Author: tirana

Ekonomia gjermane vuan nga mungesa e fuqisë punëtore. Kritikat e krerëve të ekonomisë gjermane lidhen me procedurat administrative të komplikuara dhe qëndrimin e autoriteteve të vizave. Për shkak të mungesës së ndjeshme të fuqisë punëtore, krerë kryesorë të ekonomisë gjermane kërkojnë lehtësimin e rregullave të migrimit. “Ne në Gjermani kemi vështirësi të mëdha zgjerimi të sipërmarrjeve, sepse thjesht nga mungon fuqia punëtore”, është shprehur presidenti i DIHK, Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, Peter Adrian për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Qendrore të Zanateve Gjermane, Holger Schwannecke ka theksuar për dpa, se aktualisht në…

Read More

Po përflitet se çifti i njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre. Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një reagim zyrtar. Megjithatë, së fundmi, një veprim i aktorit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ai ka fshirë nga Instagrami të gjitha fotot me Xhensilën, duke lënë të kuptohet një shenjë që po kalojnë një periudhë të vështirë së bashku. Ndërsa këngëtarja vazhdon t’i ketë në profilin e saj.

Read More

Klodian Lekocaj, 46 vjeç, një personazh kontrovers është kthyer në qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të etiketimit nga media greke si Kreu i së ashtëquajturës  “Mafia e Burgjeve”. Se sa realisht ai është i tillë, kjo nuk dihet, pasi vetë ai në daljet publike në media e konsideron veten “të varfër”, “të pafajshëm”, “të përdorur” ndërkohë që faktet, dëshmitë dhe përgjimet që disponon policia greke të çojnë drejt mendimit se realisht Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol të rëndësishëm në botën e nëndheshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke. Pak ditë më parë forcat speciale…

Read More

Në qytetin Pirot, në juglindje të Serbisë, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi 51 persona u dërguan në spital me simptoma të helmimit, shkaku i rrjedhjes së amoniakut pas përmbysjes së një vagoni të një treni mallrash mbrëmjen e së dielës, më 25 dhjetor. Kryetari i komunës së Pirotit, Vladan Vasiç, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në këtë qytet, njoftoi TV N1, përderisa shkollat në atë qytet janë të mbyllura të hënën. Sipas informacioneve nga Qendra Klinike Universitare në Nish, në atë spital janë shtruar 15 persona – 12 të rritur dhe tre fëmijë – për shkak të simptomave të helmimit.…

Read More

Institucionet arismore kanë nisur pushimet dimërore të cilat zgjasin dy javë. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në mbarë vendin do të rikthehen në shkollë më 5 Janar 2023. Ndërkohë që universitetet, procesin mësimor e rinisin javën e dytë të vitit të ardhshëm, pra më 9 janar 2023. Sa i përket arsimit bazë, këtë vit shkollor do të rikthehen edhe pushimet në semestrin e dytë, duke bërë një javë pushim në muaj prill, përkatësisht në datat 3-9 prill 2023, nxënësit nga klasa e parë në klasën e 9-të do të jetë pushim.

Read More

Aktorja Olta Gixhari, e cila është futur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” ka shprehur dëshirën e saj të madhe që të ketë një vajzë. “Po vdes për një gocë po vdes. Po po po, këtë kam ëndërruar gjithmonë”, tha ajo. Ajo ka deklaruar që Big Brother t’i mundësojë një takim të fshehtë me bashkëshortin e saj pikërisht për këtë qëllim. “Po shumë mirë pra le të ma mundësojë BB një takim të fshehtë me burrin tim si bëhet nëpër burgje. Asgjë të keqe nuk ka meqë ju merrni përsipër të më mbani kështu në duar”, tha Olta. E ngacmuar…

Read More

Ish-kryetari i PD Lulzim Basha, shkruan i pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm të Italisë, Franko Fratini. Shefi i diplomacisë italiane në kohën e Silvio Berlusconit, është ndarë nga jeta pasditen e 24 dhjetorit, në moshën 65-vjeçare. “Thellësisht i pikëlluar për humbjen e Franco Frattinit, mikut të madh italian dhe europian dhe shumë të dashur. Shqiptarët do t’i jenë përgjithmonë mirënjohës për miqësinë e tij të dhembshur dhe mbështetjen vizionare për zgjerimin evropian dhe lirinë e lëvizjes. RIP i dashur mik, do të mungosh shumë”, shkruan Basha në Twitter.

Read More

Luizi vazhdon të ngacmojë Kiarën në çdo moment në shtëpi. Aq sa mesa duket Kiara ndihet në siklet edhe nga shikimet e tij. Teksa ishin ulur për të biseduar, Luizi mbante në dorë edhe një trëndafil të bërë prej letre. Kira: Pse më shikon ashtu, shiko atë, Luizi: Pse? Kiara: E kam bezdi kur më sheh ashtu , kur më shohin gjatë gjithë kohës, se boll kamera ka këtu. Më vonë Luizi i tregoi Oltës se trëndafili ishte për Kiarën. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, evidentuan dhe goditën një rast të peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse artizanale, si rezultat i të cilit u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M. Z, Y. H, banues në Vlorë dhe K. P, banues në Fier. Këta shtetas u konstatuan në bregdet, në fshatin Delisuf, duke gjuajtur peshk në mënyrë të paligjshme, me lëndë plasëse artizanale. Gjatë kontrollit fizik të njërit prej tyre, shtetasit M. Z, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,…

Read More

Deputetja e PD-së Ilda Dhori dhe ai i PS-së, Toni Gogu ishin të ftuar në emisionin “Politikan N’Tigan” në Top News. Deputetja demokrate se nuk është ajo që gatuan në shtëpinë e saj. Dhori tha se është me fat, pasi vjehrrin dhe vjehrrën i ka kuzhinierë profesionistë me mbi 30 vite në këtë profesion dhe gatuajnë ata. “Kamerat janë kthyer në një pjesë të punës sonë të përditshme, kudo ku jemi në diskutime, çdo gjë është pothuajse publike në praninë e kamerave. Personalisht, përveç se jam në një sferë tjetër të aktivitetit të përditshëm, nuk kam ndonjë kompleks me pjesën…

Read More

Kompani ajrore, Wizz Air vazhdon të ketë probleme të vazhdueshme me vonesat dhe anulimin fluturimeve në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme të Europës. Kompania ka shtyrë fluturimin Tiranë-Romë nga ora 10 e 35 në 16 e 05. Vetëm kur kanë mbërritur në Rinas, pasagjerët janë lajmëruar se orari i mundshëm i nisjes do të jetë në orën 16 e 05, por edhe në këtë rast nuk është dhënë siguria nëse do të niset në këtë orar.

Read More

Zbardhen dëshmitë e kushërinjve të përfshirë në konfliktin me të plagosur të dielën në Kamëz. Gjithçka mësohet se ka nisur për një borxh që i plagosuri i ka pasur autorit të ngjarjes Fatjon Luca. Ky i fundit i ka thënë hetuesve se 500 eurot që ia kishte dhënë Hafuz Trocit nuk i kishte marrë pas. Sipas tij, ia kishte kërkuar disa herë, por i plagosuri nuk ia ka dhënë paratë. Konflikti i djeshëm ka nisur pasi autori dhe personat e tjerë kanë qenë në një dasmë. Në përfundim të ceremonisë Luca është afruar dhe në mënyrë direkte e ka qëlluar…

Read More