Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete dhe Ministria e Shëndetësisë, thotë se janë kryer 82 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. ”Nga 1 qytetarë në Tiranë, Durrës”. Janë 195 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 nuk ka pacient që po trajtohet. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,893 që nga fillimi i epidemisë. Të dhënat e fundit Raste të reja ditore 2Të shëruar në 24 orë 14Të shtruar në spitale 0Humbje jete në 24 orë 0Testime…
Author: tirana
Një 54-vjeçar sirian ka qëlluar për vdekje me thikë dy vajzat e tij të mitura në qytetin Iconium të Turqisë. Autori, Yusuf al-Ahmed kreu vrasjen pas një konflikti të ashpër. Viktimat ishin 17 dhe 15 vjeç. Ai u dorëzua në polici menjëherë pas krimit të rëndë. 54-vjeçari deklaroi në polici se “u grindëm për çështjen e nderit dhe unë dola nga vetja”. Mësohet se në momentin e vrasjes mizore ndodheshin në shtëpi fëmija më i vogël dhe një i afërm i familjes.
Cristiano Ronaldo është tani personazhi për të cilin flasin të gjithë. E ardhmja, mosha, dhe polemikat në lidhje me stolin ku u detyrua të qëndronte si te Manchester United ashtu edhe në kombëtaren e Portugalisë. Të ardhmen e luzitanit e zbulon presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i cili thekson se Ronaldo do të transferohet në Arabi te Al-Nassr ndërsa shtoi se një si ai nuk mund të aktivizohet vetëm për 30 minuta lojë.
Duke folur per zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se Tirana nuk do t’ia dijë se kush është Luli i radhës, që cakton sipas tij dyshja Berisha-Meta. “Për ne nuk ka rëndësi se kush do jetë Luli i radhës. Opozita e gruas dhe e burrit ka ndryshuar emrin dhe niptin – këto janë budallallëqet e tyre, por në thelb, janë po këta njerëz, Saliu dhe Iliri, që kemi 30 vjet që i njohim dhe që ende nuk po thonë nëse kanë bërë dot një shkollë në Tiranë. Propozimi ynë është: Ata që bënë 43 shkolla, të…
Lëkundjet tërmeti janë regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Greqi, në Akai. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte 14 kilometra në perëndim, në jugperëndim të Kleitorita, në zonën e Kalavrytës. Nuk raportohet për dëme materiale.
Një mbështetës i ekstremit të djathtë në Brazil, akuzohet se vendosi eksploziv në një cisternë që do të shpërthente pranë aeroportit Brasilia, kjo për të krijuar kaos gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të krahut të majtë Luiz Inacio Lula da Silva, e cila do të zhvillohet më 1 janar 2023. Sulmuesi i dyshuar u arrestua ditën e krishtlindjeve, pasi shoferi i cisternës vuri re bombën. Në një konferencë për shtyp policia braziliane deklaroi se ai George Washington de Oliveira Susa dhe është një mbështetës ekstremist i djathtë i ish-presidentit Bolsonaro. Shpërthimi i disa bombave, sipas sulmuesit të supozuar të…
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka dënuar sulmin e fundit ndaj gazetarëve në Zubin Potok, në veri të Kosovës, duke thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se të hënën, 26 dhjetor, është njoftuar për “një tjetër sulm të rëndë” ndaj gazetarëve që po raportojnë nga veriu i Kosovës. Sipas AGK-së, për këtë sulm është njoftuar edhe Policia e Kosovës. Megjithatë, Policia e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë rast. Shqetësim lidhur me sulmet ndaj gazetarëve që po raportojnë nga veriu –…
Fushë Kuqja ishte e blinduar në çdo rrugicë të saj dhe qëndroi nën presionin e policisë për rreth katër orë. Më pas Policia gjeti armë, uniforma policie, radio policie dhe predha. Këto në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe të familjarëve të tij. Këto kontrolle u kryen me vendim gjykate në funksion të dosjes hetimore që SPAK ka hapur ndaj Ervis Martinajt pas operacionit “Plumbi i Artë” si edhe për të shuar pikëpyetjen për fatin e të shumëkërkuarit i cili u denoncua i zhdukur që më 9 gusht nga familjarët. Në një njoftim zyrtar policia sqaron se mbi bazën…
Festat e fundvitit në kryeqytet do të jenë vërtet të magjishme. Në një intervistë për ”News 24”, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zbuloi shumë prej aktiviteteve të cilat do të organizohen gjatë këtyre ditëve gjer në natën e ndërrimit të viteve për të cilën është menduar një superkoncert. “Do të kemi ndoshta spektaklin më të bukur të fishekzjarrëve këtë fundvit, do kemi disa këngëtarë të njohur, edhe ndonjëherë ngurojmë t’i marrim fëmijët kur moti është i ftohtë. Do të kemi patjetër një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarrësh, edhe një koncert gjithashtu. Ne do ta mbajmë sheshin të angazhuar me…
Rrjetet sociale janë një hapësirë e mirëfilltë e kominikimit, por dhe e shpërndarjes të qëndrimeve nga ana e politikanëve, por këta të fundit ndjekësit që shkojnë nga mijëra në miliona, nuk i kanë aq realë. Ka shumë komente në postimet e politikanëve me profile fake. Eksperti i rrjeteve sociale, Blerim Xheladini, zbuloi gjatë një interviste për Euronews, politikanët shqiptarë të cilët kanë më shumë reagime të rreme në rrjete sociale. Xheladini theksoi se ata të cilët ndodhen në krye të listës për ndjekësit e rremë janë disa ministra të qeverisë Rama. Eksperti citoi ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët,…
Në sekret të plotë, mëngjesin e kësaj të hëne Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë mbështetur nga policia vendore mësynë në Fushëkuqe të Kurbinit duke ushtruar kontrolle të imtësishme në banesën e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj dhe të familjarëve të tij. Këto kontrolle u kryen me vendim Gjykate në funksion të dosjes hetimore që SPAK ka hapur ndaj Ervis Martinajt pas operacionit “Plumbi i Artë” si edhe për të shuar pikëpyetjen për fatin e të shumëkërkuarit i cili u denoncuar i zhdukur që më 9 gusht nga familjarët. Një hallkë e rëndësishme për ti dhënë përgjigje fatit të ish-manjatit të lojërave…
Kohët e fundit po flitet shumë për raportin mes Shqipërisë dhe Greqisë, kjo edhe nga vizitat e shpeshta të kryeministrit grek në vendin tonë. Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, thotë se asimetria në raportet Shqipëri-Greqi është zbehur vitet e fundit. Për të faktorë që kanë ndikuar janë liberalizimi i vizave, anëtarësimi në NATO dhe bashkëpunimi për TAP-in. ”Zgjedhjet i vënë në lëvizje partitë për të marrë votat kudo. Në lidhje me deklaratat e Mitsotakis, nuk kishte pasur deklaratë të papërshtatshme. Fjala vetëvendosje nuk ishte përdorur, ishte një problem në përkthim. Sepse të parët që do reagonin ishin qeveria dhe ministria…