Author: tirana

Botërori është drejt fundit dhe tashmë shumë shpejt do të mësohim çiftin finalist. Nesër mbrëmja në orën 20:00 luhet gjysmëfinalja e parë mes Argjentinës dhe Kroacisë. Të dy kombëtaret vijnë në këtë përballje pas penalltive, ku Argjentina eliminoi Holandën, ndërsa Kroacia mposhti Brazilin. Formacionet e mundshme: Sa i përket kompanive të basteve, Argjentina shihet favorite teksa kuotohet me koefiçientin 1.80, ndërsa fitorja e Kroacisë me kuotën 5.00, barazimi kuotohet me 3.30. Ndërkohë, të dy ekipet pritet të startojnë me skemën 4-3-3.

Read More

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian ranë dakord të plotësojnë një fond që është përdorur për të paguar mbështetjen ushtarake për Ukrainën me dy miliardë euro të tjera. Ekziston mundësia e një rritjeje tjetër më vonë, me rritjen totale deri në vitin 2027 deri në 5.5 miliardë euro, tha Këshilli Europian. “Vendimi i sotëm do të sigurojë që ne të kemi fondet për të vazhduar dhënien e mbështetjes konkrete ushtarake për forcat e armatosura të partnerëve tanë”, tha në një deklaratë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Read More

Pas shpalljes së fituesve në balotazh të Primareve në 5 bashki ka reaguar edhe kryetari i Komisionit të Organizimit dhe Operacioneve Elektorale, Keltis Kruja duke dhënë më shumë detaje rreth këtij procesi. Deklarata e plotë: Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se përfundoi procesi i balotazhit për primaret në 5 bashki. Rezultatet dhe fituesit e garës janë si më poshtë: 1. Mirditë: 880 votues, fitues është Albert Mëlyshi me 60% e votave; 2. Dibër: 1137 votues, fitues është Ismail Uka me vetëm 1 votë më shumë; 3. Mat: 676 votues, fitues është Skënder Gjuci…

Read More

Lojtarët e Portugalisë duket se kanë përhapur një teori konspirative për Argjentinën dhe Lionel Messin pasi ëndrrat e tyre për titull u prishën në çerekfinale kundër Marokut. Në fund të ndeshjes, lojtarët e Fernando Santos kritikuan vendimin e FIFA-s për të lejuar një gjyqtar argjentinas të drejtojë lojën. Pepe dhe Bruno Fernandes la të kuptohet se FIFA me sa duket dëshiron të shohë Argjentinën të bëhet kampione e botës. “Është e papranueshme që një arbitër argjentinas të gjykojë ndeshjen tonë. Pas asaj që ndodhi dje, me të gjitha deklaratat e Messit dhe argjentinasve. Dhe tani po gjykohemi nga një arbitr…

Read More

BE ka siguruar mjaftueshëm gaz për këtë dimër, por mund të përballet me mungesa vitin e ardhshëm nëse Rusia shkurton më tej furnizimet, sipas një paralajmërimi të Komisionit Europian dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), shkruan The Guardian. Nëse Rusia redukton edhe atë pjesë të gazit që po i dërgon Europës, BE-ja mund të përballet me një mungesë gazi prej 27 miliardë metra kub (bcm) në 2023. tha IEA. Konsumi total i gazit në BE ishte 412 bcm në vitin 2021, sipas të dhënave të BE-së. Duke folur në një konferencë për shtyp, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen,…

Read More

Autoritetet greke ngrinë të hënën asetet e zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian, Eva Kaili, pas arrestimit të saj me akuza për korrupsion që dyshohet se kanë lidhje me Katarin, raportojnë mediat lokale. Eva Kaili, një nga 14 nënkryetaret e organit legjislativ evropian nga partia e majtë qendrore e Greqisë PASOK-KINAL, u mbajt të premten nga policia belge pasi shtëpia e saj u kontrollua, sipas të përditshmes belge Le Soir. Sipas transmetuesit publik grek ERT, autoritetet pezulluan gjithashtu “llogaritë bankare, kasafortat, kompanitë dhe pasuritë e tjera financiare” të të afërmve të saj. Gjithashtu, po ngrihen edhe llogaritë bankare të një kompanie pronash…

Read More

Kryeministri Edi Rama sëbashku me zv.kryeministren, Belinda Balluku kanë prezantuar këtë të hënë, projektin e Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano. Ministrja e Infrastrukturës, tha se kompleksi portual Durrës-Porto Romono do të mbulojë nevojat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në 4 dekadat e ardhshme. “Është një projekt strategjik që do mbulojë nevojat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, për 4 dekadat e ardhshme. Nuk është kopje e madhe e Durrësit, por investim i ri modern që do mbulojë kërkesat e 4 dekadave të ardhshme me një teknologji që nuk është aplikuar këtu. Në…

Read More

Këtë të hënë u zhvillua mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku kanë marrë zyrtarisht manadatin e deputetëve Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda. Në seancën plenare që do të mbahet pasdite, ata do të bëjnë edhe betimin. “Mbledhja shqyrtoi vendimin nr. 211, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit “ Partisë Demokratike-Aleanca për Ndryshim”, qarku Tiranë, z.Petrit Dine Doda, si edhe vendimin nr. 212, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha këtë të hënë se pas seancës së 15 dhjetorit, qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë. Me këtë paralajmërim, ai iu përgjigj pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe. Rezoluta 1244 Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare…

Read More

21-vjeçari Armando Broja pësoi një dëmtim në gju gjatë miqësores së djeshme të Chelsea ndaj Aston Villa. Dëmtimi duket i rëndë dhe klubi londinez ka vendosur që të marrë menjëherë masa për zëvendësimin e sulmuesit shqiptar. Referuar mediave angleze, stafi i “Bluve” ka frikë se Broja ka dëmtuar ligamentin e kryqëzuar të gjurit dhe mund të ketë mbyllur sezonin. Tani Chelsea ka kthyer sytë nga talenti i Borussia Dortmund, adoleshenti Youssoufa Moukoko, të cilin po kërkon ta sjellë në Londër që në janar. 18-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon në Bundesligë, duke shënuar 6 gola në 14 ndeshje, dhe u bë…

Read More

Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kjo e hënë i gjeti banorët e Levanit në një protestë. Prej vitesh banorët e 10 fshatrave të njësisë administrative Levan në Fier, po vuajnë ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike. Situata bëhet veçanërisht problematike në stinën e dimrit, kur si pasojë e motit të keq ndërprerjet janë 24-orëshe. Banorët e këtyre fshatrave protestuan për situatën para Prefekturës Fier. Pas takimit me Prefektin Shehaj, banorët janë shprehur mosbesues ndaj zgjidhjes së problemit teksa thanë se nëse nuk do të ketë një zgjidhje konkrete do të vazhdojnë përshkallëzimin e protestave deri në bllokim rruge.

Read More