Author: tirana

Prej kohësh vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë rënë pre e kërcënimeve për sulme me bomba në institucionet kryesore të saj. Kërcënimi i radhës është regjistruar këtë të enjte në Malin e Zi, ku një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë ngriti në këmbë policinë në Podgoricë, e cila më pas rrethoi objektin e rëndësisë së veçantë. Punonjësit u evakuuan me shpejtësi dhe pas kontrolleve që zgjatën për disa orë në Gjykatën e Lartë malazeze nuk u gjet asnjë send i dyshimtë.

Read More

Në Ditën e Rinisë, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bashkë me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe kryebashkiakun e Elbsanit, Gledian Llatja zhvilloi një takim me Këshillin Rinor të qytetit. Gjiknuri tha se Elbasani ka një perspektivë shumë të mirë zhvillimi, ku rinia luan një rol të veçantë. “Ju jeni aleanca më e sigurtë për të ardhmen.Unë e them gjithmonë, ju e përcaktoni vetë fatin tuaj. Asnjë nga ne nuk mund t’ju këshillojë se çfarë do të bëni në të ardhmen pavarësisht se politikanët flasin gjithmonë për të ardhmen. Detyra jonë është të përgatisim kushtet që…

Read More

Për ish-ministrin e Brendshëm, sulmi fizik ndaj Sali Berishës, po eklipson rëndësinë e samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që u mbajt të martën e 6 dhjetorit në Tiranë. Për të grushti që i dha 31-vjeçari Berishës, nuk duhet të marrë më shumë vëmendje. “Po eklipson një ndër ngjarjet më historike që i kanë ndodhur Shqipërisë në historinë e saj dhe në fakt ngjarje të tilla meritojnë hetim”. Ish-ministri tha se çdo koment tjetër për ngjarjen vetëm sa e ngatërron më shumë situatën dhe e gjithë çështja i duhet lënë në dorë njerëzve që kanë tagrin për të hetuar e…

Read More

Njoftimin e Ministrisë së Jashtme Shqiptare, ku thuhej se kanë nisur procedurat për largimin e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, deputeti i PD-së, Ervin Salinaji e quan të turpshme atë që ka bërë qeveria. Ai tregoi mesazhin që kërkon të japë Edi Rama. Për deputetin demokrat, kryeministri Edi Rama kërkon që të krijojë perceptimin sikur ka ndonjë rol në emërimin dhe shkarkimin e ambasadorëve. ”E kuptoni çfarë turpi është? Edi Rama kërkon të krijojë perceptimin sikur ka ndonjë rol në emërimin dhe shkarkimin e ambasadorëve. E bën për shkak të qëndrimeve publike të ambasadores për moskapjen e pjesëve të pakapura…

Read More

I pyetur se cilin kandidat mbështeti në primaret për Bashkinë e Tiranës, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, refuzoi që të jepte një emër, duke u shprehur se nuk kishte asnjë preferencë të veçantë. Teksa ishte i ftuar në Report Tv, Meta tha se kjo çështje i takonte Partisë Demokratike, ndërsa shtoi me bindje se opozita do të dalë fituese në zgjedhjet lokalet. “Nuk kam patur asnjë preferencë të veçantë. I takonte vetë PD ta zgjidhte. Mendoj që kjo gjë është vendosur prej tyre dhe kjo zgjidhje që është bërë mes Këlliçit dhe Alimehmetit, tregon se përveçse primareve kemi…

Read More

Dy gra, një nga Teksas dhe tjetra nga New York, kanë paditur Apple në gjykatë, pasi pretendojnë se partnerët e tyre kanë përdorur pajisjet AirTag të kompanive ku punonin për t’i gjurmuar. Një prej grave tha se ish-i dashuri i saj kishte vendosur një AirTag në diskun e rrotave të makinës. Pajisja ishte maskuar në një formë që të mos vihej re. Gruaja tjetër, e quajtur Jane Doe, tha se ish-burri i saj, kishte vendosur një AirTag në çantën e shpinës së fëmijës së tyre. Në 2021 Apple lançoi AirTag, një pajisje 29 dollarëshe për identifikimin e vendndodhjes përmes teknologjisë…

Read More

Përditësimi më i fundit i WhatsApp do të sjellë avatarë të personalizuar në aplikacionin e njohur të mesazheve. Përdoruesit në të dyja pajisjet Android dhe iOS do të jenë në gjendje të krijojnë karakteret e tyre virtuale 3D dhe t’i vendosin si foto profili. Është hera e parë që kompania e prezanton këtë veçori në WhatsApp. Ajo e ka shpërndarë tashmë në platformat e tjera të saj Facebook dhe Instagram dhe Messenger. Avatari është një version digjital i juaji. Ai mund të krijohet nga miliarda kombinime të stileve të ndryshme të flokëve, tipareve të fytyrës dhe veshjeve. Dërgimi i një…

Read More

1.Dashi: Të lindurat nën shenjën e Demit janë mikeshat më besnike të zodiakut, të cilat nuk tradhtojnë kurrë besimin e tyre. Ndryshe nga ç’mund të ndodhë me shenjat e tjera, ato vazhdojnë të ruajnë me fanatizëm miqësitë e krijuara ndër vite, por kjo nuk i pengon t’u hapin dyerve edhe shoqërive të reja. Shoqja Dash është e drejtpërdrejtë dhe nuk flet kurrë pas krahëve. 2.Gaforrja: Gaforret i konsiderojnë miqtë pjesëtarë të familjes dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për ta. U pëlqen të kalojnë kohë me miqtë, prandaj dhe shpeshherë organizojnë festa për të kaluar sa më shumë kohë bashkë.…

Read More

Pak orë nga hapja e zyrës së shitjeve të projektit “Durrës Yacht Marina”, gati 90% e apartamenteve janë rezervuar. Edhe pse kompleksi rezidencial pranë portit të qytetit nuk ka nisur endë të ndërtohet, interesi për blerje ishte shumë i madh. Çmimet varionin nga 110 mijë euro një apartament 60 m2, deri në rreth 1.2 milionë euro apartamentet 3+2 me një sipërfaqe 400 metra katrorë. Blerja e apartamenteve shihet si investim në pasuri të paluajtshme. Këtë pohojnë dhe të interesuarit, të cilët i besojnë kompanisë arabe. “Emaar është një kompani shumë e madhe dhe ka tashmë një kontratë me shtetin. Nëse…

Read More

Anëtarët e dy bandave kriminale janë përleshur me armë në mes të një rruge në lagjen Fatih të Stambollit. Ata dyshohet se janë pasuruar duke kërcënuar biznesmenë nga Taxhikistani. Gjatë konfliktit ka humbur jetën një 26-vjeçar, ndërsa dy persona janë lënduar. Mësohet se mes tyre ka pasur një mosmarrëveshje për shkak të një anëtari të rrjetit, i cili ka kundërshtuar marrjen e parave nga një biznesmen në punën e tyre të fundit, duke thënë se “ai është miku im, mos i merrni para”. Gjatë marrjes në pyetje në komisariat, të akuzuarit kanë deklaruar se përplasja ka ndodhur për shkak të…

Read More

Këtë të enjte u zyrtarizua largimi i Luis Enrique, nga posti si trajner i Spanjës. Vendin e tij në kombëtaren iberike, do ta marrë ish-trajneri i Spanjës U-21, Luis de la Fuente. Në një postim në rrjete sociale, Enrique u shpreh se tashmë është koha për pak reflektim dhe shtoi se duhet të mbështetet skuadra dhe trajneri i ri. ”Është koha për të thënë lamtumirë dhe në këto raste vetëm pak reflektim, ajo që i duhet skuadrës është mbështetja në të gjithë kuptimin e saj në mënyrë që Luis de la Fuente të arrijë gjithçka që dëshiron”. Postimi i plotë…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për dhunën ndaj Sali Berishës gjatë protestës së 6 dhjetorit. Sipas tij, sulmi është porositur nga kreu i qeverisë për të provokuar opozitën. “Sigurisht që nuk ka ndodhur ajo që ka pritur Rama. Ka pritur variante të tjera, që u evituan nga menaxhimi i kujdesshëm i situatës nga opozita dhe Berisha. Ne e dimë shumë mirë që ngjarja mund të shkonte në drejtime të tjera, sipas asaj që do dëshironte Rama. Autori është vetëm një, Edi Rama, është porositësi i këtij atentati kundër Berishës. Gjuha e tij e…

Read More