Author: tirana

Një person është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit, pasi në mjetin me të cilin po udhëtonte u zbulua arsenal armësh.  Ai ishte duke u futur në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit. Gjatë kontrollit, policia zbuloi se në makinë, personi, ende e paidentifikuar, kishte fshehur një snajper, një armë gjahu dhe një pistoletë.

Read More

Yuri Kim, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë është në mbarim të mandatit dhe DASH ka nisur procedurat e zëvendësimit. Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme, konfirmon se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht. Po ashtu Ministria thekson që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk lejojbë që të bëhen komente. Fillimisht është DASH që i dërgon emrin për pëlqim Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe pasi të jetë dakortësuar emri i propozuar nominohet për postin e ambasadorit nga Presidenti i SHBA-së. Kandidatura e nominuar duhet të paraqitet në senat nga zhvillohet një dëgjesë e më…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përçuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të portierit të njohur nga Elbasani, Bujar Gogunja. Meta shkruan se Gogunja hyri në historinë ndërkombëtare të futbollit duke mos pësuar gol për 1042 minuta. “Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të një prej legjendave të portës shqiptare, “Mjeshtrit të Madh” Bujar Gogunja, ish-portier kampion kombëtar i Labinotit në vitin 1984. Gogunja hyri në kohën e tij në historinë ndërkombëtare të futbollit për mos pësim goli për 1042 minuta, ndaj dhe për vlerat e larta sportive do të kujtohet gjithmonë me shumë…

Read More

Për shkak të tensioneve të forta që janë shfaqur në veriun e Kosovës, kanë vënë në pikëpyetje edhe mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme komunale. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije ditën e sotme se vendimi do të merret gjatë dy ose tre ditëve në vijim. “Kam kërkuar raport në baza ditore. Sot kam takim me disa institucione të sigurisë, të cilat përafërsisht çdo orë më njoftojnë rreth zhvillimeve në veri. Tani janë duke më pritur në zyrë dhe është një ndër takimet e shumta qe do ta kem lidhur me situatën”. Po ashtu Osmani ka shpjeguar edhe…

Read More

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë këmbyer të basketbollisten e burgosur amerikane, Brittney Griner, me tregtarin famëkeq të armëve, Viktor Bout, që për 12 vjet ishte në një burg amerikan. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Griner është e sigurt dhe është nisur për në shtëpi me një avion nga Emiratet e Bashkuara Arabe. “Jam i lumtur të njoftoj se Brittney është mirë… asaj do t’i duhet kohë dhe hapësirë për t’u rikuperuar”, tha ai nga Shtëpia e Bardhë. Griner ishte arrestuar në aeroportin e Moskës në shkurt për posedim të vajit të kanabisit dhe muajin e kaluar u dërgua…

Read More

Jemi mësuar që me festat e fundvitit, rriten çmimet e produkteve. Por në një kohë që Shqipëria po vuan nga çmimet e larta, do të ketë rritje këtë fundvit? Ekspertët analizojnë se një situatë e tillë nuk është e përhershme dhe trendi rritës pritet që të rikthehet në muajt e parë të vitit për shkak të pasigurive. Ata sugjerojnë që qeveria të ketë nën vëmendje luftën ndaj informalitetit. Përtej efekteve negative inflacioni i lartë ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet. Ekspertët theksojnë se rritja e të ardhurave në buxhet mund të jetë ndikuar edhe nga procesi i fiskalizimit.…

Read More

Dietologia Blerina Bombaj ka zbuluar se ajo jeton në një shtëpi me të ëmën dhe vjehrrën. Përmes një foto në “Instagram”, ku shihet e buzëqeshur krah të dyjave, Bombaj shkruan se ndihet shumë me fat për faktin se ndan të njëjtën shtëpi me të dyja. “Te jetosh me mamin dhe vjerren ne nje shtepi eshte fat i madh per mua, e para se nuk jam ndare nga mamaje ime asnje sekonde, dhe e dyta se femijet e mi jane te bekuar me dashurine e dy nenave. I detyrohem gjithcka mamase time qe me ka bere nje njeri te orientuar drejt…

Read More

Themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari në ditën Kombëtare të Rinisë, ka treguar se puna e përditshme e fonadacionit që ai ka ngritur, është që të realizojë ëndrrën e rinisë shqiptare. ”Mirënjohje për jetë sudentevë shqiptare të vitit 1990 trima, idealistë e patriotë. Faleminderit përzemërsisht vullnetarëve të “Fundjavë Ndryshe” që çdo ditë realizojnë projekte sociale në shërbim të komunitetit”,-shkruan Hajdari në një postim në facebook. Postimi i plotë Gëzuar 8 Dhjetorin, ditën e rinisë së Shqipërisë. Si sot, 32 vjet më parë në Tiranë, studentët nga gjithë Shqipëria nisën lëvizjen Kombëtare më pro EuroAtllantike në historinë moderne, ndryshimin e…

Read More

Me siguri e keni vënë re që kur shkoni në shtëpinë e dikujt e dini edhe aromën që do të ndieni, pasi ju duket sikur është karakteristike vetëm për atë shtëpi. Në fakt aromat vijnë nga detergjentët që përdorni, erërat e gatimit, mjetet e pastrimit dhe freskuesit e dhomës. Këto aroma më pas zënë hapësira si perde, qilima, mbulesa dhe jastëkë. Të kombinuara së bashku, ndërthurja e këtyre aromave krijon aromën tuaj të veçantë të shtëpisë. Ato që krijon aromën e shtëpisë janë faktorët si kafshët shtëpiake, orenditë, pirja e duhanit, gatimi dhe mënyra si pastroni. Për shembull, një shtëpi…

Read More

Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se Parlamenti zviceran ka votuar këtë të enjte me 129 vota pro marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Shqipërinë. Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Po ashtu Rama zbulon edhe se kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i premtoi se shumë shpejt do votohet në parlamentin italian marrëveshja e shumëpritur. Në kuadër të marrëveshjeve për Sigurimet Shoqërore, Shqipëria ka përfunduar në gusht negocimin teknik të marrëveshjeve me pensionet me Italinë. Marrëveshja për njohjen e viteve të punës i vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në…

Read More

Këngëtarja Celine Dion është diagnostikuar me sëmundjen e pashërueshme neurologjike SPS, e cila bën që muskujt e saj të tensionohen në mënyrë të pakontrolluar. Njoftimin e ka bërë publik vetë artistja përmes një postimi në “Instagram”. “Fatkeqësisht, intensiteti i spazmave është aq intensiv sa më vështirëson jetën e përditshme, ndikon në mënyrën se si ec, madje më shtrëngon kordat vokale aq shumë sa nuk mund të këndoj si dikur.” Turneun, i cili supozohej të fillonte në shkurt të vitit të ardhshëm, këngëtarja vendosi ta shtyjë për pranverën e 2024. “Më mungon të shoh publikun, të jem në skenë dhe të…

Read More

Stadiumi “Al Bayt” në Katar, pritet që të jetë i stërmbushur me tifozë për supersfidën e çerekfinaleve të Botërorit Angli-Francë, ndonëse çmimet e biletave arrijnë në stratosferë. 800 bileta janë rishfaqur në portalet e shitjes dhe çmimi është 28 herë më shtrenjtë se sa ai fillestar. Dy bileta modeste në kategorinë e 175 paundëve po shiten për 5 mijë paund secila dhe fillimisht duhet paguar 700 paund për prenotimin e tyre. Tifozët kanë premtuar se do të jenë aty për të mbështetur kombëtaren e tyre ndonëse në fund vetëm njëri prej gjigandëve të Europës do të kualifikohet më tej. Angli-Francë…

Read More