Një shpërthim tek një parukeri, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Ngjarja është shënuar në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe bëhet fjalë për një sasi kapsollë detonatore të vendosur që ka shpërthyer pranë biznesit, duke shkaktuar dëme të vogla. Hetuesit kanë dyshime për ndonjë konflikt që pronari mund të ketë pasur dhe lënda eksplozive të jetë një mesazh.
Author: tirana
Në një kohë që situata është shumë e tensionuar, këtë të hënë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, thotë se Kosova dhe Serbia duhet të shtensionojnë situatën. “Ato duhet t’i kthehen dialogut, duhet ta kapërcejnë këtë tendencë për të luftuar në rrugë”. Kujtojmë se në veri të Kosovësm zonë e banuar me shumicë serbe disa grupe serbësh vazhdojnë bllokimin e rrugëve për të tretën ditë me radhë. Protestën e nxiti arrestimi i një ish-zyrtari serb të Policisë së Kosovës, të shtunën. Dejan Pantiç u arrestua nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të…
Veriu i Kosovës është i bllokuar nga qytetarët serbë. Ata po protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç. Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë, pasi ka ende barrikada. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se duhet të ketë një prezencë shumë më të fortë të NATO-s, EULEX, ndryshe serbët do të shfrytëzojnë hapësira për të ndarë Veriun e Kosovës. “Shikoja dje forcat speciale kosovare që thoshin: ‘Nuk po ndërhyjmë, ne jemi këtu se po na sulmojnë dhe duam ndihmën e të gjithëve’. Pra e kuptoni se çfarë situate është dhe kjo situatë nuk…
Situata e reshjeve është përmirësuar ndjeshëm, duke bërë që territori shqiptar të jetë nën ndikimin e kthjellimeve me alternime vranësisrash. Megjithatë, reshjet do të jenë prezente gjatë pjesës së dytë të ditës, në sasi më të pakta. Ndryshe është paraqitur situata termike, bën me dije sinoktikania Lajda Porja. Gjatë natës ka patur depërtim të masave ajrore polare që janë drejtuar tashmë drejt vendeve të Ballkanit, duke sjellë menjëherë rënie të temperaturave. Pjesa e parë e javës do të jetë tipike dimri. Në zonat malore temperaturat do zbresin deri në -3 gradë Celsius dhe maksimalet jo më shumë se 12-13 gradë.…
Psikologu dhe pedagogu Ylli Pango, thotë se kishte mundësi që të jetonte në SHBA, pas rënies së komunizmit, por nuk e bëri një gjë të tillë. Ai u shpreh se nuk kishte mundësi që të merrte me vete ne SHBA, nënën dhe djalin e saj. “Unë pata mundësi të rrija në Boston kur mbarova studimet pasuniversitare në ’95. Kam qenë i lidhur me nënën dhe djalin tim. Unë nuk mund t’i merrja ata. Bursa ishte amerikane dhe kishte një kusht dhe duhej të paketën 5 vite të shërbeja atje. U ktheva ishte shumë në dilemë për të ndenjur sot”. Po…
Port Durrës/Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive. Sekuestrohen rreth 12 000 euro të padeklaruara, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 pasaportë e falsifikuar. Arrestohet në flagrancë 41-vjeçari turk që tentoi të hynte në Shqipëri, me shumën e eurove të padeklaruar dhe sasinë e kanabisit, duke përdorur pasaportë spanjolle të falsifikuar. Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë ndaluar për kontroll më të detajuar një 41-vjeçar, pasi kishin dyshime se kishte paraqitur pasaportë të falsifikuar. Gjatë kontrollit…
Shefi i politikave të jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell ka bërë thirrje për vëmendje të shtuar në sigurinë dhe mbrojtjen e Europës. Borrell e inkurajoi rajonin që të shtojë fondet në mbrojtje dhe të ketë një bashkëpunim më të madh. Për të lufta në Ukrainë duhet të jetë një kambanë alarmi për kapacitetet ushtarake që zotëron blloku. “Ne i kemi dhënë armë Ukrainës, por duke vepruar kështu, kuptuam se rezervat tona ushtarake janë varfëruar. Me rikthimin e luftës konvencionale në zemër të Evropës, ne kuptuam gjithashtu se na mungojnë aftësitë kritike të mbrojtjes, për të qenë në gjendje të…
Mesfushori i Real Madridit dhe i kombëtares kroate, Luka Modric ka folur për ndeshjen e ardhshme të Kupës së Botës kundër Argjentinës. Futbollisti 37-vjeçar pranoi se nuk do të ishte e lehtë të ndalohej lideri i skuadrës së Amerikës së Jugut, Lionel Messi, megjithatë, sipas Modric, kroatët janë të përgatitur për këtë ndeshje dhe do të bënin gjithçka për të fituar. “Sigurisht, Lionel Messi është një figurë shumë e madhe, ai është lojtari i tyre më i mirë dhe do të jetë shumë e vështirë për ne ta ndalojmë atë, por ne jemi të përgatitur dhe do të japim gjithçka”,…
Krishtlindjet janë një kohë që shumica prej nesh e presin me padurim, por jo të gjithë e presin me entuziazëm. Disa i trajtojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri si një ditë të zakonshme dhe të përditshme, ndërsa ka të tjerë që absolutisht i urrejnë. Edhe pse kjo nuk pajtohet me ne, ne e kuptojmë se secili ka arsyet dhe mendimet e veta, kështu që ne e respektojmë atë. Sipas yjeve dhe planetëve 3 janë ata që nuk i durojnë fare pushimet. Shikoni më poshtë cilat janë këto 3 shenja: DASHI Edhe pse Dashi është ndër shenjat që i pëlqejnë festat dhe argëtimet,…
Britania e Madhe vijon që të kthejë shqiptarët që zgjedhin rrugën e paligjshme për të qëndruar atje. Këtë herë janë 11 shqiptarë, mes tyre të dënuar me disa vite burg dhe emigrantë të paligjshëm. Sipas “Daily Mail”, grupi i shqiptarëve shoqërohej në avion nga 30 britanikë, të cilët ishin vendosur nga autoritetet vendase për tu siguruar që të depërtuarit të mos arratiseshin kur të mbërrinin në Shqipëri. Në këtë fluturim, ishte edhe një person i dënuar me mbi 26 vjet burg, pasi akuzohej për krime të ndryshme në fushën e drogës. ndërsa të tjerët ishin persona të cilët kishin kaluar…
Një model i ri topi do përdoret për fazat finale të Kupës së Botës në “Katar 2022”, duke zëvendësuar modelin ekzistues që është përdorur gjatë gjithë turneut deri më tani. Modeli “Al Hilm” nga “Adidas”, i cili pason “Al Rihla”, do të përdoret në gjysmëfinalet e ardhshme dhe në finalen e madhe. Topi ekzistues i prezantuar me teknologjinë për të ndihmuar në gjurmimin dhe ndihmën për vendimet e gjyqtarëve, është përdorur deri më tani në fazat e grupeve dhe raundet fillestare me eliminim direkt të turneut të Kupës së Botës. “Al Hilm”, me një dizajn bazë prej ari dhe model…
Disa qarqe në vend kanë pësuar përmbyetje përshkak të përmbytjeve të orëve të fundit. Lezha, Shkodra dhe Fushë-Kruja mbeten zonat më të prekura. Si pasojë, raportohet për sipërfaqe tokash të mbytura , ndërsa ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrikë në disa njësi administrative. Në Fushë-Krujë, edhe pse reshjet kanë pushuar dhe niveli i lumit Ishëm ka rënë në zonën e Murqinës vijon të ketë sipërfaqe të mëdha të përmbytura dhe vijojnë të jenë të izoluara rreth 20 familje. Kjo situatë krijohet nga kanalet e pa pastruara të cilat në vend ne që ta përcjellin ujin në lumë e kthejnë…