Shkatërrohet gjatë natës busti i Mit’hat Frashërit i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Busti është shkulur nga vendi dhe është rrëzuar në tokë, teksa janë thyer dhe pllakat e mermerit. Vepër e skulptorit Agim Rada, busti u vendos pranë Liqenit Artificial në tetor të vitit 2018. Mit’hat Frashëri ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar, një nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”.
Author: tirana
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i sëmurë nga spiunofobia. Gjatë fjalës së tij në takimin me gazetarët në selinë blu, Berisha tha gjithashtu se Ardian Dvorani doli i poshtëruar dhe se nga mazhoranca mori vetëm 14 vota, duke shtuar se viktima tjetër do të jetë Vali Bizhga. “Ardian Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur përse e kundërshtoi opozita. Opozita nuk e votoi, por atë e votuan vetëm 18 deputetë në mos gaboj. 14 nga mazhoranca. Ardian Dvoranin do ta bëjmë çështje është simbol i korrupsionit. Rama sheh spiun në çdo person, e…
IKMT ka zbarkuar sot në një pallat në kryeqytet, i cili thuhet se do të shembet pasi pretendohet se është dëmtuar nga tërmeti i 2019-ës. Banorët nga ana tjetër refuzojnë që të lënë banesat e tyre. Bëhet fjalë për 10 familje që jetojnë në një pallat 2-katësh në rrugën Margarita Tutulani, pranë shkollës Petro Nini Luarasi. Po ashtu pohojnë se dëmet në pallat janë të riparueshme. Në vendin e ngjarjes ndodhet forca të shumta policore, ndërsa ka pasur dhe përplasje me banorët, të cilët refuzojnë të lënë banesat, ndërkohë që mes tyre ka dhe persona të sëmurë.
Mbarë opinioni publik është tronditur në Greqi, pas zbulimit të një rasti shokues, ku shokët e klasës ( tetë në total) kanë përdhunuar në grup për një muaj rresht bashkëmoshatarin e tyre në Athinë. Pas zbulimit të rastit të rëndë paraditen e së mërkurës, mediat greke raportojnë se oficerët e policisë kanë arrestuar tetë të miturit, ndërsa kanë publikuar pamjet nga dhoma e torturave, ku i mituri ka përjetuar tmerrin për një muaj të tërë. Lexo edhe: E rëndë në Greqi, shokët e klasës përdhunuan në grup 15-vjeçarin për një muaj rresht Siç raportojnë mediet greke, bëhet fjalë për një banesë…
Nga Robbie Mitchel, Ancient Origins Kur studion historinë e lashtë, ndonjëherë duket befasuese sesi njerëzimi ka arritur të ekzistojë ende në shekullin XXI-të. Qytetërimet e lashta janë goditur vazhdimihst nga fatkeqësitë, natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu. Por cilat janë 7 nga katastrofat më të mëdha që e kanë tronditur botën e lashtë. Krateri Çiksulub gjendet në gadishullin Jukatan të Meksikës. Me përmasa 180 kilometra i gjerë dhe 20 kilometra i thellë, ky krater gjigant u shkaktua nga përplasja në Tokë e një asteroidi rreth 66 milionë vite më parë. Besohet se ai kishte një diametër rreth 10 kilometra. Mund të…
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, në konferencën me gazetarët, teksa foli për zgjedhjet lokale të 14 majit, tha se ka një minimum bashkish që do t’i marrë patjetër. Për të Partia Socialiste synon të mos zbresë nën 40 bashki. “Partia Socialiste nuk zbret nën 40 bashki. Këto janë llogaritë elektorale në Shqipëri. Për aq kohë sa nuk ka alternativë të besueshme në krahun tjetër. Nga ana tjetër kemi po të njëjtët njerëz, aq më tepër që dihen tani dy figurat kryesore që kanë marrë lidershipin. Apo opozita tjetër, formale”, tha Gjinkuri. I pyetur se kur do të zyrtarizohen…
Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme, kur pritet te zhvillohet seanca paraprake nëse do të kalojë apo jo në gjykim. Më herët SPAK, i ka komunikuar akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, në lidhje me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Më 3 tetor, ajo u thirr për herë të parë në SPAK, ku tha se ishte marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit si ish-drejtoreshë e ARRSH, lidhur me procedurat e ndërtimit të aksit Kardhiq-Delvinë. “Është një procedurë që ka filluar tre vjet…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se ishte e pamundur që Shqipëria të aplikonte votimin elektronik në të gjitha bashkitë pasi kjo do të kushtonte miliona dollarë dhe vendi aktualisht nuk i kishte kushtet ekonomike të duhura. “Sistemi elektronik mund të jetë e ardhmja, por kostoja e aplikimit arrin në milionë dollarë. Shqipëria nuk i ka kushtet, këtë duhet ta pranojmë. Jemi në vështirësi ekonomike. Asnjë palë nuk mund të thotë se u transformua procesi nga momenti i hedhjes së votave në kuti deri në numërim. Kushdo shqiptar e di se është e pamundur të fshihet një…
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri po zhvillon një konferencë me gazetarët, dhe thekson se mazhoranca nuk mund të votonte propozimet e opozitës për Avokatin e Popullit pasi konkretisht kandidati Ledio Braho ishte një person tepër i politizuar. Për të në vijim opozita duhet të vinte me emra konkretë për të cilët mund të arrihet konsensus dhe që nuk kanë aktivitet të caktuar me partitë politike. “Mendoj se është spekulim që ka pasur një Pazar apo këmbim të votave për kandidatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvoranit dhe Ledio Brahos. Shumica e votave të realizuara me vullnet të…
Në vigjilje të Krishtlindjes, Kryeipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, imzot Arjan Dodaj, thotë se rinia shqiptare duhet ta ndërtojë të ardhmen në Shqipëri. “Vendi ku me të vërtetë neve na janë krijuar të gjitha kushtet, ku është habitati ynë për të dhënë më të mirën, është me të vërtetë Shqipëria dhe nga të shohim dhe ndoshta në emigrantë që kanë përjetuar një dimension jete larg Shqipërisë, por që kthehen dhe përpiqen të investojnë këtu. Nuk janë shumë e vërtetë, por janë arsye shprese dhe unë i uroj të gjithë shqiptarëve që me të vërtetë të zbulojnë të ardhmen e tyre në…
Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2023”, do ta përfaqësojë për herë të parë një familje, dhe për herë të tretë nje artiste nga Kosova. Albina Kelmendi dhe familja e saj, me këngën “Duje” fituan zemrat e publikut, të cilët me votën e tyre vendosën që kjo këngë të shkojë në Liverpul të Anglisë, pasi vendi që i takoi e drejta, Ukraina, u tërhoq për arsye sigurie si pasojë e pushtimit të vendit nga Rusia. Familja Kelmendi do të çojë në Eurovision një mesazh të rëndësishëm për ruajtjen e vlerave të familjes dhe dashurisë. Teksti i këngës: Diçka mrena,frymen ma nalS’…
Presidenti rus Vladimir Putin përdori të enjten fjalën “luftë” për t’iu referuar konfliktit në Ukrainë, hera e parë 10 muaj pasi filloi pushtimi i Moskës si një “operacion ushtarak special”. “Qëllimi ynë nuk është të rrotullojmë volantin e konfliktit ushtarak, por, përkundrazi, t’i japim fund kësaj lufte”,-u tha Putin gazetarëve në Moskë, pasi mori pjesë në një takim të Këshillit të Shtetit mbi politikën rinore. “Ne kemi qenë dhe do të vazhdojmë të përpiqemi për këtë”.