Author: tirana

Lufta kundër korrupsionin sipas SHBA-së, bëhet përmes diplomacisë, duke forcuar institucionet qeveritare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar, si dhe duke mbështetur gazetarët. “Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Departamenti i Shtetit i SHBA-së lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar”,-mesazhi i ambasadës së SHBA-së në Tiranë…

Read More

Kryeministri Rama është pjesë e forumit të TRT në Stamboll, ku në fjalën e tij vlerësoi angazhimin e Turqisë në luftën në Ukrainë. “Agresioni ndaj Ukrainës, nuk është vetëm një sulm ndaj Ukrainës, por një agression ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik. Angazhimi që Turqia pati në luftën mes Ukrainës e Rusisë është model shembullor i një aktivizimi të moderuar”, tha Rama. TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.

Read More

Sot në orën 12:00 do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për Gert Shehun, personin që goditi me grusht në fytyrë kreun e PD-së, Sali Berisha, gjatë protestës së 6 dhjetorit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Prokurori Dritan Nushi pritet të kërkojë për të riun masën e sigursë “arrest me burg”. Ndërkohë që vendimi pritet të merret nga gjyqtari Besnik Hoxha. Para hetueseve 31-vjeçari ka dhënë dëshmi kontradiktore, ku ndër të tjera është shprehur se e goditi Berishën për shkak se kishte inat personal me të. Në asnjë moment ai nuk ka shfaqur shenja pendese për veprimin që kreu. Është…

Read More

Mjeku i njohur i PD-së, Ilir Alimehmeti ka folur pas tërheqjes nga gara e Primareve në PD për bashkinë e Tiranës. Në emisionin e mëngjesit në Top Channel, Alimehmeti tha se në garën e 14 majit 2023, ai do të ishte më i fortë përballë Erion Veliajt sesa Belind Këlliçi. Mendon se do ishit kandidat më i fortë përballë Erion Veliajt sesa Këlliçi? “Po. Prandaj kandidova”,- tha Alimehmeti.

Read More

Këtë të premte kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi, kjo për të marrë pjesë në TRT World Forum. Në fotografitë e publikuara në Facebook shfaqet pranë presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. TRT World Forum është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.

Read More

Shqipëria duhet të frenohet nga zbatimi i Programit të Pasaportës së Artë të njohur edhe si Skema e Shtetësisë së Investitorëve dhe të shfuqizojë bazën ligjore për një program të tillë, duke aplikuar ndryshime të reja në Ligjin për Shtetësinë. Ky rekomandim erdhi nga Komisioni Europian në raportin e tij të pestë në kuadër të mekanizmit të pezullimit të vizave. Komisioni thekson se avancimi në një program të tillë mund të çojë në pezullimin e regjimit të vizave. Ky rekomandim vjen teksa projekti i Marinës së Jahteve në Durrës, filloi në 8 dhjetor shitjen e apartamenteve dhe për blerësit potencialë…

Read More

Që prej nisjes së luftës ruse në Ukrainë, Polonia ka rritur mbrojtjen dhe ka pritur me miliona refugjatë nga vendi fqinj. Së fundmi Polonia ka vendosur të dyfishojë përgatitjen e saj për luftë. Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi ka urdhëruar rekrutimin e rreth 200 000 njerëzve, për të marrë trajnim ushtarak 2-javor. Lajmin e ka bërë të ditur koloneli Miroslaw Brys, kreu i Qendrës Kombëtare të Rekrutimit polak. Propozimi i bërë nga Polonia vjen gjithashtu disa javë pasi një raketë ra në territorin e saj, disa kilometra larg kufirit me Ukrainën. Pavarësisht asaj që ndodhi, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki,…

Read More

Në prangat e Policisë së Elbasanit ka rënë një 61-vjeçar. Kjo pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ll., 61 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”. Kohët e fundit ndonëse flitet shumë për gruan dhe mbrojtjen e tyre, ende autoritetet e kanë të pamundur për të ofruar ndihmë, edhe pse Gjykatat lëshojnë çdo ditë urdhër mbrojtje për gratë.

Read More

Gjinekologia Mimoza Keta, thotë se pas moshës 35-vjeçare është vështirë të bësh fëmijë pasi vezët fillojnë të plaken. Për të mosha më e mirë për të bërë fëmijë është 20 deri në 30-vjeç. Po ashtu gjinekologia e njohur, nënvizon se pas moshës 30-vjeç është e vështirë dhe për të abortuar. “Personat që kërkojnë të lindin janë pas moshës 30-vjeçare, atëherë kur ato janë pak më të rregulluar ekonomikisht, kanë mbaruar dhe pjesën e arsimimit e të ngritjes profesionale, por harrojnë se ora biologjike bën punën e vet. Mosha më e mirë për të lindur është 20-30 vjeç. Pas moshës 35-vjeçare…

Read More

Presidenti i Perusë, Pedro Castillo akuzohet për korrupsion, dhe ky vendim është pritur me protesta nga qytetarët. Qindra protestues i vunë flakën barrikadave dhe hodhën objekte ndaj oficerëve të policisë, të cilët u përgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Një ditë më parë, 101 anëtarë të Kongresit në Lima, votuan për të shpallur fajtor Castillo-n pasi ky i fundit tentoi që të shpërndante Kongresin dhe të vendoste një qeveri të përkohshme. Castillo i cili më parë ka qenë mësues dhe drejtues sindikatash, ka kritikuar opozitën e vendit se ka pasur si qëllim që ta largojë që në ditën…

Read More

Këtë të dielë në Yerevan të Armenisë, do të mbahet finalja e “Junior Eurovision Song Contest”, ku do të performojnë 16 artistë. “Pakëz diell” nga Kejtlin Gjata është kënga që do përfaqësojë Shqipërinë, dhe në provën e parë ajo ka shkëlqyer dhe komentet janë shumë pozitive. Votimi për këngën fituese të edicionit të 20-të Festivalit të Këngës Junior Eurovision, i cili do të kryhet online, hapet ditën e premte (9 dhjetor) në orën 20:00 dhe mbyllet ditën e diel (11 dhjetor) kur do të jetë edhe finalja e madhe. Vota e publikut vendos 50% të rezultatit final. Publiku do të…

Read More

Si kurrë më parë, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Japonia kanë krijuar një aleancë të “paprecedentë” për zhvillimin dhe ndërtimin e një avioni të ri luftarak që përdor inteligjencën artificiale. Avioni i ri luftarak do të quhet Tempest dhe duhet të jetë operacional në vitin 2035, me fillimin e fazës së zhvillimit në 2024 dhe do të zëvendësojë avionin Eurofighter Typhoon dhe do të mbajë armët më të fundit. Puna për ndërtimin e tij tashmë ka filluar me synimin për të krijuar një avion luftarak që do të ofrojë shpejtësi, do të përdorë sensorë të avancuar dhe inteligjencë artificiale, për…

Read More