Author: tirana

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjatë një jave, policia e Durrësit si rezultat i kontrolleve të shtuara, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore janë arrestuar 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”; Po ashtu janë pezulluar në total, 29 leje drejtimi, nga…

Read More

Disa janë më shumë e të tjerë më pak të shqetësuar me dekorimin e shtëpisë ose Feng Shui dhe rregullat e tij. Megjithatë, ka disa udhëzime, sipas Feng Shui, që mund të dëshironi t’i ndiqni, veçanërisht kur bëhet fjalë për dhomën e gjumit. Dhe kjo, pasi sipas Feng Shui-t, mobiljet dhe dekorimet që kemi në dhomë ndikojnë në energjinë e shtëpisë dhe mund të krijojnë nga nervat deri tek lodhja. Për shembull, sipas Feng Shui-t ka një objekt në dhomën tonë të gjumit që duhet ta hiqni (nëse e keni) sepse ndikon në energji dhe gjithashtu na e vështirëson gjumin. Kjo nuk është…

Read More

Në Mal të Zi, prokurori Sasha Çagjenoviq është arrestuar të premten me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, ndërsa akuzohet “për krijimin e organizatës kriminale dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Vukash Radonjiq zoti Çagjenoviq është arrestuar për shkak të “dyshimit se në periudhën nga mesi i vitit 2020 deri në vitin 2022 ka kryer veprën penale të krijimit të organizatës kriminale dhe disa vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”. “Prokuroria Speciale e Shtetit do ta informojë publikun me kohë për veprimet e saj të mëtutjeshme dhe gjendjen e procedurës dhe posaçërisht theksoj se autoritetet shtetërore,…

Read More

Partia Popullore Europiane ka reaguar ashpër për sulmin ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, ku kërkon që ngjarja të dënohet. Në një reagim për Faxneës pas sulmit ndaj Berisha në protestën e 6 dhjetorit. Në reagim thuhet se PPE mbështet gjithmonë të drejtat demokratike të lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes. Reagimi i PPE për Faxnews: Si PPE ne kemi mbrojtur gjithmonë të drejtat demokratike të lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes. Çdo sulm kundër çdo demonstruesi paqësor duhet të dënohet dhe shkeljet të hetohen dhe të ndiqen shpejt nga autoritetet kompetente. Dhuna nuk është kurrë një mjet…

Read More

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Portugalisë. “Maroku është një ekip shumë i fortë. Ata janë një ekip jashtëzakonisht i organizuar me lojtarë që luajnë për Chelsea, PSG ose Bayern Munich. Ne duhet të gjejmë zgjidhje. Nuk është një ndeshje e lehtë për Portugalinë. Duhet të luajmë pa frikë dhe me besim. Nëse e bëjmë këtë, jam i sigurt se do të fitojmë, por mendoj se trajneri i Marokut ndihet në të njëjtën mënyrë. Ronaldo? Mendoj se është koha ta lëmë atë të qetë. Ai kurrë nuk më tha se donte të…

Read More

Policia e Kalamatës u alarmua herët në mëngjesin e së premtes, kur një kalimtar njoftoi me telefon se ishte përballë pamjes së tmerrshme të dy trupave të pajetë që kishin rënë në një kanal në zonën Leika. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e sigurisë, të cilët kanë konstatuar se bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të cilët kanë vdekur për shkaqe të panjohura. Tashmë është thirrur një mjek dhe po hetohet për zbardhjen e rrethanave në të cilat ata kanë vdekur. Deri më tani nuk dihet identiteti i dy viktimave, si dhe kombësia e tyre.

Read More

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur shpërndarjen e bonusit me rastin e festave të fundvitit për pensionistët. Të moshuarit këtë vit do të duhet të mjaftohen me 5 mijë lekë shpërblim, ndërsa edhe më e ulët është vlera e bonusit, që do të ndahet për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomie. Në vendimin e miratuar pak ditë më parë përcaktohet se për këto kategori vlera e shpërblimit do të jetë vetëm 3 mijë lekë. Sipas ISSH, shpërblimet do të kalojnë në llogaritë e pensionistëve përgjatë këtij muaji, ndërsa ata të cilët për një arsye…

Read More

Ukraina ka akuzuar Rusinë për arrestimin e dy punonjësve në termocentralin bërthamor Zaporizhia. Ushtria ruse u fut në zonën ku ndodhet departamenti i programeve sociale të termocentralit bërthamor dhe, në prani të punonjësve të tjerë, rrahu shefin e departamentit Oleksii Trubenkov dhe zëvendësin e tij Yuriy Androsov “, tha menaxheri i centralit bërthamor. “Pas dhunës, rusët i hoqën dhe i çuan në një vend të panjohur punonjësit”, pretendoi Energoatom. Kjo nuk është hera e parë që Kievi akuzon Moskën për keqtrajtim të stafit ukrainas në stacionin Zaporizhia.Në fund të shtatorit, drejtori i përgjithshëm i saj u arrestua nga forcat ruse…

Read More

Plagosja e efektivit në veri të Kosovës është një vepër kriminale e Serbisë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se autorët e këtij krimi të rëndë duhet të sillen përpara drejtësisë. Për të në asnjë mënyrë nuk do të ketë më polic dhe ushtri serbe në territorin e Kosovës. “Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë. Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë”. Postimi i plotë Kërcënimi i hapur për agresion…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Në një sondazh socio-ekonomik që dizenjova dhe drejtova (para së djelës së primareve të PD-së) në territorin e Bashkisë Tiranë (përfshirë edhe fshatrat), kisha në pyetësor edhe pyetjen “Kujt do t’ia jepje votën, N.Q.S. sot do të zhvilloheshin zgjedhjet për kryebashkiak mes Belind Kelliçit dhe Erion Veliajt?” Nga sondazhi rezultoi se, në qoftë se gara do të ishte zhvilluar para së djelës, Veliaj do të votohej nga 55.1% të atyre që ishin gati të votonin qysh atë atëherë, ndërsa Këlliçi nga 44.9%. Rreth 40 ndër 100 zgjedhës tiranas nuk do të votonin fare (shihni grafikun shoqërues). Edhe…

Read More

Ilir Nikolla, kandidati që do të dilte në balotazhin e 11 dhjetorit me Ardit Cikulin, hoqi dorë nga gara duke i hapur rrugë kandidatit kundërshtarë për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Në një deklaratë të përbashkët, Ardit Cikuli i premtoi të tërhequrit nga gara, se do të emërohet nënkryetar bashkie nëse ai shpallet fitues në zgjedhjet e 14 majit 2023. “Ashtu si i madhi Skënderbe na ka përçuar një mesazh shumë të vyer prej shekujsh që: ‘Bashkimi bën fuqinë’, ashtu si atëherë, ashtu veprojmë edhe ne sot. Iliri si njeriu i dytë më i votuar nga ju të nderuar…

Read More