Këngëtari i grupit të famshëm “Backstreet Boys”, Nick Carter, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një fanse. Kjo e fundit pretendon se Nick Carter e përdhunoi atë në autobusin e tij të turneut në vitin 2001, kur ajo ishte asokohe 17 vjeçe. Më pas ajo pretendon se i tha Carterit se “do t’u tregonte njerëzve për sulmin e supozuar, por ai e kërcënoi se do t’i kthente njerëzit kundër saj, dhe askush nuk do ta besonte.” Mes lotësh, ajo tregoi në një konferencë për shtyp, duke njoftuar padinë e saj kundër yllit, i cili që atëherë i ka mohuar akuzat.
Author: tirana
Një aksion në minutën e 105+1 bën që Paqueta të gjejë të lirë Neymar, me sulmuesin e PSG që ndëshkon Livakovic. Kroacia dhe Brazili mbyllën 90 minuta me rezultatin e bardhë 0-0. Ndeshja iu drejtua 30 minutave shtesë. Te kroatët, portieri Livakovic ndali tre raste të pastra për latinët.
Stresi është një ndër banorët më të pëlqyer në “Big Brother VIP Kosova”. Reperi i njohur ka bërë një deklaratë befasuese teksa po fliste me banorët e tjerë, ku tha se dëshiron që të rikthehet me ish bashkëshorten e tij, Keisi, pasi të dalë nga shtëpia e famshme. “Shumica më kanë etiketuar Stresi është kështu, ama ky vend do të tregojë shumë për mua. Një, si një eksperiencë që vjen një herë në jetë dhe të tregoj kulturën dhe se si më kanë edukuar prindërit. Nuk jam ai që më kanë etiketuar shumë. Vij prej një familje të mirë dhe…
Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstatina Kamitsi, nga Korça ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqi po punojnë për të përparuar procedurat me mënyrën që parashikohet nga legjislacioni shqiptar, që të vendosen disa çështje, për çështjen e ndarjes së detit, në gjykatën e Hagës. ‘Pardje janë takuar të dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë dhe të dy kanë shprehur dëshirën për të bashkëpunuar sa më shpejt të jetë e mundur, që do të thotë të përparojë procedura me mënyrën që parashikohet nga legjislacioni shqiptar, që të vendosen disa çështje për çështjen e ndarjes së detit, të kufijve detarë në gjykatën e Hagës.’-…
Nëse amerikanët ndiejnë nevojën më shumë se kurrë për të kursyer dollarët e tyre, nuk është e vështirë të kuptosh pse. Të dhënat e fundit të inflacionit nga Byroja e Statistikave të Punës treguan se kishte një rritje prej 7.7% të çmimeve nga viti në vit. Ky lajm jo shumë i mrekullueshëm është i ndërlikuar nga fakti se për krahasim, amerikani mesatar nuk po fiton mjaftueshëm për të vazhduar. Megjithëse norma e inflacionit është ulur pak nga 8.2% në shtator, BLS zbuloi gjithashtu se fitimet mesatare për orë janë ulur 2.8% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa të ardhurat mesatare…
Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që Google duhet të heqë rezultatet e kërkimit nëse njerëzit që bëjnë një kërkesë të tillë provojnë se informacioni është i pasaktë. Vendimi erdhi në përgjigje të një çështjeje ku dy menaxherë investimesh kërkuan që Google të hiqte rezultatet e kërkimit për artikuj që kritikonin modelet e tyre të biznesit. Menaxherët argumentuan se pretendimet ishin të rreme dhe thanë se imazhet ishin nxjerrë jashtë kontekstit. Tashmë jo vetëm që qytetarët Evropian kanë të drejtë të kërkojnë heqjen e informacionit që cenon privatësinë e tyre, por edhe të informacionit të pavërtetë.
Policia italiane ka vënë në pranga një 27 vjeçar shqiptar, banues në Rimini, pasi ky i fundit akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë. Autoritetet kanë zbuluar se i riu shqiptar udhëtonte me mjetin e tij drejt zonës së Romagnas, ku dyshohet se ai furnizohej me lëndën narkotike dhe më pas e shiste atë. Gjatë një kontrolli në mjetin e tij, karabinierët zbuluan rreth lëndën narkotike dhe vërtetuan dyshimet. Shqiptari u dënua me 10 muaj burg dhe 2000 euro gjobë.
Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Një trajler dhe dy automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa mësohet se kanë nisur hetimet.
Në një nga episodet e para të dokumentarit të Princit Harry dhe Meghan Markle “Harry and Meghan”, i cili u publikua të enjten, dukesha e Sussex foli për takimin e saj të parë me Kate Middleton. “E takova për herë të parë kur shkuam në darkë, mbaj mend që isha me xhinse të grisura dhe zbathur”, tregoi Meghan. “Fillova të kuptoj se formaliteti konfirmohet nga brenda dhe më pas ju mbyllni derën. Unë mund të pushoj tani, por ky formalitet vlen nga të dyja palët dhe kjo ishte një surprizë për mua”, shtoi ajo.
Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka zgjedhur 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Këto vendime u morën në Kuvendin Kombëtar që u zhvillua një ditë më parë, në Ditën e Rinisë. Në Kuvend të drejtë vote kishin 960 anëtarë, 714 morën pjesë në hapjen e punimeve, të cilët votuan për 260 kandidatë. Prej tyre, u përzgjodhën 150 kandidatë, 35% e të cilëve ishin femra. Mes emrave, vihen re ai i Fjona Nishanit, vajza e ish-presidentit të ndjerë Bujar Nishani, apo edhe vajza e ish-deputetes Albina Deda, Ada Deda, e cila shpesh herë merr vëmendjen e mediave rozë me pozat…
Për ditën e nesërme deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim dhe jug reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi. Pas orëve të mesditës dhe deri në orët e mesditës të ditës së Diel; reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë shtrihen në pjesën më të madhe të territorit në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme shoqëruar me erë të fortë. Moti i vranët vijon…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot policin Ekrem Neziri, i cili u plagos mbrëmë në fshatin Serbovc të Zveçanit. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar, bënë me dije mjekët. Sulmi ndodhi rreth orës 23:00 nga persona të armatosur nga një automjet i tipit “Audi”, ngjyrë hiri, me targa KM. “Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti në Facebook.