Author: tirana

Tensionet nga Veriu i Kosovës janë parë mbrëmjen e së hënës edhe në rrugët e Beogradit. Në Serbi u o organizuan marshime nëpër rrugë, kjo në mbështetje të veprimeve për barrikadat e vendosura. Qindra serbë me ofendime dhe thirrje raciste ndaj shqiptarëve kanë zhvilluar një protestë pranë Kishës së Shën Savës në Beograd. Në thirrjet e turmës janë dëgjuar gjithashtu thirrje kundër perëndimit dhe NATO-s. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se pas seancës së 15 dhjetorit, qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR për të dërguar deri në 1.000…

Read More

Dashi Jeni duke jetuar një lidhje dashurie që ju jep siguri dhe qetësi. Momenti për ju të lindurit në shenjën e Dashit është jashtëzakonisht i favorshëm, sepse edhe në punë gjithçka po shkon mirë. Demi Këto janë ditë të vështira për ndjenjat, por së shpejti mund të filloni numërimin mbrapsht pasi po afron periudha juaj me fat në dashuri. Kujdes me çështjet financiare, ndoshta disa gjëra i keni llogaritur gabim dhe mund të keni probleme. Binjakët Ky është një moment në të cilin duhet t’i jepni vetes kohë dhe të merrni vendime. Zgjedhjet do të jenë të nevojshme edhe në…

Read More

Këtë të martë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të pakta pasdite në Jug perëndim dhe Juglindje. Temperaturat minimale do të luhaten 2-9 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 7 -9°C në veri, 13-15°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug -lindje me shpejtësi 8-10 m/sek dhe dallgëzim te forcës 4 balle në det të hapur.

Read More

Një 19-vjeçar nga fshati Fishte e Lezhës ka humbur jetën, pasi është aksidentuar në punë në Itali. Viktima është Aurel Doda, ndërsa ngjarja ka ndodhur këtë të hënë në Perugia. I riu ka qenë duke punuar në sektorin e ndërtimit, kur është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. I riu 19-vjeçar ishte djali i vetëm i familjes Doda dhe kishte pak muaj që kishte shkuar si emigrant në Itali.

Read More

Qeveria miratoi një shtesë në vendimin e Këshillit të Ministrave për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallate), në bashkitë Tiranë dhe Kurbin. Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, në bazë të aktit normativ të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, me propozim të zv.kryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave, vendosi “përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2022, në masën 592 639 074 lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të cilat janë klasifikuar…

Read More

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit është kthyer në një personazh mjaft të ndjekur në rrjetet sociale. Edhe pse nuk është një personazh me profil publik për ekranin, ajo ndiqt nga rreth 90 mijë veta në Instagram dhe shumë të tjerë në TikTok.Në këtë të fundit ajo është më sportive dhe ndan edhe video humoristike. Aleksia i është bashkuar një trendi të fundit dhe në këtë video ka treguar se çfarë i ka thënë babait të saj, pra Niko Peleshit kur e ka kapuur me cigare. “Unë në gjimnaz kur më kapte plaku paketën në xhep.…

Read More

Kanella, një erës shumë popullore në gatim dhe ëmbëlsira, nuk është vetëm e shijshme, por edhe shumë e shëndetshme. Sipas studimeve të ndryshme, rezulton se kanella është një medikament i efektshëm. Një kurë prej të paktën një muaji, me 3 lugë kanellë dhe mjaltë në ditë, mund të japë rezultate të ndjeshme për reduktimin e shumimit të qelizave kanceroze. Antibakterial natyralAjo ka veti antibakteriale dhe antifungale, aq shumë sa të pengojë rritjen e baktereve dhe kërpudhave ose ata që janë përgjegjës për shpërthimet e sëmundjeve të ushqimit bartës me baktere si Helicobacter pylori, i cili lëviz në heshtje në stomak…

Read More

Xhensila Myrtezaj ka reaguar pas lajmit se këngëtarja serbe, Maya Berovic ka kopjuar këngën e artistes shqiptare, të titulluar “Ale Ale”, duke e përkthyer në gjuhën serbe. Myrtezaj sqaroi se kënga nuk është shitur nga ana e saj dhe se nuk e dinte të ishte huazuar nga dikush tjetër. “Kam pasur komente të Shumta mbi kengen ‘Ale Ale’ e publikuar ne version të gjuhes serbe nga një tjeter ‘artiste’. Dua te njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejte mbi autorësinë e kenges, pervec shfrytezimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kenga nuk është…

Read More

Prania e të dhënave bankare të qytetarëve shqiptarë në diskun që u është sekuestruar personave të vendosur nën akuzë, për publikimin e databazës së pagave në fillim të këtij viti, është lënë pa u hetuar nga Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit, në kërkesën për gjykim ndaj katër të pandehurve Eni Qirjako, punonjëse e tatimeve, Andi Agaraj, punonjës i AKSHI-t dhe përmbaruesve privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, përshkruan se në kompakt-diskun e ekspertuar, ka gjetur veç të tjerash edhe një sasi të konsiderueshme të dhënash bankare të qytetarëve shqiptarë. Në faqen 3 të kërkesës për gjykim, shpjegohet se hard…

Read More

Një 23-vjeçar u var të hënën herët në qytetin Mashhad. Një gjykatë e dënoi atë për “armiqësi kundër Zotit”, pasi zbuloi se ai kishte goditur me thikë për vdekje dy anëtarë të Forcës së Rezistencës paraushtarake Basij. Majidreza Rahnavard u ekzekutua vetëm 23 ditë pas arrestimit të tij. Grupet e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se protestuesit po dënohen me vdekje pas gjyqeve të pavërteta pa proces të rregullt. Familja e Rahnavard nuk ishte në dijeni se ai do të ekzekutohej, sipas grupit aktivist të opozitës 1500tasvir. Në Tëitter thuhet se familja u telefonua nga një zyrtar duke thënë:…

Read More

Në verë të vitit 2020, Klodian Zoto, biznesmeni i shpallur në kërkim për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave, i shkroi një hoteli ku kishte bërë pagesë me kartën e tij të kreditit vite më parë dhe kërkoi që t’i konfirmonin pagesën e bërë në favor të ish-zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj. “I dashur Klodian! Faleminderit për përgjigjen tuaj dhe për kopjen e kartës së kreditit. Ne konfirmojnë që fatura bashkëlidhur për klientin: Arben Ahmetaj u pagua me këtë kartë krediti në vitin 2013,” thuhet në një email të nisur nga stafi i hotelit ‘Starlight Suiten Hotel Renngasse’ në…

Read More

Gazetarja Iva Tiço foli sot tek “ngacmimi online” që kishte me Ermal Mamaqin. Për këtë gjë Iva tha: “Kam lexuar aq shumë libra sa nuk mund të futem në një trajnim ku citohen libra që t’i kanë thënë të tjerët. E ke gjëkundi Iva Tiço që i thotë Ermalit apo filanit ndonjë gjë. Nuk kam zënë asnjë emër në gojë. Kam bërë gallat, në një faqe ku është dhe mikesha ime me të cilën unë bëj gjithmonë gallat. Vet i tha, vet i bëri, i zhbëri, vet nuk e shiti librin.” Ndërsa po flisnin për formate ku ajo ka qenë…

Read More