Deputetja socialiste Blerina Gjylameti, thotë se për Partinë Socialiste është e rëndësishme çdo votë dhe çdo bashki, pavarësisht numrit të banorëve dhe madhësisë së bashkisë.Duke folur nga studio e MCN Live, Gjylameti deklaroi se Partia Socialiste po riorganizon strukturat në mënyrë që të ketë një strukturë sa më gjithëpërfshirëse dhe me njerëzit e duhur. Gjylameti vlerëson dhe punën e bërë nga Veliaj në Tiranë.“Po bëjmë diskutime se kush do jenë kandidatët më të mirë për të përfaqësuar Partinë Socialiste në garën e ardhshme, në çdo cep të Shqipërisë po punojmë për të identifikuar më të mirët.Ndërkohë, Tirana ka një ndryshim…
Author: tirana
Gjykata Kushtetuese kërkon që brenda një viti të plotësohet kuadri ligjor për të mundësuar votën e emigrantëve. Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën e Shoqatë ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, e cila kërkonte shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 21 prillit për shkak të mohimit të votës së emigrantëve. Në vendimin e sotëm Gjykata ka vendosur “konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor”.
Fatkeqësisht, njerëzit toksikë nuk janë me “etiketë”, por ja gjërat që duhet të shihni: 1.Luajnë gjithmonë rolin e viktimës: Nuk ka rëndësi në çfarë situate ndodhen, apo kë kanë përballë, njerëzit toksikë gjejnë gjithmonë një arsye për t’u viktimizuar. Nuk marrin kurrë përgjegjësinë për gjërat që bëjnë dhe ua lënë gjithmonë fajin të tjerëve. Në momentin që arrijnë atë që duan, nxjerrin asin nën mëngë dhe luajnë rolin e të pafajshmëve. 2.Duan të jenë në qendër të vëmendjes: Kjo lloj nevoje për të qenë në qendër të vëmendjes mund të arrijë deri në atë pikë, sa të shndërrohet në një delir të…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan pranë metalurgjisë, ku një person ka humbur jetën. Një makinë ka përplasur në rrugë një person duke e lënë të vdekur.
Për ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, zgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës i Samitit BE-Ballkani Perëndimor, është tregues i besimit të palëkundur të partnerëve.Në takimin e tij të radhës në Public Square, Bushati thotë se “lufta në Ukrainë ka rritur ndërgjegjësimin për cënueshmërinë e Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për të rishikuar procesin e anëtarësimit”, ndaj, “duke pasur parasysh këtë kontekst, zhvillimi i të parit Samit BE – Ballkan Perëndimor, në rajonin tonë, duhet lexuar si shprehje e investimit të BE-së në rajon, si pasojë e dinamikës së re të krijuar në Europë.Me qëllim integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në…
Të flesh me fëmijën deri në moshë të rritur nuk është shumë e këshillueshme. Në përgjithësi fëmijët zgjedhin të distancohen vetë nga prindërit kur arrijnë në një moshë të caktuar, por ka edhe raste kur kjo nuk ndodh.Një rast të tillë e paraqiti edhe moderatorja Katerina në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ku një djalë 17 vjeç vazhdonte të flinte me nënën e tij, këtë e ka komentuar edhe psikologia Doklea Karametaj e cila ka thënë se fjetja me nënën deri vonë mund të sjellë edhe pasoja. Katerina Trungu: Ka fjetur me djalin e saj deri në moshën 16-17…
Pak ditë më parë, një 26-vjeçari aksidentoi me makinë një studente në Greqi, duke e lënë të vdekur. Prindërit e të ndjerës kanë kërkuar dënim maksimal për shqiptarin. E ëma u shpreh se autori ishte lënë i lirë me tolerancën e shtetit, pasi ka qenë edhe më parë nën hetim për trafik droge. “Njeriu që vrau fëmijën tim ishte hetuar më parë sepse kishte helmuar fëmijë me drogë. Ai nuk kishte as patentë shofer. Ai nuk kishte letra dhe ishte nen hetim për trafik droge. Ai ishte i lirë me tolerancën e shtetit”, mësohet të ketë thënë e ëma e të ndjerës për…
Kroacia befason Brazilin. Ekipi i Daliç ka mposhtur me penallti Brazilin. Pjesa e parë u dominua në pjesën më të madhe nga kroatët, të cilët përtej rasteve nuk ia dolën të gjenin rrugën drejt rrjetës. Ndërkohë që fraksioni i dytë foli më shumë me brazilianët, që rrezikuan në raste të shumta portën e Livakovic, me portierin kroat që ia doli të ruante balancën. Me kohën e rregullt që u mbyll me barazim pa gola, Brazili vijoi të sulmonte pa ndalur portën e Kroacisë dhe Neymar mundi që të shënonte dhe t’i dhuronte avantazhin ekipit të tij në minutën e 106’.…
Ronnie, djali i këngëtares Tina Turner është ndarë nga jeta në moshën 62-vjeçare. Ai është gjetur nga fqinjët pa shenja jete në banesën e tij në Los Anxhelos, në moshën 62-vjeçare. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe mbetet e paqartë nëse vdekja e tij ishte e lidhur me diagnozën e mëparshme të kancerit. Vdekja e Ronnie vjen vetëm katër vjet pasi vëllai i tij Craig, vrau veten në korrik 2018.
Kroacia ka barazuar shifrat në 1-1 ndaj Brazilit. Petkovic realizoi brenda zonës në minutën e 117′ i ndihmuar nga një devijim i Marqinhos Tani ekipet do t’i drejtohen penalltive.
Presidenti rus, Vladimir Putin, më 9 dhjetor, tha se këmbimi i mëtejmë i të burgosurve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë është i mundur dhe se kontaktet midis shërbimeve të inteligjencës të të dyja vendeve do të vazhdojnë. Putin foli në një konferencë shtypi në Bishkek të Kirgizisë, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, në këmbim të të burgosurve, këmbyen tregtarin rus të armëve, Viktor Bout, me basketbollisten amerikane, Brittney Griner. “Po, gjithçka është e mundur”, tha Putin. “Kontaktet vazhdojnë, në fakt nuk u ndalën asnjëherë… U gjet kompromisi, ne nuk refuzojmë ta vazhdojmë këtë punë…
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj mohoi të premten përmes një mesazhi t’i ishin paguar udhëtime jashtë shtetit nga Klodian Zoto – në kërkim për korrupsion në aferën e inceneratorëve, pas një kallëzimi në SPAK në të cilin pretendohet gjithashtu se dy prokurorët e çështjes kanë fshehur provat ndaj deputetit të Partisë Socialiste. “Nuk është e vërtetë. Akuza publike apo jo publike le të ketë. Nuk ka asnjë lidhje. Unë kam qenë në gjithë botën mbarë,” tha Ahmetaj, i cili nuk pranoi të jepte detaje për udhëtimet e përmendura në kallëzim, duke thënë se i përkisnin jetës së tij private. Emri i Arben…