Author: tirana

Në konferencën me gazetarët, Sali Berisha foli edhe për protestat dhe qëndrimin opozitar. Kreu i PD-së, tha se janë për të gjitha format dhe të mosbindjes civile. “Do vazhdojmë me revolucionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i brendshëm, ndoshta dhe më barbar se pushtimet e jashtme. Motoja do jetë ajo, do bindim çdo shqiptar se nëse nuk i dalin zot votës së tyre nuk kanë kurrë të ardhme. Të mos presin nga askush. E marr këtë shembull për të theksuar se çfarë situatë është sot, por kam besim të madh se një kalbësirë si kjo nuk do…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi nga selia blu, se kryeministri Edi Rama ka gisht në largimin e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Për të largimi i Yuri Kim nga Tirana në misionin diplomatik në Korenë e Jugut, është si “flakje” e një limoni të shtrydhur. “Në 100 vite marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve s’ka pasur ndonjëherë diplomate amerikane se t’i ketë dëmtuar më shumë marrëdhëniet me Amerikën sesa ajo. Sjellja e saj nuk ka asnjë të përbashkët me vendet perëndimore. Kërcënimet, ofendimet e saj ndaj demokratëve se do hanë bar, kundërshtimi me çdo konventë ndërkombëtare, janë akte të…

Read More

Sali Berisha thotë se mjeku i Gert Shehut ka gabuar me publikimin e dokumentit, asi sipas tij, dokumenti i një të sëmuri është sekret dhe ka procedurë ligjore kur e merr Policia e Shtetit. “Një dokument i tillë nuk nxirret kurrë për një të sëmurë, që gëzon kodin më të lartë të sekretit. Ai ka të garantuar me Kushtetutë sekretin e të dhënave personale. Shteti i ka të përcaktuar me ligj kanalet zyrtare, që nuk janë respektuar në këtë rast. Ai është një dokument i paligjshëm dhe nuk mund të lëshohej kurrë nga një mjek. Sepse vetëm mjeku pohon se…

Read More

31-vjeçari Gert Shehu është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, në seancën e sotme të Gjykatës së Tiranës. Ai goditi me grusht në fytyrë kreun e PD-së, Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit. Për të PD-së, sulmi është me qëllime politike dhe i orkestruar nga Edi Rama. Shehu do të përgjigjet për akuzën e “goditjes për shkak të detyrës” dhe “plagosje me dashje” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. 31-vjeçari u arrestua mbrëmjen e sulmit nga policia në Spitalin e Traumës, ku ai po trajtohet nga plagët e marra pas reagimit të truprojave të Berishës. Shehu sipas mjekut të…

Read More

Me syzet e errëta, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë një konferencën e përjavshme për mediat, ku deklaroi publikisht se e ka falur sulmuesin e tij, Gert Shehun, të cilin e quajti kamikaz pa eksploziv. Berisha pohoi se pas këtij sulmi fshihet Rama. “Siç e dini unë e kam falur kamikazin pa eksploziv të Edi Ramës Gerti Shehun, por debatet e shumta lidhur me ngjarjen më detyrojnë të jem këtu para jush për këtë çështjes. Për të sqaruar opinionin se pse unë akuzoj direkt Edi Raman si autor ose porositës të këtij skenari. Nuk e akuzoj absolutisht Edi…

Read More

Kupa e Botës rikthehet ditën e sotme me ndeshjet e fazës çerekfinale, të cilat pritet të dhurojnë spektakël dhe emocione. Kroacia u kualifikua mes shumë vuajtjeve nga ruleta e penalltive në fazën e 1/8-ve ndaj Japonisë, dhe tashmë do të ketë provën e “zjarrit” kundër Brazilit. Nga ana tjetër Selecao është në një formë të jashtëzakonshme dhe këtë e shfaqi në suksesin 4-1 ndaj Koresë së Jugut. Për ekipin e Tites sfida ndaj ekipit ballkanas do të jetë prova më e vështirë e këtij Botërori. Por le të ndalemi te formacionet e mundshme. Parashikimi Kroaci 1-3 Brazil Në mbrëmje ne…

Read More

Kur do të marrë fund lufta ruse e nisur që në muajin shkurt në Ukrainë? Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov,thotë se lufta në Ukrainë mund të “mbarojë nesër” nëse ka “vullnet politik” nga ana e Kievit, ndërsa ka përjashtuar që për momentin të ketë bisedime për aneksime të reja territoresh. Peskov pohon se nëse Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, “e ka këtë dëshirë”, mund të flitet menjëherë për fundin e konfliktit të armatosur. “Zelensky e di se kur mund të përfundojë e gjithë kjo: mund të përfundojë nesër nëse kjo është ajo që ai dëshiron”, tha Peskov. Për të çmilitarizimi dhe…

Read More

Këtë të premte, Partia e Lirisë ka bërë me dije se Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimimin e Ilir Metës lidhur me çështjen e Autoritetit të Dosjeve. Sipas Petrit Vasilit, ka rrëzuar vendimin e prokurorisë për mos nisjen e hetimeve për çështjen I.M. “Ky vendim gjykate plus anës ligjore të procesit ka vendosur dhe na ka dhënë të drejtën e kallëzimit”,- thotë avokati Genc Gjoktuaj.

Read More

Mbrëmjen e së enjtes, një grup personash të maskuar dhe të armatosur kanë sulmuar patrullën e efektivëve në veri të Kosovës. Për pasojë, ka mbetur i plagosur një polic, i cili mori dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën. Po ashtu u dëmtua edhe një mjeti i efektivëve, i cili mori dëme të konsiderueshme materiale. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për shkak të situatës në Kosovë, ka takuar ministrin e Mbrojtjes Millosh Vuçeviç dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviç. “Gjatë natës dhe mëngjesit me ministrin e Mbrojtjes Millosh Vuçeviq dhe…

Read More

Britania e Madhe ka zgjeruar listën me personat “non-grata”. Këtë herë ka vendosur sanksione për Zvonko Veselinoviçin, Milan Radoiçiçin dhe Slobodan Teshiçin. Milan Radojçiç, një biznesmen nga industria e ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë, “Ka përfituar nga përvetësimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’u dhënë kontrata fitimprurëse kompanive të tij të ndërtimit. Zvonko Veselinoviç, biznesmen në industrinë e ndërtimit në Kosovë, shfrytëzon kontratat publike për të përvetësuar fondet shtetërore. Slobodan Teshiç, një tregtar i njohur armësh nga Serbia, akuzohet për ryshfet ndaj kryeprokurorit të shtetit të një vendi tjetër”, thuhet në shpjegim.

Read More

Krah kryeministrit Edi Rama në forumin e “TRT World”, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i dërgoi një mesazh të fortë Greqisë, duke thënë se nuk do të tolerojë atë që e quajti “sjellje agresive” të shtetit fqinj. “Edhe pse mbështesim pa kushte Greqinë, nuk do të tolerojmë sjelljen e tyre”, tha Erdogan gjatë fjalës së tij në Forumin e “TRT World”, televizionit publik turk, të zhvilluar në Stamboll. “Jemi bashkë, aleatë në NATO. Por edhe pse jemi aleatë në NATO pyes veten pse sjellin avionë luftarakë në ishujt grekë. Nuk kemi arritur ende t’i zgjidhim problemet . Sa për zgjidhjen…

Read More