Nga Spanja drejt Shqipërisë, është ekstraduar një shtetas 37 vjeç, kjo pasi është i akuzuar për një vrasje në Shijak në 2017. “Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Shtetasi E.K, në gusht 2017,…
Author: tirana
Dedektivja private Shkënda Lili tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se klientët që e kontaktojnë për të ndjekur partnerët i vënë në dukje ndryshimin në pamje të partneri. Ajo tregoi se rastet e tradhtive i ka hasur më tepër pas moshës 40-vjeçare, ndërsa gjëja e parë që i kanë vënë në dukje klientet është fakti që partneri ka nisur të kujdeset për veten më shumë se ç’e bënte më parë. “Kur vjen një kliente për të ndjekur partnerin, thotë kam parë ndryshme, ka filluar ta mbajë veten shumë, merret me telefonin, vjen vonë, është edhe neglizhenca ndaj…
Në prangat e Policisë së Gjirokastrës ka rënë një 53-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortit të tezes së tij. 66-vjeçari është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L.M, 53 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një 66-vjeçari (bashkëshorti i tezes së tij), i cili është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale…
Ka tërheqje të ujit në qarkun Lezhë, edhe pse ka sipërfaqe nën pushtetin e ujit. Nga 430 hektarë tokë bujqësore është nën ujë, sot janë në total 220 ha tokë të përmbytura në të gjithë qarkun. Kuota lumenjeve Gjadër e Mat janë normale. “Lumi Drin është në kuota normale, Hidrovori Balldreni punon në kuotë -1.95 m, në ish kënetën Torovicës ka rreth 120 ha , hidrovori Shllinza kuota -0.8m në zonën e Laçit ish kënetën e Gjonëmit ka rreth 100 ha të përmbytura. Total Qarku ka 220 ha tokë të përmbytura. Kuota lumenjeve Gjadër e Mat, normale. Strukturat e MC…
Departamenti i Energjisë i Shteteve të Bashkuara, pritet të bëjë sot një njoftim historik. Shkencëtarët amerikanë kanë arritur të krijojnë një reaksion të fuzionit bërthamor që prodhon më shumë energji sesa konsumon. Kjo është një mënyrë për të gjeneruar energji bërthamore të pastër dhe pa mbetje. Por ekzistojnë pengesa të mëdha teknologjike për krijimin e sistemeve që mund ta vënë në shfrytëzim në masë energjinë nga fuzioni. Gjithsesi realizimi i kësaj energjie për të cilën punohet që prej 1940-ës, është arritje.
Cilësimi dhe gjuha e përdorur për emigrantët, ku shqiptarët po quhen ”pushtues” nga sekretarja e Brendshme, ka bërë që kryeministri i ri i Britanisë Madhe, Rishi Sunak të ulë gjuhën raciste dhe të paraqesë një plan të ri, për kthimin në atdhe të emigrantëve që zgjedhin rrugën me gomone. Pas javësh negociatash intensive me Shqipërinë, në të cilat kryeministri Sunak ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt, ai do të përshkruajë planet për të frenuar fluksin e ardhjeve në Angli me gomone. Ai pritet të propozojë që vënia e Shqipërisë në të njëjtin nivel me vendet “të sigurta” të BE-së, i hap…
Për herë të parë, presidentit rus Vladimir Putin ka anuluar konferencën vjetore, dhe me gjasë është bërë pas rritjes së shqetësimeve në Kremlin lidhur me përhapjen e ndjenjës kundër luftës në Rusi. Kështu tha inteligjenca britanike në përditësimin ditor sa i përket vlerësimit të pushtimit rus të Ukrainës. Konferenca vjetore që është anuluar për herë të parë në dhjetë vjetët e fundit, ishte përdorur në të kaluarën si mundësi për të “demonstruar integritetin e supozuar” të Putinit, tha inteligjenca britanike. Sipas Britanisë, zyrtarët në Kremlin ka të ngjarë që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm lidhur me mundësinë që çdo ngjarje ku…
Jeta në familjen mbretërore në Britaninë e Madhe, nuk është luks, pasi ka shumë drama. Dokumentari i çiftit Harry dhe Meghan, me vetëm tre episode që u publikuan në Netflix vetëm pak ditë më parë, kanë ngjallur më shumë polemika në mbarë botën. Princi Harry ”sulmon” familjen mbretërore. “Ata ishin të lumtur që gënjyen për të mbrojtur vëllain tim dhe nuk ishin kurrë të gatshëm për të na mbrojtur ne”, ka deklaruar Princi Harry por pa specifikuar se kush ishin “ata”, apo kontekstin në të cilin po mbrohej Princi William. Në fillim çifti tregon arsyet e largimit nga detyrat mbretërore.…
Kroacia arriti pavarësinë në vitin 1991, pas një lufte të përgjakshme ballkanike dhe sot ka një ekip futbolli, që është një “superfuqi” në botëror. Një ekip që ka bërë ndër vite historinë, e së fundmi këtë kupë bote, kur është një ndër katër më të mirave, teksa mundi në çerekfinale Brazilin, ku fitoi me penallti. Si “lindi” Kroacia në futboll? Federata kroate e Futbollit ka aplikuar për të qene pjesë e FIFA-s në vitin 1992, ndërsa u bë pjesë e saj një vit më vonë, në 1993-n. Që nga pjesëmarrjet e para në kompeticione, nuk do të merrte shumë kohë…
Përpos luftës ruse në Ukrainë që vijon prej muajit shkurt, BE-ja sërish shqyrtoi edhe tensionet e rrezikshme së fundi mes Kosovës e Serbisë, vende këto aspirante për anëtarësim në union. Josep Borrell, politikani spanjoll që rrezaton qetësi dhe maturi, merret me të gjitha konfliktet e mundshme në Europë dhe në botë. Disa gjëra i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme mund t’i arrijë, por çështje të caktuara mbeten të vështira, si lufta e Rusisë në Ukrainë. E po aq e rëndësishme është për Borrell që të ruajë qetësinë e rendin në shtëpinë e vet në Europë. Në mbrëmje pas…
Kur do të marrë fund lufta ruse në Ukrainë, e nisur që në muajin shkurt? ”Me vdekjen e presidentit rus Vladimir Putin, lufta në Ukrainë do të përfundonte”. Kështu thekson presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i intervistuar nga gazetari amerikan David Letterman. “Le të supozojmë se Putini ftohet keq dhe vdes, apo nëse ai aksidentalisht bie nga dritarja dhe vdes. A do të vazhdojë lufta?”,-pyet gazetari presidentin ukrainas gjatë intervistës. “Jo”, përgjigjet Zelensky në mënyrë të prerë. “Nuk do të kishte luftë, jo”.
Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me lajmin që prej muajt janar të këtij viti, mbi 140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet tona. “MIRËMËNGJES, dhe me lajmin e mirë se prej janarit të këtij viti, mbi 140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet tona, pjesë e skuadrës prej 314 mjekëve të rinj, studente e studentë të shkëlqyer të Universitetit të Mjekësisë, që me gatishmëri e përkushtim janë punësuar këtë vit në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.