Situata në qarkun e Shkodrës nuk është e mirë përshkak të reshjeve të fundit. Autoriteti Rrugor i veriut njofton se në segmentin Dedaj-Bogë, pikërisht në përroin e Thatë, km 5, ka rritje të nivelit dhe si pasojë dalje të përroit në rruge. Niveli ujit është i paqëndrueshëm dhe rruga momentalisht është e bllokuar, ku janë vendosur sinjalistika që banorët të kalojnë në rrugë alternative. Bëhet fjalë për aksin rrugor, ku dy javë më parë humbën jetën babë e bir në tentativë për të kaluar rrugën. Pjesa tjetër e akseve rrugorë paraqitet pa probleme. Kuota në Lumin Drin është 6.00, me…
Author: tirana
Këtë të dielë të 11 dhjetorit, shënohet 32 vjetori i krijimit të Partisë Demokratike, por thellohet përçarja mes demokratëve të cilët po festojnë pa një pjesë së partisë së tyre. Që prej më shumë se një viti, Partia Demokratike udhëhiqet nga dy frymë, të cilat pretendojnë se po përfaqësojnë kampin opozitar. Këtë pardite festimet po i mban grupi i Alibeajt, ndërsa festimet e kampit të Berishës pritet që të jenë pasdite.
32 vite më parë është themeluar Parta Demokratike e Shqipërisë. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shkruan e 32 vite më parë u themelua PD njëherazi dhe pluralizmi politik në Shqipëri. “Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike! Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike njëherazi dhe pluralizmit politik në Shqipëri”,-shkruan Berisha në postimin e tij. Më 11 Dhjetor 1990, përkon me takimin e zhvilluar mes një grupi studentësh, intelektualësh dhe petagogësh me ish-Presidentin e fundit komunist Ramiz Alia, takim në të cilin ky i fundit pranoi pluralizmin
16 kërkime për dyshime për pagesa “të konsiderueshme” parash nga Katari për të ndikuar në vendimet e eurodeputetëve, ka tronditur Brukselin. Eurodeputetja socialiste greke Eva Kaili, një nga 14 nënkryetarët në organin legjislativ evropian, është një nga të arrestuarit. Ajo u pezullua nga partia e saj dhe u sanksionua, duke u tërhequr përkohësisht nga detyrat e saj, si përfaqësuese e kreut të parlamentit në Lindjen e Mesme. Një zëdhënës i Roberta Metsola, Presidente e Parlamentit Evropian, njoftoi të shtunën në mbrëmje se: “Në vazhdën e hetimeve gjyqësore të kryera nga autoritetet belge, presidentja Metsola ka vendosur të pezullojë me efekt…
Veriu i Kosovës është në prag të një konflikti të ashpër. Një bombë është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e dhjetorit, në afërsi të Rudares. “Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin për mediat. “Apelojmë te të gjithë ata që janë përgjegjës që të përmbahen nga veprime të tjera provokuese si dhe iu bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që autorët t’i sjellin përpara drejtësisë”. Njoftimi i EULEX: Konfirmojmë se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e…
Çiftet gjysmëfinale të Botërorit, janë Argjentina, Kroacia Franca dhe Maroku. Lionel Messi me Argjentinën e tij dhe Luka Modric me Kroacinë, do përballen të martën në orën 20:00 dhe do të jenë të parët që do të zbresin në fushë. Një ditë më vonë në të njëjtën orë do të luajnë Franca dhe Maroku. Ndeshja për vendin e tretë është caktuar të shtunën nga ora 16:00, ndërsa finalja e madhe e Botërorit do të luhet të dielën me fillim nga ora 16:00.
Situata këtë të dielë paraqitet më e qetë në veri të Kosovës, por rrugët vijojnë që të jenë të bllokuara. Mbrëmjen e së shtunës u shënuan shpërthimeve dhe të shtënave me armë. KFOR-i dhe EULEX-i janë duke e monitoruar situatën. Pak njerëz shihen aktualisht në barrikadën në Rudarë të Zveçanit. Pasditen e djeshme në Rudarë, serbët lokalë u mblodhën në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb. Ata vendosën barrikada në këtë vend. Policia e Kosovës mbylli rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën…
“Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë. Republika e Kosovës do të fitojë”,-shkruan kryeministri Albin Kurti, për situatën në veriun e Kosovës, ku thekson edhe se barrikadat e “kriminelëve me maska” të ngritura në veri duhet të hiqen menjëherë. Në lidhje me këtë ai tha se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është në kontakt me komandantin e misionit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia. Ndër të tjera Kurti tha se Serbia ka disa ditë që po “e kërcënon Kosovën me agresion”. Postimi i plotë Ka disa ditë që Serbia kërcënon Kosovën me agresion. Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë bëjnë thirrje për kthimin…
Këtë të dielë, një konflikt i çastit ka degjeneruar në përdorimin e armëve në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të një lokali, ku 25-vjeçari Xhensil Sefa në gjendje të dehur, plagosi shokun e tij, shtetasin L.C me të cilin ishte ulur në tavolinë dhe më pas është vetëplagosur në dorë. Sefa është arrestuar nga policia, teksa në pranga ka rënë edhe 24-vjeçari Hygert Muja, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, pasi ka fshehur armën e krimit, ka hequr gëzhojat nga vendngjarja dhe ka prishur vendin e ngjarjes. U arrestua në flagrancë edhe 28-vjeçari Flogert…
Moti i keq këtë të dielë ka shkaktuar çarjen e digës së përroit të fshatit Hundëkuq në Gjirokastër. Rrezikohet përmbytja e rrugës që të çon në këtë fshat e cila deri tani është e kalueshme. Probleme paraqet dhe rruga rurale mes dy fshatarëve në Labovë ku ka rrëshqitje dherash. Në disa zona mungon energjia elektrike.
Përmbytjet janë rikthyer në vend dhe situata është e rëndë. Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që prurjet e përroit Zaranikës, të kthehen në një rrezik për banorët. Shtrati i përroit nuk përballon dot intensitetin e prurjeve duke bërë që uji të vërshojë jashtë. Ura në lagjen Vullnetari, rrezikon shembjen. Reshjet e shiut kanë ndalur, por banorët e zonës pranë përroit të Zaranikës janë të frikësuar. Rritje të prurjeve ka dhe përroi i Namazderes dhe lumi Shkumbin.
Qëndrimi i fortë i ambasadores ë SHBA-së, Yuri Kim për të luftuar korrupsionin, deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj, e konsideron si mesazh të qartë drejtuar qeverisë. Për të ambasadorja i zbehu entuziazmin qeverisë për largimin e saj, duke i siguruar ata se SHBA do të vijojë angazhimin për çrrënjosjen e korrupsionit në vend. “Tentativave të qeverisë për te kontrolluar zgjedhjen e kreut të SPAK-ut, ambasadorja iu përgjigj duke rikujtuar se Presidenti Biden a ka përcaktuar luftën kundër korrupsionit si interes thelbësor të Amerikës”. Postimi i plotë Ambasadorja Kim sigurohet të zbehë entuziazmin e qeverise për largimin e saj. Ndërsa…