Author: tirana

Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, duke komentuar 32-vjetorin e PD, u shpreh se festimi në 2 grupime nuk të lë shije të mire. Në një intervistë për RTV Ora, ai u shpreh se në momente të caktuar ka evidentuar ndër disa pjesëtarë të “Foltores” arrogancë. “Jemi në një moment të vështirë. Kisha shpresa se do të tejkalohej. Festimi në 2 grupime nuk të lë shije të mirë por unë gjithmonë mbetem i kompromiseve dhe do të dëshiroja të kishte një frymë më tolerante. Në momente të caktuara kam parë nga disa pjesëtarë të foltores arrogancë e një…

Read More

Një rast mashtrimi me rrjetin e masonëve të cilët gjobisnin qytetarët në Shqipëri.Gazetari Arsen Rusta ka publikuar një rast kur një i ri me iniciale D.F., më 16 nëntor pasi ka kërkuar në internet për t’u bërë pjesë e grupeve masonike për të fituar para në mënyrë të shpejtë, është bashkuar në një grup në Ëhatsapp. Më 7 dhjetori Policia e Stettit së bashku me Prokurorinë organizoi operacionin e koduar “Shifra”, ku një shtetas shqiptar me emrin Ermir Bajrami mblidhte para në emër të vëllazërisë “Illuminati”, një “vëllazëri” që niste nga Australia dhe kishte përfunduar në qytetin e Elbasanit, ku…

Read More

Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi vjen në kulmin e spekulimeve mediatike, se marrëdhënia e tyre është prishur për shkak të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Njoftimi për takimin e tyre, është bërë nga Ambasada amerikane. “Ambasadorja Kim u takua me kryeministrin Rama më 12 dhjetor për të rishikuar arritjet në marrëdhënien SHBA-Shqipëri gjatë vitit 2022 dhe për të diskutuar mënyrat për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit tonë në fushën e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit gjatë vitit 2023. Ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për udhëheqësinë dhe…

Read More

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, më 14 dhjetor do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin për të ndihmuar në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Sipas tij, BE-ja ka gatishmëri që të dërgojë përforcime për misionin e BE-së në Kosovë, EULEX. Borrell ka konfirmuar se situata në veri të Kosovës ka qenë temë diskutimi në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së. Sipas njoftimit, të gjithë ata janë pajtuar se duhet “të merren hapa për uljen e tensioneve”. Që nga 6 dhjetori, në veri…

Read More

Produktet natyrale që mund të përdoren për të pastruar poret e bllokuara dhe të eliminojnë pikat e zeza:1. SheqeriSheqeri mund të përdoret si një eksflojant për lëkurën ! Duke përzier pak sheqer me ujë, ju do të formoni një pastë e cila largon çdo qeliza të vdekur nga lëkura. Përdoreni këtë scrub 2 herë në jave nga 5 minuta duke masazhuar lehtë lëkurën me mollëzat e gishtave.2. LimoniAcidi i limonit është i mirë për pastrimin e lëkurës gjithashtu.Ajo që ju duhet të bëni është të aplikoni lëng të freskët limoni në poret e bllokuara. Sigurohuni ta shpëlani fytyrën me ujë…

Read More

Të gjithë deputetët e ‘Rithemelimit’ duket se janë vënë në ndihmë të Sali Berishës. Në seancën e sotme është parë deputetja Albana Vokshi që i jep për të veshur pallton, e ndërsa Edi Paloka e ka shoqëruar deri të ‘Foltorja’, duke qenë se Berisha mbante edhe syze të errëta.

Read More

Pas akuzave në Kuvend të Berishës se pas sulmit të 6 dhjetorit qëndron kryeministri Edi Rama, ka reaguar ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Teksa shprehu keqardhjen për sulmin ndaj kryedemokratit, Spiropali nuk hezitoi t’i përmendë Berishës se sipas saj është politikani që ka frymëzuar dhunë më shumë se kushdo. “Ndjeva keqardhje për ju zoti Berisha. Por je politikani që më shumë se kushdo ka frymëzuar dhunë. E dëshmuar dhe sot në këtë foltore. Dhe kanë përmendur dhunën si mjet për të arritur dhunën tuaj. Forca ime politike dhe unë si pjesë e saj jemi kundër dhunës.…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar festimet e ndara me rastin e 32 vjetorit të themelimit të PD ditën e djeshme, duke thënë se i vinte turp për këtë ndarje dhe për këtë arsye nuk ka marrë pjesë në asnjë nga eventet. Ai është shprehur në një intervistë në “Euroneës Albania” se do të mbajë qëndrimin e tij pas vendimit të gjykatës, ku shtoi se nuk është për ndarjen, por për bashkimin e Partisë Demokratike. “Unë nuk kam marrë pjesë dje, në asnjë event, as në njërën dhe as në tjetrën. Më vjen turp, thjesht më vjen turp.…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paditen e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një person ka tentuar të grabisë një subjekt tregtar në qytetin bregdetar. Nga ajo që thuhet paraprakisht bëhet me dije se personi identiteti i të cilit ende nuk dihet ka hyrë brenda dyqanit me një thikë në dorë dhe ka tentuar të vjedhë. Personi ka arritur të largohet nga vendngjarja ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për hetimet e mëtejshme.

Read More

Është e vetëkuptueshme që një gjumë i mirë i natës është vendimtar për freskinë e mendjes dhe trupit pas një dite plot tension dhe të lodhshme. Ndërsa disa zgjohen duke u ndjerë të rifreskuar dhe të gatshëm për të kaluar ditën e re, të tjerë e kanë të vështirë të shmangin përgjumjen, dembelizmin dhe ankthin pavarësisht se flenë mjaftueshëm.  Nëse i përkisni kësaj kategorie të fundit, gjasat janë që po përjetoni, siç e quajnë ekspertët, inercinë e gjumit. “Inercia e gjumit përdoret për t’iu referuar kohës së përkohshme të përgjumjes, çorientimi dhe performanca njohëse e dëmtuar e përjetuar pas zgjimit.” Inercia e gjumit të…

Read More

Institucionet qendrore dhe vendore nuk do të mund të përdorin Fondin e veçantë buxhetor për shpërblime punonjësish, për festa fundviti e as për aktivitete social-kulturore. Vendimi i miratuar nga qeveria parashikon se “përjashtimisht, për vitin 2022, fondi i veçantë i institucioneve qendrore buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të njësive të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror në varësi të institucioneve qendrore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve.”.

Read More

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 15 urdhër-arreste për drejtorët e call center-ave të ndryshme me qendër në kryeqytetin shqiptar, 9 prej të cilëve italianë, të dyshuar për tregti të rreme online dhe evazion fiskal. Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar nga policia italiane, 9 shtetasit italianë dhe 1 shqiptar, të dhënat personale të të cilëve nuk bëhen me dije për shkak të sekretit të hetimit, duket se janë larguar tashmë nga Shqipëria. Nga hetimi i kryer në bashkëpunim dhe me policinë financiare, u zbulua se call center-at funksiononin në bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin, duke bindur qytetarët e Bashkimit…

Read More