe Newcastle do të ishin gjithashtu në merkato, por nuk duhet harruar as PSG-në.
Luizi ka rënë pre e disa prej vajzave në Big Brother gjatë natës. Banori e ka parë veten të vizatuar në fytyrë, ndërsa në krah iu shkruajt “Kiara” kur flinte gjumë . E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të afrimit që Luizi ka pasur ndaj Kiara Titos. Vetëm nata e dytë në Big Brother Albania VIP 2 dhe gjërat po fillojnë të bëhen mjaft interesante. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Konsumimi i lëndëve narkotike nëpër shkolla, duket se po kthehet në një shqetësim të madh për sistemin arsimor. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, zbuloi dy raste alarmante ku theksoi se brenda muajit dy nxënës u kapën në Durrës duke konsumuar lëndë narkotike, ndërsa një grua u kap në Mamurras duke shitur kokainë pranë një shkolle. Sipas Karamuços, situata është alarmante, pasi ky fenomen është shumë i përhapur. Ai u ka bërë thirrje institucioneve por edhe prindërve që të jenë më të kujdeshëm me fëmijët, pasi rrezikojnë që të bien pre e këtyre rreziqeve. “Dy fëmijë në Durrës u kapën duke…
Aktori i njohur, Robert Pattinson ishte një nga më tërheqësit, pasi u bë i famshëm në “The Twilight Saga”. Megjithatë, ai u shpall zyrtarisht mashkulli më i bukur në botë. Përkatësisht, “raporti i artë” është një ekuacion për matjen e bukurisë bazuar në përmasa. Matja bëhet sipas parimit të mëposhtëm: Vendosen përmasat që konsiderohen më të këndshme për syrin dhe më pas matet se sa afër është objekti me ato përmasa “të arta”. Është interesante se raporti i artë është përdorur nga artisti i famshëm Leonardo da Vinci si model për trupin e përsosur mashkullor në një nga vizatimet e…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka lëshuar urdhër shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, gjeneralit Milan Mojsiloviç, që të rritet numri i pjesëtarëve të njësive speciale të ushtrisë në 5000. Dua të informoj opinionin publik për një urdhër te leshuar nga Presidenti i Republikës si komandant i Forcave të Armatosura. Deri në fund të vitit 2023 numri i pjesëtarëve të Njësive Speciale në ushtri do të rritet. Ushtria serbe do të ketë 5000 ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të trajnuar të pajisur me armë më moderne që janë të gatshëm të mbrojnë atdheun, dhe te kryejnë çdo detyrë…
Ukraina pritet ta kërkojë të hënën përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB), dhjetë muaj që nga nisja e ofensivës ruse në Ukrainë, ndërkohë që lideri i Rusisë, Vladimir Putin, po e akuzon perëndimin se po tenton ta “shkatërrojë” vendin e tij. Të dielën, ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, tha se Kievi zyrtar do të kërkojë që Rusisë t’i hiqet statusi si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së – ku e ka një ulëse bashkë me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe Kinën. “Nesër ne do ta shprehim zyrtarisht…
Rritja e çmimeve (në nëntor, sipas Istat-it, rritja krahasuar me një muaj më parë ishte 2.6%, vetëm në sektorin industrial) nuk ndikoi në Krishtlindje, përkundrazi. Për universitetin e njohur të Milanos, më shumë se dhjetë milionë italianë, e barabartë me 18% të totalit, kanë kërkuar hua nga një mijë deri në tre mijë euro për të përfunduar blerjet e tyre: mes dhuratave, dekorimeve dhe ushqimeve për dreka dhe darka të ndryshme të festës. “Mattino Cinque News” flet për këtë në një raport ad hoc, duke theksuar se, bazuar në të dhënat e Coldiretti, italianët kanë shpenzuar më shumë se shtatë…
San Basilio është një nga lagjet periferike të Romës, lagje popullore në verilindje, e banuar më së shumti nga punëtorë, me pallate që ngjasojnë më shumë me ndërtesat e Europës Lindore sesa me arkitekturën e kryeqytetit italian. Por vitet e fundit ajo është shndërruar në një nga më të përmendurat, si kryeqendër e trafikut të lëndëve narkotike. Një pikë referimi, bashkë me lagjen Tor Bella Monaca, që ndodhet më në jug, për të gjithë ata që dëshirojnë drogën, në çfarëdolloj sasie. Kokainë, heroinë, marijuanë, gjendet gjithçka, familjet e lidhura me kamorrën ose ndragetën i kanë ndarë zonat në mënyrë të…
Studiuesit në Universitetin e Nebraska-Lincoln përdorën pyetësorë për të zbuluar pse gratë dërgonin ‘’nudo’’ burrave. Arsyeja më e zakonshme, e zgjedhur nga pak më shumë se një e treta e pjesëmarrësve, ishte sepse ata e shihnin atë si një detyrim ose pjesë e të qenit në një marrëdhënie romantike. Ata gjithashtu zbuluan se gratë kishin motive të tjera për të dërguar nudo, duke përfshirë të ndjehen të eksituar seksualisht dhe për të fituar një ndjenjë fuqie. “Gratë shpesh dërgojnë imazhe nudo seksuale te burrat, por motivet e grave për të dërguar nudo janë të paqarta”, thonë studiuesit. “Ne zbulojmë se gratë…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen zyrtarisht bllokut në vitin e ri. Megjithatë Stoltenberg nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të ndodhte, por shtoi se ishte i sigurt se procesi i ratifikimit do të finalizohet në kohën e duhur. Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Turqia deri më tani ka refuzuar të ratifikojë protokollet e pranimit për t’i hapur rrugën atyre për t’u anëtarësuar në NATO.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur lidhur me operacionin e fundit të FNSH dhe RENEA në zonën e Fushë Kuqes gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Kontrolle të imtësishme u zhvilluan në banesën e të zhdukurit dhe të shumë kërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, por edhe në disa banesë të të njohurve të tij. Karamuço duke folur në ABC Live, ka theksuar se aksioni i sotëm tregon se Ervis Martinaj po kërkohet i gjallë, ndryshe nga sa është aluduar se ai mund të jetë rrëmbyer dhe më pas zhdukur. “Po kërkohet për të gjallë. Nuk ka filluar…