Policia në Milano ka arrestuar 10 persona në kuadër të një operacioni kundër Ndrangheta-s, që u koordinua nga Drejtoria e Antimafias. Të pandehurit akuzohen ndër të tjera edhe për manipulim vote përmes emigrantëve dhe afera droge me grupe trafikantësh shqiptarë. Klani Manno-Maiolo i ‘Ndranghetas në provincën e Milanos, dyshohet se ka terntuar të ndikojë në zgjedhjet lokale të tetorit 2021 në favor të kandidatit të atëhershëm për kryetar bashkie Claudio Fina dhe kandidatit për këshilltarit të planifikimit të qytetit Menni Marcello. Dy të sipërpërmendurit ishin të mbështetur nga një koalicion i qendrës së djathtë. Prokurori Paolo Storari i ka akuzuar të arrestuarit…
Author: tirana
Astrologia Meri Shehu ka parashikuar kush mund të jetë fituesi i “Dancing With the Stars”. E ftuar këtë të hënë në “Wake up”, Shehu, përmes një përllogaritje të shenjave të horoskopit të VIP-ave, u vu re se në garë ishin mbizotërues këto pesë shenja: Peshore (Isli Islami), Gaforre (Salsano Rrapi), Bricjapi (Ardit Çuni), Luani (Elhaida Dani) dhe një dominancë të shenjës së Binjakëve, ku numëroheshin tri konkurente (Julka Gramo, Megi Pojani dhe Sara Hoxha). “Do të kemi më shumë favorizim të luanëve. Elhaida ka bërë më shumë emër dhe ka kërcyer në evenimente të mëdha”, u shpreh Meri duke na lënë të kuptojmë se…
Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, u bë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetases A. A. (M)., 47 vjeçe, banuese në Tiranë. Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 2 milionë euro, konkretisht: •1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathore. Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë…
Qindra pasagjerë që udhëtonin mbrëmjen e së dielës me kompaninë Wizz Air nga Barcelona për në Tiranë janë përballur me një kalvar pritjesh nëpër aeroporte. Avioni i Wizz Air ka tentuar të ulet ne Rinas, por nuk e ka kryer uljen dhe ka vijuar udhëtimin për në Bari të Italisë, ku pasagjerëve u është dashur të presin mbi 2 orë. “Na çmendën, edhe ata stafi na plasën atje në aeroport dhe as nuk na shoqëruan fare. Nuk dinim ku të vinim”. Kompania ajrore nuk u shpjegoi asgjë pasagjerëve gjatë fluturimit, duke i lënë të përjetojnë momente paniku, por pas uljes…
Prokuroria Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit ka mbyllur dosjen e inceneratorëve, duke e çuar për gjykim. Në këtë material, SPAK tregon me detaje se cili ka qenë roli i personazheve nën hetim dhe të shpallur në kërkim. Njoftimi i plotë i SPAK Njoftim – kërkesë për gjykimProkuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet për proçedimin penal nr.277 viti 2020, që bën fjalë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”…
Një grua u dhunua nga i shoqi mbasi e gjeti atë duke folur në telefon dhe kur kërkoi që t’i shikojë mesazhet, i riu reagoi dhunshëm duke e qëlluar me grushta në brinjë. Nëna e dy fëmijëve sipas dosjes tha në polici se grindja mes të dyve kulmoi në momentin që ajo kuptoi se partneri po krijonte një varësi të çuditshme nga telefoni. Sipas akteve të dosjes pranë policisë, i dyshuari me inicialet D.M ka qenë i qetë deri mbas çdo komenti që gruaja bënte kur e shikonte me telefon në dorë. “I kërkova telefonin bashkëshortit për t’u sqaruar unë…
Faqe nga një prej Kuranëve më të vjetër dhe një pikturë e përshkruar si “Mona” e Uzbekistanit janë disa nga thesaret e ekspozitës së re në muzeun e Luvrit në Paris. “Madhështitë e oazeve të Uzbekistanit” përmban më shumë se 170 punime që shfaqin pak nga e kaluara e tij, duke përfshirë piktura murale, skulptura budiste dhe mjete të përditshmërisë që i përkisnin qytetërimeve të lashta. Objekti kryesor janë dy faqe nga Kurani Katta Lungar, një prej dorëshkrimeve më të vjetra në botë që daton nga ditët e hershme të Islamit, që në shekullin VIII. Kurani ishte ruajtur për shekuj…
Një person humbi jetën pasi u mor nga rrjedha e ujit në Elbasan. Viktima është Ligor Bërdufi i cili ndërroi jetë pasi u mbyt në përroin e fshatit Pashtresh në qytetin e Elbasanit. Video tregon momentin e fundit para se 59-vjeçari të mbytej. Prurjet në përroin e këtij fshati u shtuan ndjeshëm në orët e fundit për shkak të reshjeve me intensitet. “Në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë Ligor Bërdufi, 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua…
Temperaturat e ulëta mund të jenë problem për përdoruesit e iPhone. Nëse celularit i bie bateria shpejt apo nuk ndizet, ‘fajtor’ është moti i ftohtë. Kjo nuk është e pazakontë, madje Apple i ka dedikuar një hapësirë të veçantë kësaj problematike në faqen zyrtare. “Në kushtet e temperaturave të ulëta apo të larta, mund të bëjnë që pajisja të ndryshojë sjelljen e saj për të rregulluar temperaturën. Përdorimi i një pajisjeje iOS në mot të ftohtë jashtë spektrit të tij operativ mund të shkurtojë përkohësisht kohëzgjatjen e baterisë”. Apple shton se temperaturat e ulëta mund të bëjnë që pajisja të…
Në mbarë botën, njerëzit pajtohen se qyteti më i mirë i SHBA-së për të jetuar dhe punuar jashtë vendit është Miami, Florida. Plazhi i Floridës së Jugut dhe destinacioni i jetës së natës renditet i 12-ti nga 50 qytete globale si një vend kryesor për emigrantët për të jetuar dhe punuar jashtë vendit, sipas një sondazhi me më shumë se 12,000 të anketuar nga InterNations, një komunitet emigrantësh në internet me më shumë se 4.5 milionë anëtarë globalë. Jo shumë prapa është qyteti i Nju Jorkut, i cili renditet i 16-ti nga 50. Miami dhe Nju Jorku janë të vetmet…
Ish-kandidati në Partinë Demokratike për Primaret për Tiranën, Ilir Alimehmeti ka refuzuar propozimin e Belind Këlliçit, kandidatit zyrtar të PD-së për kryeqytetin. Në një intervistë televizive, Alimehmeti u shpreh se nuk do të behet nënkryetar bashkie, nëse Këlliçi fiton zgjedhje lokale më 14 maj të vitit 2023. “Unë mendoj që ishte një moment ku zoti Këlliçi këtë ofertë, e bëri në kushtet e një orëshi, dy orëshi, ose më pak se aq. E pakëshilluar mirë, përgjigja është jo në atë drejtim. Patjetër, unë do ta ndihmoj me gjithçka që mundem, që zoti Këlliçi, si kandidat zyrtar tani të shkojë dhe…
Autoritetet britanike kanë kthyer në Shqipëri 11 emigrantë. Sipas mediave londineze, emigrantët ishin të dënuar për krime të ndryshme. Pamjet e mediave britanike tregojnë disa të rinj shqiptarë që shoqërohen në aeroport nga policia. Sipas mediave, mes tyre ka persona të dënuar për krime të ndryshme, kryesisht për kultivim droge. Ata akuzoheshin për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, si dhe hyrje të paligjshme në territorin e Britanisë së Madhe. Pavarësisht kërkesave për të tyre për të qëndruar në Britani, autoritet e Mbretërisë së Bashkuar kanë vendosur kthimin e tyre në Shqipëri. Deportimi i tyre është bërë në Rinas të…