Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar në SHBA me ambasadorin Willian Walker, ish-shef i Misionit të Verifikimit në Kosovë. Në një postim në “Facebook”, ish-kryedemokrati shkruan se Walker është njeriu që i tregoi mbarë botës për krimet e Serbisë mbi civilët shqiptarë të pafajshëm. “Kënaqësi e veçantë për mua të takoja Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit të Verifikimit në Kosovë që i tregoi mbarë botës të vërtetën për krimet e Serbisë mbi civilët e pafajshëm shqiptarë. Ambasadori William Walker, duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe…
Author: tirana
Moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka folur hapur rreth vështirësive që është përballur në fillimet e lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku (të cilin sot e ka burrë) dhe marrëdhënien me prindërit e tij. Në një bisedë virtuale me ndjekësit, ajo nuk hezitoi të tregojë edhe se kë nga vjehrrit që ka pasur deri tani, do më shumë. Rudina Dembacaj tregoi se është babai i Mark Frrokut, të cilin e do më shumë, ndërsa sa i përket vjehrrës tha se “kam dashur një tjetër, por nuk e them dot se kë.” Aktorja tregoi se në fillimet e marrëdhënies me…
Është kapur në flagrancë nga Policia e Pogradecit shtetasi me iniciale N.N 47-vjeç i cili dyshohet se tentoi të përdhunonte një grua 34-vjeçe. Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. N., 47 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 34-vjeçare.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit bëri të ditur përmes faqes së Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri bilancin e procesit të vetingut gjatë pesë viteve që prej seancës së parë në shkurt 2018. Duke iu referuar të dhënave të njoftimi prej fillimit të procesit nga rreth 800 magjistratë ndaj 432 prej tyre ka tashmë vendime që kanë marrë formë të prerë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit apo edhe pasi ndaj tyre nuk ka pasur ankime. Nga këto 185 magjistratë janë konfirmuar në detyrë, 113 janë shkarkuar dhe 132 janë larguar përmes dorëheqjes apo formave të tjera. ONM bën me dije…
Gjykata e Drejtësisë së BE-së ka vendosur që operatori i motorit të kërkimi Google, duhet të ndalojë indeksimin dhe për rrjedhojë të mos shfaqë midis rezultateve të kërkimit, informacione që rezultojnë qartësisht të rreme ose të pasakta. Eliminimi duhet të bëhet nëse një aplikant tregon se informacioni që dëshiron të hiqet është i pasaktë, duke nënvizuar se prova nuk duhet domosdoshmërisht të rezultojë nga një vendim gjyqësor i marrë kundër botuesit të faqes ose faqes fyese. Mbrojtësit e fjalës së lirë dhe mbrojtësit e të drejtave të privatësisë janë përplasur vitet e fundit mbi “të drejtën për t’u harruar” në…
Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë,në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, në vendin e quajtur “Burimi i Volloderit”, arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 16 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Shtetasi F. M. ishte me masë sigurie të caktuar nga Gjykata, “Detyrim paraqitjeje”, pasi një javë më parë u arrestua në flagrancë nga Policia, duke transportuar kundrejt fitimit, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me një automjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.…
Festa olimpike është ngjarja sportive e vitit që mblodhi sot mijëra të rinj e të reja, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, ku performuan me gjithë talentin dhe energjinë rinore 700 ekipe sportive të shkollave nga e gjithë Shqipëria. I pranishëm në përurimin e prezantimit të 700 ekipeve sportive nga të gjitha shkollat e vendit ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj bashkë me djemtë dhe vajzat e ekipit të Burrelit. Kryebashkiaku Malaj thekson se këta të rinj dhe të reja do të jenë e ardhmja e sportit elitar në vend. “Shumëkush u çudit mbrëmë kur Brazili u…
Giorgia Meloni hyri në historinë e Italisë si e para grua e zgjedhur në detyrën e Kryeministres, me një profil origjinal të politikanes aktive. Por rrjetit online në Shqipëri nuk i ka shpëtuar ngjashmëria e madhe mes saj dhe një prej Ministreve shqiptare. Nëse vëzhgon daljet publike dhe fotografitë e Ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, ajo ngjan së tepërmi me Kryeministren Italiane në pamjen e saj të jashtme. Fotot e publikuara në rrjet tregojnë ngjashmërinë e “frikshme” mes Frida Krifcës dhe Giorga Melonit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj në përurimin e krijimit të 700 ekipeve sportive në të gjithë vendin tha se vitin tjetër të rinjtë do kenë shumë aktiviteti sportive duke qenë se Tirana ka marrë stafetën si ‘Qyteti Europian i Sportit’. “Faleminderit të gjithëve nga zemra që keni ardhur në Tiranë dhe të gjithë skuadrave të Tiranës për këtë superorganizim. Jam shumë krenar për secilin prej jush dhe nuk kishte një mënyrë më të bukur për të mbyllur vitin si Tirana ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’, se sa me këtë aktivitet fantastik të Fidelit dhe Komitetit Olimpik Shqiptar. Ju falenderoj nga zemra dhe mezi…
Nga Yuri Kim Teksa shënuam Ditën Ndërkombëtare Anti-Korrupsion dje, është me rëndësi që të rigjallërojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund murtajës së korrupsionit. Korrupsioni iu vjedh qytetarëve dhe brezave të ardhshëm pasurinë dhe shpresën. Ai than rritjen ekonomike, pengon zhvillimin, minon demokracinë, si dhe iu hap dyert kriminelëve, trafikantëve dhe terroristëve. Prandaj Presidenti Biden, për herë të parë, e përcaktoi anti-korrupsionin si interes thelbësor të sigurisë kombëtare dhe bëri publike një Strategji ambicioze të Shteteve të Bashkuara për t’iu Kundërvënë Korrupsionit. Për ta vënë në zbatim strategjinë, Shtetet e Bashkuara punojnë anembanë globit për të ndihmuar vendet që të…
Ish-deputeti italian, Pier Antonio Panzeri mendohet se është truri i rrjetit që dyshohet se financohej nga Katari. Ai u arrestua mëngjesin e së premtes dhe u dërgua në Prokurorinë belge për tu marrë në pyetje. Gjithashtu u vendosën në pranga gruaja dhe vajza e tij, për të cilat u lëshua një urdhër arresti evropian dhe u ekzekutua në provincën e Bergamos. Sipas mediave belge, Le Soir dhe Knack, hetuesit i gjetën rreth 600.000 euro kesh Panzerit. Një urdhër-arresti evropian për gruan dhe vajzën e 67 vjeçarit u ekzekutua në provincën e Bergamos. Sipas hetuesve belgë, Panzeri është “dirigjenti i orkestrës”…
Me miratimin e “Strategjisë Kombëtare të Rinisë”, në të gjitha shkollat e vendit janë ngritur 700 ekipe sportive. Falë këtij projekti që do të krijojë elitën e ardhshme të sportit elitar, fëmijëve do t’u mundësohen veshjet sportive falas.Fëmijët e veshur kuqezi kanë dhuruar spektakël me performancën e tyre në ceremoninë për ekipet sportive, aktivitet që po zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’. Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit që u mbajt në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’, tha se aty ndodhen kampionët e ardhshëm që do të ngrenë lart flamurin Shqiptar.