Author: tirana

Dita e mërkurë do të rikthejë sërish motin e keq në vend, ku gjatë mbasdites do të ketë reshje të dendura shiu në formën e stuhive, si dhe erëra të forta. Sipas stacioneve meteorologjike rajonale, parashikohet që ditën e mërkurë moti të jetë nën ndikimin e kushteve të paqebndrueshme. Gjatë mbasdites pritet të ketë shtim të vranësirave të cilat do të sjellin reshjet e shiut, të cilat fillimisht do të jenë me intensitet mesatar më pas me intensitet të lartë. Ndërkohë parashikohet që gjatë ditës së mërkurë të ketë edhe shkarkesa elektrike në të gjithë territorin.

Read More

Ditën e sotme janë bërë ndryshime në postet drejtuesve të Drejtorëve të Policisë së Shtetit në rrethe. Tonin Vocaj është emëruar Drejtor i Policisë së Tiranës, duke zënë vendin e Lorenc Panganikës, i cili shkon në akademinë e policisë: Ndryshimet: Tonin Vocaj emërohet drejtor i Policisë në Tiranë. Duke zëvendësuar Lorenc Panganikën. Ky i fundit shkon në Akademinë e Sigurisë. Vendin e Vocajt e zë Sokol Bizhga. Ermal Muça emërohet drejtor në Vlorë. Niko Brahimaj emërohet në Fier. Ervin Hodaj në Shkodër. Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marëdhëniet Ndërkombëtare. Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.

Read More

Ylli i “TikTok”, Ali Dulin, e njohur në rrjetet sociale edhe si Ali Spice, ka humbur jetën në një aksident  automobilistik në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 21-vjeçarja ishte një blogere me mjaft popullaritet në rrjetet sociale, ndërsa numëronte rreth 1 milion ndjekës në platformën “TikTok”. Lajmin për vdekjen e saj e konfirmuan miqtë e saj të ngushtë.

Read More

 Hoteli “Diella” është vënë nën sekuestro në Lezhë. Mësohet se hoteli në fjalë rezulton se është i regjustruar me dokumente të falsifikuara. Hotel “Diella” rezulton se është ndërtuar në një zonë të mbrojtur.  PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARE LEZHE KË R K E S Ë “PËR VENDOSJEN E SEKUESTROS PREVENTIVE” Në Lezhë, sot me datë 14.11.2022. Unë Erjon SHEHAJ, Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, pasi studiova aktet e proçedimit penal me nr. 764 të vitit 2017, që bënë fjalë për veprat penale të “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuara nga nenet…

Read More

Autoritete ruse kanë gjobitur me 30,000 rubla (450 euro) një 26-vjeçar në Rusi, pasi në një postim në “Instagram” shkruante se “kishte parë në ëndërr presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky”. “Ëndërroja që isha mobilizuar dhe më sollën në një lloj kampi stërvitor kur papritmas u futën forcat e armatosura ukrainase, të udhëhequra nga Zelensky”, shkroi Ivan Losev në llogarinë e tij në “Instagram”, posti i cili më pas u fshi. “Ata i lidhën të gjithë dhe do të na qëllonin. Por në atë moment, Zelensky më kalon pranë dhe më thotë: ‘Oh, i pashë historitë e tua në [Instagram], lavdi Ukrainës!’”.…

Read More

Elton Kila i njohur ndryshe si Oti i Elbasanit, vijon të mos merret në pyetje nga SPAK, pavarësisht se emri i tij ka dalë dy herë si “objektiv” për tu eliminuar fizikisht nga grupe kriminale në qytetin e Elbasanit. Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ditën e sotme ka zbuluar në “ABC Live” se vetë Elton Kila i është drejtuar me një letër direkt, kreut të SPAK, Arben Kraja, lidhur me situatën në të cilën ai gjendej, por deri më tani sipas Hoxhës, Oti i Elbasanit nuk është thirrur për të dëshmuar në SPAK dhe as nuk është lëshuar urdhër mbrojtje për…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Ballsh-Fratar, në vendin e quajtur “Ura e Kashit”. Një autobot që transportonte naftë ka dalë nga rruga. Dyshohet se shkak është bërë pasi në këtë aks ishte derdhur vaj ulliri. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërsa po heton mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, qarkullimi është ngadalësuar.

Read More

Moderna dhe Merck po përgatiten të kalojnë në provat e Fazës 3 të një vaksine kundër kancerit e bazuar në teknologjinë mRNA. Kjo vjen pas një studimi të mëparshëm, i cili rrit shanset e pacientëve për t’i mbijetuar një lloji të kancerit agresiv të lëkurës. Të dhënat e publikuara nga Moderna sot tregojnë se kur kombinohen, vaksina eksperimentale e Merck për kancerin dhe ilaçi imunoterapik Keytruda reduktojnë rrezikun e vdekjes ose rikthimit të kancerit të lëkurës te pacientët me rrezik të lartë me 44% në krahasim me trajtimin vetëm me Keytruda. Provat e fazës 2 përfshinin 157 pacientë të cilët…

Read More

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se të paktën 6 mijë e 755 civilë u vranë, dhe më shumë se 10 mijë e 600 të tjerë u plagosën që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Pushtimi rus i Ukrainës – që nisi më 24 shkurt – ka hyrë në muajin e dhjetë. Forcat ukrainase po vazhdojnë të betejën në lindje, teksa trupat ruse po sulmojnë në disa drejtime. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i Ukrainës, tha më 13 dhjetor, se rusët vazhduan të sulmojnë në Bakmut, Avdijivka dhe Zaporizhja në Ukrainën lindore dhe qendrore, por bombarduan pa dallim,…

Read More

Dy persona i kanë prerë dy gishta një të riu në Kosovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjilan më 22 tetor të këtij vit, por sot policia ka arritur të arrestojë një prej autorëve të dyshuar të krimit. Autorët pretendojnë se 27-vjeçari iu kishte marrë borxh 10 euro, shumë të cilën nuk ua kishte kthyer më. “Gjilan 22.10.2022 – 15:30. Me datën 12.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në muajin tetor kishte lënduar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Read More

6 fluturime janë anuluar këtë të martë nga kompania ajrore Wizz Air. Pasagjerët kanë mbetur në Aeroportin e Rinasit për disa orë me radhë, pa marrë asnjë shpjegim. “Që në orën 4 këtu. U anulua i pari, na thanë për në Holandë, u kthyem në Holandë, tani ku të vemi? Rrugëve… vijmë dhe nga Skrapari”, thotë një qytetar. -Çfarë ju kanë thënë? “Rri këtu më thotë mua ajo, të vijë autobusi, t’ju çojë në hotel thotë”, shton ai. “Asnjë shpjegim nuk na dhanë. U anulua dhe kaq, thjeshtë”, shprehet një qytetare. “Unë po pres të iki dhe është anuluar. Po…

Read More

Elvana Gjata është shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private. Mirëpo, herë pas here, ajo bën ndonjë përjashtim. Si në rastin e sotëm, ku ka uruar motrën e saj, Migenën për ditëlindje. Ndonëse me profesion pianiste, kjo e fundit nuk është shumë e njohur për mediat, por ka bërë disa intervista, në të cilat shfaqen së bashku, gjithashtu ka realizuar edhe një bashkëpunim muzikor me Elvanën. Si pasojë, është bërë edhe më pëlqyer nga ndjekësit. Këtë herë Elvana ka ndarë përveç një pjese nga kënga “Vendi im”, ka publikuar edhe një foto nga fëmijëria, në të cilën të…

Read More