Një operacion i kryer në Atlantik ka çmontuar një rrjet ndërkombëtar për trafikimin e lëndëve narkotike. Policia spanjolle bën me dije se pas këtij rrjeti fshihet një celulë e mafies shqiptare me qendër Galician dhe Amerikën e Jugut. Mësohet se autoritetet kanë ndaluar një anije, brenda së cilës u sekuestruan disa ton kokainë. Për pasojë janë arrestuar disa persona, numri i të cilëve dhe origjina nuk janë bërë ende publike.
Author: tirana
Biznesmeni Dritan Sula është kandidati i radhës i prezantuar nga Grupi Alibeaj, për një nga 61 bashkitë e vendit, për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Ai do të garojë nën siglën e kësaj force politike, për të qenë qytetari i parë i Dimalit. Referuar jetëshkrimit të bërë publik nga PD, Dritan Sula thuhet se është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, është një njeri aktiv në politikë dhe jetën e tij profesionale e shoqërore e ka të lidhur me vendlindjen. Sula është aktiv në Partinë Demokratike që në vitin 1991 kur iu bashkua lëvizjes antikomuniste për rrëzimin e diktaturës,…
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, tha se sot në Shqipëri personave homoseksualë duhet t’u njihet minimalisht bashkëjetesa, pasi martesa është një institucion tradicional dhe ka rezistencë në shoqëri. “Hidhen parulla dhe prekoncepte për gay-t, por nuk informojmë shoqërinë në mënyrën e duhur, për të drejtat e njeriut dhe disa pakicave. Me parimet që ne kemi sot personave gay duhej që minimalisht t’ju njihej bashkëjetesa. Ne kemi një ligj por që parashikon që bashkëjetesa duhet të jetë mes një burri dhe gruaje. Jam dakord që martesa ka një lloj tradicionalizmi, dhe…
Deputetja demokrate Jorida Tabaku vijon denoncimet për Inceneratorët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku thotë se të gjithë personat e përshirë në aferën e inceneratorëve fshehin edhe përfshirjen e ministrave në këtë skeme piramidale, siç ajo e quan. Tabaku ka publikuar edhe disa dokumente të nxjerra më parë, në të cilat pretendohet se edhe Arben Ahmetaj, aso kohe në pozicionin e ministrit të Financave, është i përfshirë në çështjen e Incenertaorit. “Publikimi nga media i komunikimeve elektronike të pronarëve në kërkim të inceneratorëve e lidhin atë me një nga personat kyç që ka ndikuar në vendimmarrjen shtetërore për të…
Njoftimi se një makinë ka marrë flakë në parkimin e kishës ortodokse në Fier ka vënë në lëvizje shërbimin zjarrfikës. Por, teksa mjeti zjarrfikës shkonte në vendngjarje ka ngecur në urë. Njëra gomë ka thyer dërrasat, që janë prishur dhe zjarrfikësja rrezikon të bjerë në lumin Gjanica.
Kreu i Kadastrës Artan Lame deklaron se kompanitë që nuk kanë përfunduar deri në fund procesin e hipotekimit të apartamenteve nuk do të marrin leje të reja ndërtimi nga Bashkia e Tiranës. Nga Kombinati, Lame tha se pak ditë më parë është rinovuar me Bashkinë e Tiranës një listim i subjekteve që kanë vonesa, dokumentacion të paparaqitur apo pallate të palegalizuara. Ai u shpreh se subjektet në fjalë nuk duhet të drejtohen në Bashkinë e Tiranës për të marrë leje të reja ndërtimi. Lame tha se kjo është një mënyrë për t’i detyruar subjektet për të përfunduar proceset e formalizimit…
Gert Shehu, 31-vjeçari, i cili goditi me grusht Sali Berishën ka vendosur të ‘falë’ truprojat e ish-kryeministrit. Shehu është shprehur se nuk dëshiron t’i padisë truprojat, ndonëse këta të fundit ushtruan dhunë ndaj 31-vjeçarit për ta neutralizuar pasi goditi Berishën. Aktualisht, Gerti Shehu është i shtruar në pavijonin e ORL tek spitali i Traumës. Para tre ditësh është dërguar tek spitali i burgut, por nuk e kanë pranuar dhe është rikthyer sërish tek Trauma. Gjendja e tij është shumë e mire, nuk ka asnjë problematikë, ndërsa ruhet nga forca të shumta policie. Avokati Ervis Lila i përzgjedhur nga familjarët e…
Këngëtarja Gëzim Nika së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV Ora, ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka zbuluar disa nga momentet më të vështira dhe të bukura të jetës së tij. Një rast ka qenë dhe një keqkuptim me bashkëshorten e tij prej disa dekadash, Anxhelinën. Gëzim Nika tha se e pranishme në atë moment ka qenë dhe këngëtarja Aurela Gaçe. Këngëtari tropojan u shpreh se gruaja e tij gjithnjë ka qenë xheloze, por në një masë të pranueshme, megjithatë në një rast gjërat ndryshuan pasi ajo konsumoi pak alkol. I pyetur nga Ester Bylyku…
Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut duke shkruar se të gjithë duhet të angazhohen për të ndërtuar një botë ku respektohen të drejtat e njeriut të të gjithëve. “Sot, në Ditën e të Drejtave të Njeriut, ne festojmë trashëgiminë e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe riangazhohemi për të ndërtuar një botë ku të drejtat e njeriut të të gjithëve respektohen kudo. Që nga miratimi i saj më 10 dhjetor 1948, UDHR ka shërbyer si teksti themelor që ruan të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të qenësishme për të…
Specialistët e strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Elbasan, mbështetur nga inteligjenca informative se një shtetas ishte shtrënguar me anë të kanosjes, për dhënien e një shume parash, kanë iniciuar një hetim proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe si rezultat kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shifra”. Në kuadër të këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Falë ndërhyrjes në kohë, të shërbimeve të Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë teksa merrte shumën e…
Franca thotë se po rrit numrin e anijeve të shpëtimit në Kanalin La Manshit, për të parandaluar kalimin e emigrantëve në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar. Dy anije të tjera janë duke u vendosur në atë që roja bregdetare franceze e përshkruan si një lëvizje “të paprecedentë”. Roja bregdetare franceze thotë se anija e studimit Lapérouse sapo ka mbërritur në portin e Calais, ndërsa anija patrulluese Kermorvan do të jetë atje në ditët në vijim, shkruan BBC. Muajin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ra dakord të rrisë pagesat për Francën me 8 milion £ (10 milionë dollarë) më shumë në…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin duke postuar eventin e projektit të “Ekipeve Sportive në shkolla” i cili do të mbahet sot në stadiumin Air Albania. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se kjo është një nga ngjarjet më të bukura sportive të vitit për të gjithë të rinjtë e shkollave nga e gjithë Shqipëria. “MIRËMËNGJES dhe me ngjarjen më të bukur sportive të vitit për të rinjtë e shkollave nga e gjithë Shqipëria, të cilët mblidhen sot në stadiumin “Air Albania”, në aktivitetin e promovues që mbledh 700 skuadra shkollash nga 61 bashki të vendit të mbështetura prej…