Pas aplikimit në 2016, ministrat e Bashkimit Evropian kanë miratuar këtë të martë dhënien e statusit kandidat për Bosnje-Hercegovinën. Vendimi duhet të konfirmohet tashmë nga 27 liderët e bllokut, të cilët do të mblidhen në Bruksel për një samit të enjten. “Kjo dërgon një sinjal të fortë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe mbi të gjitha, për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës”, shkroi në Twitter ministrja austriake e BE-së, Karoline Edtstadler.
Author: tirana
Kritikave të deputetëve demokratë, Ervin Salianji dhe Ferdinand Xhaferaj sa i takon projektligjit për Policinë Bashkiake, iu është bashkuar dhe socialisti Paulin Stërkaj. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë, Stërkaj pohoi se duhet të vendoset kritere për testim fizik edhe për drejtuesit e policisë bashkiake. Sipas tij, këta drejtues nuk janë gjeneralë, dhe se duhet të ketë të njëjta kritere ashtu si për policët bashkiakë që janë në terren. “Kam pyetje dhe bashkohem me deputetin Xhaferri sa përket kritereve të marrjes në punë të policëve bashkiakë dhe drejtuesve të tyre. S’kemi pse marrim një drejtues policie bashkiake me…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur këtë të martë në lidhje me kontratat koncesionare dhe ndikimin e tyre në ekonominë shqiptare. Për të koncesionet korruptive dhe PPP-të po e mbysin ekonominë, duke rënduar ndjeshëm buxhetin e shtetit, rritur në mënyrë katastrofike borxhin publik dhe praktikisht duke falimentuar Shqipërinë. “Këto praktika shumë të dëmshme për ekonominë e vendit, sikundër projektet korruptive të Partneriteteve Publike-Private (PPP) për investime në infrastrukturë do të pengojnë efikasitetin e investimeve publike dhe do të bëhen shkak për të krijuar detyrime shumë të mëdha, të cilat mund të dëmtojnë seriozisht qëndrueshmërinë e borxhit. Sikundër…
18 dhjetori është një datë e vështirë për Luka Modric. Në këtë datë gjyshi i tij u vra, dhe kjo datë përkon me finalen e Botërorit në Katar 2022. Më 18 dhjetor 1990, familja e tij përjetoi tragjedinë e vrasjes së gjyshit të vrarë nga rebelët serbë. Vrasja ndodhi para shtëpisë së familjes Modric, në shpatet e malit të Velebit, në veri të vendit dhe në kulmin e luftës kroate për pavarësi, e cila filloi në vitin 1991 dhe zgjati deri në vitin 1995. “Ende e mbaj mend mirë gjyshin tim. Ai ishte mbrojtësi im. Unë kam të njëjtin emër…
Një studim i fundit i publikuar në Itali, konfirmon se terreni nëntokësor italian është i pasur me litium, në vecanti në Toskanë, Lazio dhe Campania. Nuk përjashtohet ndër të tjera që të ketë dhe zona të tjera të pasura me këtë metal të cmuar si Sardegna dhe Calabria, por dhe zona adriatike ku ka depozita hidrokarburesh. Kjo është një risi e rëndësishme për vendin për shkak të vlerës që ka litiumi si për prodhimin e baterive elektrike njësoj dhe për sektorët farmaceutikë dhe energjitë alternative. Nëse eksplorimet do të konfirmonin këtë studim, pasojat do të ishin shumë të rëndësishme. Bëhet…
Nga Njësia 5, ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e zonës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ata që sot janë kundër të ardhurve në Tiranë, kundër zhvillimit të qytetit dhe kundër ndërtimeve, janë po ata që lejuan zaptimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje kudo. “Tani që ka afruar fushata, fillojnë këto muhabetet ‘kush është i ardhur, kush është vendali’. Janë muhabete pa lidhje në një qytet ku 90% e njerëzve kanë ardhur nga diku tjetër. Dhe këta që i mëshojnë kësaj, janë po ata që në vitet ’90, kur drejtonin Tiranën, lejuan në mënyrë fyese ndërtime pa…
“Këta mendojnë ende me e marrë Kosovën, por kjo punë ka vdekur dhe ka marrë fund për sot e 1 milion vjet”, thotë Zeqir Morina, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe banor në Mitrovicë. Barrikadat dhe bllokimet e rrugëve nga serbët lokalë po i dëmtojnë më shumë ata se sa shqiptarët e Kosovës. “Duan, s’duan, ata do t’i heqin vetë, sepse kanë izoluar vetëveten. Kufiri me Serbinë është i mbyllur”, thotë Morina.
Këtë të martë, në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Genti Ibrahimi. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të tij, Gjyqtari Ibrahimi me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit të Republikës sipas formulës: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”. Presidenti Begaj i uroi suksese Ibrahimi, në detyrën e re të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm…
Teksa data për nisjen e Festivalit të 61-të të Këngës në RTSH po afron, organizatorët e saj Arbana Osmani, drejtori i Festivalit të Këngës Redi Neziri, Shpëtim Saraçi, Bojken Lako, Eraldo Rexho dhe Eduart Grishaj kanë zbuluar disa nga detajet pikante, surprizat e mëdha që do të rezervojnë 4 netët magjike, por edhe ndryshimet ku duhet thënë se këtë vit nuk janë të pakta. Drejtuesja e Festivalit, Arbana Osmani tha se Festivali i Këngës është një nga eventet me vlerat më të larta të muzikës shqiptare ndër vite dhe i vetmi event që ka një orkestër të jashtëzakonshme ku çdo…
Kryeministria italiane, Giorgia Meloni e cila ishte në Tiranë për samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ka sjellur në vëmendje rëndësinë strategjike të hyrjes së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, në BE si dhe duke shprehur shqetësimin mbi zhvillimin e ngjarjeve në veri të Kosovës. “Duhet reflektuar se çdo boshllëk strategjik mund të plotësohet nga lojëtarë të tjerë”, u shpreh ajo para parlamentarërve italianë. Sipas kreut të qeverisë së Italisë, “kjo është një çështje sigurie e stabiliteti territorial për shkak të ndikimit destabilizues të Rusisë në këtë rajon”. Po ashtu kryeministrja u shpreh qartë se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë…
Në mbarë vendin ka filluar shpërndarja e bonusit prej 5000 lekësh të reja për rreth 700 mijë pensionistët. “Ne i morën dhe i harxhuam. Çfarë do marrim me 50 mijë lekë. Kanë shkuar shumë shtrenjtë gjelat e detit në Tiranë. Kushtojnë 70 mijë lekë”. “Është shumë pak. As gjelin nuk e blen dot. Në jemi 8 vetë në familje, nuk na del. Ato 5000 mijë lekë do ja jap ndonjë nipi të vijë të lozi në lodrat në qendër.” “Një shishe vere mund të blesh. Duke qenë se të ardhurat vendore janë dyfishuar siç thonë, le ta bënin 100 mijë…
Të shkruash një këngë për dikë, është një mënyrë ideale për të thënë se je me të. Mediat rozë britanike thonë se këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është në një lidhje me reperin Jack Harlow. Ishte ky i fundit, i cili teksa jepte detaje për albumin e tij të ri, telefonoi yllin shqiptaro-britanik, Dua Lipa për të marrë bekimin e saj. E që prej atëherë, ata janë frekuentuar disa herë, ndërsa kanë qenë që të dy, që kanë pranuar se kanë pasur komunikim me njëri-tjetrin disa herë. Ky i fundit është tepër i interesuar për këngëtaren, madje dyshohet se mes tyre…