Author: tirana

Me opinionin se shqiptarët janë “pushtues”, sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suela Braverman ka gati ligjin që shqiptarëve iu ndalon azil kërkimin. Sipas gazetës “The Sun”, ku citohet një burim qeveritar, ndryshimet pritet të ndodhin përpara Krishtlindjes. Janë 12.102 shqiptarë në pritje t’u shqyrtohet kërkesa për azil. Deri më tani mediat britanike kanë zbuluar se ky plan do ta përfshi Shqipërinë në listën e bardhë, duke mos-lejuar që shqiptarët të kenë të drejtë azil kërkimi. Kryeministri Rishi Sunak, u tha deputetëve konservator se për të është prioritet numër 1 korrigjimi situatës me emigracionin e jashtëligjshëm.

Read More

Kjo e dielë e ka gjetur kreun e qeverisë, Edi Ramën, në një takim me këshilltarin për ekonominë e financat në Gjermani, Lars-Hendrik Röller. Kryeministri shkruan përmes një postimi në facebook, se se me të pati dy ditë diskutime intensive dhe të dobishme. Prej disa muajsh ai ka marrë postin e Drejtorit të Bordit të Investimeve të BlackRock-ut, kolosi multinacional me qendër në Shtetet e Bashkuara, që menaxhon fondin më të madh në botë me rreth 10 trilionë USD. Postimi i plotë Kënaqësi e privilegj i veçantë që na bashkohet në rrugën tonë, si këshilltar i kryeministrisë për ekonominë e…

Read More

Fermerët e Rroskovecit po kthejnë në vaj ullinjtë që kanë vjelë. Nuk mund t’i gëzohen produktit që marrin pasi hall të madh kanë shitjen e tij. Treg nuk kanë gjetur. Fermerët thonë se në disa raste janë detyruar ta shesin edhe me 350 lekë litrin. Disa kanë ende vaj nga viti i shkuar. Në mungesë të pikave të grumbullimit mundohen ta shesin te të njohurit.

Read More

Këtë të dielë, pas rritjes së frikshme të tensioneve në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të distancohen nga regjimi i presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili sipas tyre po i financon dhe po kërkon luftë. Në një konferencë të jashtëzakonshme pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës, Kurti theksoi se Serbia kërkon destabilitet në rajon. “Ftoj të gjithë serbët në Kosovë të punojnë, jetojnë e qeverisin bashkë me ne. Serbia dëshiron kthim në kohe lufte, ne dëshirojmë të ardhme demokratike prosperuese e europiane.…

Read More

Gjykata e Tiranës ka lëshuar 15 urdhër-arreste pas një hetimit të Policisë së Tiranës për goditjen e call-centerave që mashtrojnë qytetarët në vendet e Bashkimit Europian. Drejt Shqipërisë janë bërë transferta parash në vlerën e 5 milionë Eurove. Nga 15 urdhër-arrestet, 6 janë shqiptarë dhe 9 italianë. Në pranga ka rënë vetëm një person. Ai është A. L., 30 vjeç, banues në Tiranë. Sipas sistemit TIMS, rezulton se 9 shtetasit italianë dhe 1 shtetas shqiptar nuk ndodhen në Shqipëri. Ndërkohë, policia vijon kontrollet për kapjen e 4 shtetasve të tjerë shqiptarë, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurië “Arrest…

Read More

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka planifikuar të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh (4 kate mbi tokë një nën tokë) pa leje në Dhërmi. Sipërfaqja e ndërtimit të këtij objekti është 2160 metër katror. Për realizimin e operacionit janë hapur 618 furnela (vrima) në trupin e objektit ku do të vendosen 30 kilogramë lëndë eksplozive. Shpërthimi do të kryhet në orën 15.00. Inspektorët e IKMT së bashku edhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë.

Read More

Një urim në 32-vjetorin e themelimit të PD-së për demokratët e ka dhënë edhe ish-kreu i tyre, Lulzim Basha. Në mesazhin e tij, Basha thekson se PD u themelua si shpresë për ndryshim, dhe se sërish do të jetë shpresë për shqiparët. “Partia Demokratike ka lindur e re dhe do të mbetet e re, ka lindur europiane dhe do të mbetet europiane, ka lindur kombëtare dhe do të mbetet kombëtare, ka lindur mes sakrificash, e mbi sakrificat do të ngrihet më e fortë, ka lindur si shpresë e shqiptarëve për ndryshim dhe do të jetë sërish shpresa e tyre, ka…

Read More

Një pjesë e venit është sërish në panoramën e javëve të shkuara, me përmbytje. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, në njësinë administrative Ana Malit ka përmbytje ne një sipërfaqe prej 400 ha. Ka ndërprerje të energjisë elektrike në njësinë administrative Ana Malit, fshatrat Beltojë, Mali Hebe njësia administrative Bërdicë, si dhe njësia administrative Shkrel në Malësinë e Madhe. Në njësinë administrative Zejmen në Lezhë ka sipërfaqe toke të përmbytur, 50 ha në fushën e Treshit dhe 15 ha në Spiten, ndërsa në njësinë administrative Balldren, ish-këneta e Torovicës ka 200 ha tokë nën ujë.…

Read More

Humbja shokuese në Katar, bën që Cristiano Ronaldo të mos kthehet në Lisbonë pas eliminimit të vendit të tij në çerekfinale nga Katari 2022 ndaj Marokut. Ronaldo shoqërohet nga nëntë të tjerë për të qëndruar në Katar, pasi FA portugeze njoftoi se vetëm 14 lojtarë do të ktheheshin në kryeqytetin portugez pas humbjes historike 1-0 të së shtunës. Nga skuadra fillestare prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës, Danilo Pereira dhe Nuno Mendes tashmë ishin tërhequr për shkak të lëndimeve, duke lënë 24 lojtarë në turne – 14 prej të cilëve tani do të kthehen në Lisbonë rreth orës 17:15…

Read More

Ish-ministri i Diasporës, deputeti socialist, Pandeli Majko ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Për të Serbia ka filluar një “lojë” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin, ndërsa bën thirrje për të mos nënvlerësuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. “Serbia ka filluar një “lodër” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin. Në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë. Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vucic”,-shkruan Majko.

Read More

Pas Liqenit të Tiranës dhe atij të Farkës, Bashkia e Tiranës vijon mbjelljen masive të pemëve në Liqenin e Prushit. Duke shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Maleve, nxënës të shkollave “Bedri Llagami” dhe “Asim Vokshi”, si dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, mbollën 360 pemë në këtë park. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili mori pjesë në aksionin për mbjelljen masive të pemëve, tha se ky është një mesazh për të gjithë ata që kanë dëmtuar pyllëzimin. “Kur mendon si janë prerë pemët në shumë prej pyjeve tona, ky është një moment…

Read More

Pandemia e Covid-it ka pasur një ndikim të fortë edhe në shëndetin tonë mendor. Një studim i ri nga Universiteti Stanford, i botuar në Biological Psychiatry Global Open Science dhe i kryer me 163 djem, tregon se virusi mund të ketë modifikuar fizikisht trurin e më të rinjve, duke i shkaktuar plakjen e parakohshme të tyre. Tek djemtë e përfshirë në studim, truri i të cilëve u fotografua nga një rezonancë magnetike para dhe pas pandemisë, këto procese u përshpejtuan. Deri më tani këto ndryshime të shpejta ishin gjetur vetëm tek djemtë që kishin pësuar dhunë në familje, të cilët…

Read More