Author: tirana

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Beograd, ka dalë me një komunikatë të përbashkët ku kërkohet urgjentisht heqja e barrikadave në Veriun e Kosovës të vendosura nga serbët lokalë. Në komunikatë thuhet se “Shtetet e Bashkuara shprehin shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës”. “Ne e kuptojmë se autoritetet kosovare kanë arrestuar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve kosovare të zbatimit të ligjit dhe komisionit zgjedhor. Ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj…

Read More

Myrto Uzuni po zhvillon një sezon fantastik te Granada. Lojtari shqiptar ka realizuar golin e radhës në La Liga 2, në ndeshjen ndaj Burgos. Uzuni shfrytëzon më së miri një asist të Callejon, për t’i dhënë skuadrës së tij avantazhin. Për lojtarin shqiptar ky është goli i 10-të në 18 ndeshje, ndërsa numëron 3 assiste. Uzuni po luan sezonin e tij të dytë te Granada dhe ndryshe nga edicioni i parë, në të dytin shifrat flasin në favor të tij. Më parë, ka luajtur për Lok. Zagreb dhe Ferencvaros.

Read More

Franca do të masë forcat në gjysmëfinalen e Botërorit ndaj Marokut. Trajneri i “Gjelave”, Didier Deschamps ka kërkuar nga skuadra që rivali të merret seriozisht, pasi e meriton gjithë respektin. “Ne takuam një Angli të shkëlqyer atletikisht dhe teknikisht, por ne u përgjigjëm. Është e mrekullueshme të jemi ende në gjendje të arrijmë në gjysmëfinale dhe ne duam ta shijojmë atë. Ka cilësi në këtë ekip, por ka edhe një mentalitet dhe një gjendje shpirtërore. Maroku meriton gjithë respektin tonë. Ndoshta ata nuk ishin pjesë e ekipeve që e kemi pritur deri tani, por do t’i marrim shumë seriozisht” –…

Read More

Partia Demokratike po zhvillon këtë diel ceremoninë për 32 vjetorin e Themelimit të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij Sali Berisha u shpreh: “Në këtë jubile të 32 vjetorit të themelimit të saj, përulem me nderimin më të madh para veprës, guximit të tribunit të lirisë Azem Hajdari dhe studentëve që ne me një zë i thërrisnim, liberatorë, apo engjëj të demokracisë që me guximin e tyre bënë të mundur fundin e epokës së monizmit në Shqipëri. PD u themelua 32 vite më parë si parti e lirisë e njerëzve më të shtypur. U themelua si parti e vlerave demokratike…

Read More

Nga Emilia Bunea Unë kryej kërkime mbi udhëheqësit që kanë hobi të ndryshëm, dhe së fundmi jam ndalur tek kategoria e “komedianëve”: menaxherët e biznesit që bëjnë komedi të formatit “standup”, ose një teatër improvizues në kohën e tyre të lirë. Ata besojnë se hobi i tyre do t’i bëjë ata liderë më të mirë. Dhe në këtë aspekt nuk janë një rast i veçantë. Të gjithë drejtuesit e kompanive me të cilët kam biseduar më thanë të njëjtën gjë. Humori po njihet tashmë si një aftësi thelbësore për një lidership të suksesshëm. Një varg kërkimesh të reja e pranojnë…

Read More

Rudina Hajdari, u shpreh se Partia Demokratike ka bërë shumë për vendin. Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e 32-vjetorit të PD, Hajdari tha se sistemi politik shqiptar sot i përngjan diktaturës.. “Shqipëria është në udhëkryq të rrezikshëm. Brenda 3 vitesh Shqipëria ose do t’i rikthehet shinave Perëndimore ose do të kthehet si në diktaturë…Partia në pushtet i është rikthyer metodave të para vitit ’90. “, tha ajo.

Read More

Partia Demokratike feston sot 32-vjetorin e themelimit të saj dhe grupi i Berishës po mban një ceremoni festive në një prej hoteleve të kryeqytetit. Por, ajo që u vu re ishte një gjest i veçantë i demokratëve të Elbasanit. Për t’u solidarizuar me ish-kryeministrin Sali Berisha, siç shihet dhe në videon e mëposhtme, ata në mënyrë simbolike dhe në mbështetje të liderit demokrat kanë vendosur syze dielli. Mes tyre është dhe nënkryetari i PD, Luçiano Boçi. Kujtojmë që Sali Berisha u sulmua dhe u godit me grusht nga Gerti Shehu, i cili tashmë është në burg. Pas dëmtimeve që mori në…

Read More

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ka qenë Marjana e cila ka lindur dhe është rritur në fshatin Kushovë të Gramisht. Më pas është larguar për në Gjermani, për një jetë më të mirë. Marjana tregon se i atij i tij ka punuar gjithmonë në qytetin e Gramisht, në komunale dhe për 40 vite me radhe ai bënte 14 kilometra për të shkuar në punë dhe 14 për t’u kthyer sërish në fshatin e Kushovës, për shkak të mungesës së transportit. Më vonë pasi Marjana me vëllezërit dhe motrat e saj u rritën…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për situatën në vend për shkak të motit të keq. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, ka përmirësim të dukshëm të situatës si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit. Kuotat e të gjithë lumenjve, veçanërisht e lumit: Drin, Buna, Vjosë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Niveli hidrik i kaskadave mbi lumin Drin paraqitet normale. Është normalizuar gjendja në lagjen Granicë, në Gjirokastër, ku pati vërshim të përroit të Cullos. Të gjitha akset rrugore nacionale…

Read More

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar për përplasjet në Veri të Kosovës. Nikolla shprehet se zhvillimet e orëve të fundit janë shqetësuese, duke shtuar se dhuna ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX është e dënueshme. “Zhvillimet në veri të Kosovës janë shqetësuese. Dhuna ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX është e dënueshme. Autoritetet e Kosovës po tregojnë përgjegjësi e maturi. Por këto qëndrime duhet të pasohen nga përmbajtja e autoriteteve serbe, në mënyrë që edhe këto të fundit të shfaqjen përgjegjësinë dhe të kontribuojnë në pengimin e përshkallëzimit të situatës.”, shkruan Nikolla.

Read More

Nga Hasan Pasha/ Futbolli shqiptar po përjeton ditët më të zeza në historinë e tij. Nuk i shkruaj këto radhë si një tifoz i sëmurë. I shkruaj me dhimbje. Në fushat tona të futbollit po ndodhin skandale pa fund. Lojtarët, drejtuesit e klubeve, zyrtarët lokal, tifozët i adresojnë akuzat ndaj FSHF-së si institucioni që duhet të mbajë rregull e të jap drejtësi. Eshtë e disata ndeshje që xhaketat e zeza dëmtojnë rëndë skuadrën e Burrelit, jo vetëm në transfertë, por edhe në “Liri Ballabani”. Për dekata kam pasqyruar në shtypin e shkruar dhe viziv ndeshjet e luajtura në Burrel. Jemi…

Read More

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 351 testime, 12 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 15 të shëruar në 24 orët e fundit 11 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 351 testime, nga të…

Read More