Author: tirana

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar këtë të shtunë në fshatin Çermë e Sipërme. Sh. D., 53 vjeç, banues në Zharrnec, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, i cili ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të shtunë në drejtim të Policisë së Kosovës, pranë pikës kufitare të Bërnjakut. Përmes një njoftimi për mediat, autoritetet njoftuan se në vetëmbrojtje, njësitë policore janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri grupeve kriminale të cilët janë larguar në drejtim të panjohur. “Persona nga grupe të caktuara kriminale të cilat kanë kryer bllokimin e disa rrugëve në veri të vendit, nga lokacione të ndryshme, në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit,…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç se Serbia do të dislokojë ushtrinë në veri të Kosovës. Haradinaj i bën thirrje Serbisë që të heqë dorë nga politikat luftënxitëse dhe t’i tërheqë trupat paramilitare nga veriu, ndërsa kërkon nga BE dhe SHBA që të ndërhyjnë për qetësimin e situatës. Postimi i Ramush Haradinajt: Shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri. Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga…

Read More

OSBE ka mirëpritur vendimin për shtyrje e zgjedhjeve të pjesshme në veri të Kosovës. Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Michael Davenport, përmes një postimi në Twitter tha se e sheh këtë si një mundësi për të ulur tensionet e për tu përqendruar në dialog. “Mirëpres vendimin e presidentes Osmani dhe të liderëve të partive politike për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë komune dhe ato për asambletë komunale në veri të Kosovës. Të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të ulur tensionet dhe për t’u përqendruar në dialog”, ka…

Read More

Georgina Rodríguez, bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, ka kritikuar ashpër trajnerin e Portugalisë, Fernado Sattos, pas humbjes që kombëtarja pësoi ndaj Marokut. Sulmuesi portugez e mbylli karrierën në Kupën e Botës me një ndeshje ku ishte zëvendësues, duke mos lënë shenjën e tij siç kishte ëndërruar. Vendimi i Sattos ka revoltuar partneren e CR7-ës, e cila ka shpërthyer në akuza. “Sot, shoku dhe trajneri yt vendosi gabim. Ai mik për të cilin ke kaq shumë fjalë admirimi dhe kaq shumë respekt. I njëjti mik që, duke të futur në fushë, pa se si gjithçka ndryshoi, por ishte tepër vonë. Nuk mund…

Read More

Davide Pecorelli, italiani që inskenoi vdekjen e tij, është vënë në prangat e autoriteteve italiane dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë. Pecorelli, i cili në janar 2021, besohej se kishte vdekur në Shqipëri brenda një makine të përpirë nga flakët, u shfaq nëntë muaj më vonë në ujërat e ishullit Montecristo, ndërsa përpiqej të ankorohej me gomone. Prokuroria e Pukës mbylli në tetor hetimet për të dyshuarin për mashtrim, përdhosje varresh dhe shkatërrim prone me zjarr, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Autoriteti gjyqësor shqiptar është i bindur se Pecorelli u ndihmua për…

Read More

Virgjëresha Këta njerëz lindin perfeksionistë, kështu që vështirë se u pëlqen mënyra e të bërit të gjërave të njerëzve të tjerë. Ata nuk do të lejojnë askënd t’u thotë se e kanë gabim, sepse kanë kaluar vite duke u përpjekur të perfeksionojnë veten duke punuar shumë. Akrepi Ata nuk e besojnë dot se mund të gabojnë. Janë shumë të pasionuar për atë që bëjnë. Pra, t’i thuash një Akrepi se e kanë bërë gabim është pothuajse e pamundur. Ata refuzojnë të marrin mendimet e të tjerëve dhe mund të bëhet tepër irrituese të debatosh me personat e kësaj shenje. Ujori…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e cilësoi si veprim të pamatur arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, nga autoritetet kosovare. “Shërbimet tona e kanë hetuar shumë seriozisht të gjithë rastin. Unë bisedova me partnerët ndërkombëtarë dhe theksova pamaturinë e atyre që kryen një veprim të tillë dhe kërcënuan edhe një herë paqen”, tha Vuçiç gjatë një konference për media. Kosova njoftoi se ka arrestuar më 10 dhjetor ish-policin Dejan Pantiq, të cilin e akuzon për organizimin e “sulmit terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Pas arrestimit të Pantiqit, serbët lokalë…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim sot pasdite me strukturat e forcës politike në Durrës. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se Durrësi nuk ka qenë prioritet i zhvillimit nga ana e qeverisë, ndërsa  renditi një sërë problematikash që sipas tij ka sot qyteti i Durrësit, ku nënvizoi edhe përmbytjen e herëpashershme të qytetit nga shirat. Sipas tij, asetet e Durrësit janë keqpërdorur në interes të disa personave që janë pasuruar. “Zgjidhja nuk është largimi, por ndryshimi dhe ai është i pashmangshëm. Durrësi e ndjen më mirë se kushdo situatën e padrejtë që ndodhet çdo…

Read More

Drew Barrymore ka treguar se në këmbim të lodrave, veshjeve dhe dhuratave për festat e Krishtlindjeve, zgjedh që të krijojë kujtime me fëmijët e saj duke shkuar në udhëtime. “Unë i çoj ato në një udhëtim çdo Krishtlindje. Nuk u marr dhurata. Mendoj se në këto mosha nuk i pëlqejnë. Mendoj se është më mirë të shkosh diku, të mësosh për vendin dhe ta kujtosh atë në të ardhmen, të kesh fotografi dhe ta jetosh atë përvojë. Këtë dua t’u jap. Ata nuk ankohen kurrë se nuk u pëlqen. Kështu që jam shumë e lumtur që mund ta bëj këtë edhe për…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftuan se forcat ruse kanë shkatërruar qytetin Bakhmut, ndërsa po përpiqen të marrin nën kontroll provincën Donetsk, në lindje të Ukrainës. Kievi njoftoi se të shtunën se disa pjesë të vendit u goditën me raketa nga ajri e toka. Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, Irani është bërë tashmë furnizuesi dhe mbështetësi kryesor i ushtrisë ruse. Luftimet më të fundit në Ukrainë janë përqëndruar në katër provincat që aneksoi në mënyrë të paligjshme Presidenti rus Vladimir Putin në fund të shtatorit. Ky është një tregues i vështirësive të Rusisë për të vendosur kontrollin mbi këto rajone dhe…

Read More

Cristiano Ronaldo i jep fund aventurës së tij në Botëror, pas eliminimit të Portugalisë nga Maroku, i cili u kualifikua në gjysmëfinale. CR7 e mbyll karrierën me kombëtaren e Portugalisë me lot. Ai u largua nga fusha duke qarë teksa i drejtohet tunelit dhe dhomave të zhveshjeve. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 43-të. Maroku kaloi në avantazh me një gol të  En Nesyri, i cili dërgoi topin në rrjetë me kokë pas një dalje të gabuar të portierit Costa.

Read More