Meghan Markle ka rrëfyer se kur ishte shtatzënë me djalin kishte tentuar t’i jepte fund jetës. Teksa ishte e ftuar së bashku me Harry në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Ripple of Hope”, 41-vjeçarja u pyet pse vendosi të fliste për atë kohë në jetën e saj gjatë intervistës së saj me Oprah. Sipas Page Six, Meghan Markle i tha publikut: “Nuk dua që askush të ndihet vetëm. Dhe kur keni kaluar çdo gjë që është e vështirë, veçanërisht vitet e fundit me karantinën dhe COVID, është në rritje numri i njerëzve që kanë atë lloj përvoje por mund të…
Author: tirana
Si 32 vite më parë, por që në tjetër formë, sot në ditën Kombëtare të Rinisë, vetë të rinjtë i bëjnë thirrje politikës që të merren seriozisht me ta. Të rinjtë po e shprehin zhgënjimin duke braktisur shtëpitë e tyre. Atëherë iknin me çfarë të mundnin, nga kufijtë tokësorë, përmes ambasadave, me anije, më pas me gomone, në çdo rast duke rrezikuar seriozisht jetën. “Është shumë jo-koherente dhe shumë shqetësuese. Në ditët e sotme po flitet jashtë zakonisht shumë nga mediat, jo vetëm shqiptare, por edhe të huaja që të rinjtë çdo ditë e më shumë po lëvizin nga vendi…
6 doza kokainë janë sekuestruar brenda ambienteve të burgut të Drenovës Lënda narkotike i përkiste të burgosurit Kristaq Izeti, i cili po vuan dënimin pasi është akuzuar për “vjedhje”. Policia e burgut ka arritur t’ia gjejë këtë sasi në gojë, gjatë përpjekjes së të dënuarit për ta fshehur. SHKB ka filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të zbuluar se si kjo sasi ka arritur që të futet brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.
Sikur Lady Diana, sot Meghan Markle. Nusja ”rebele” e familjes mbretërore në Angli. Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan po tregojnë detaje të reja pikante mbi jetën mbretërore, në një dokumentar 100 milion dollarësh të Netflix, 3 seritë e para të së cilit u publikuan më 8 dhjetor. Çifti flet edhe për presionin e medias, racizmin dhe vdekjen e princeshës Diana. Harry rrëfen se disa pjesëtarë të familjes kishin vënë në dyshim mbrojtjen e bashkëshortes së tij përballë shantazheve mediatike, duke e konsideruar trajtimin negativ si një ritual të kalimit në familjen mbretërore. Por diferenca sipas Harrit, ishte elementi…
Pas një lufte të fortë, legjenda e portës shqiptare, Bujar Gogunja është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Ish-portieri i Labinotit (Elbasan) nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen, duke lënë trishtim te familjarët dhe miqtë. Gogunja për 11 vite mbrojti portën e Labinotit dhe gjithë jetën ia kushtoi futbollit si trajner pasi u tërhoq nga aktiviteti. Ai është shqiptari i parë që ka shkruar emrin në majat më të larta të portierëve botërorë që nuk kanë pësuar gol për shumë minuta. Për 1037 ose thënë ndryshe në 11 takime radhazi në sezonin 1983-84 Gogunja…
Për PD-në e Sali Berishën, ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, foli si të ishte diplomat i Enver Hoxhës. Zëdhënësja e selisë blu, Floriana Garo, në një deklaratë për shtyp, ka denoncuar performancën e ambasadorit në Komisionin e Parlamentit Britanik, duke e quajtur kambanë alarmi për shndërrimin e Shqipërisë në çiflig të çrregullimeve të Edi Ramës. PD i bën thirrje ambasadorëve të mbrojnë Shqipërinë dhe dinjitetin e saj, jo pushtetin e Ramës, narkoshtetin dhe karrigen e tij. Deklarata e plotë Ambasadori i Edi Ramës në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu si shefi i tij në Tiranë, mbrojti Ramën dhe i turpëroi…
2022 nuk qe viti i Ronaldos. Lënia në stol e kapitenit në ndeshjen kundër Zvicrës, fituar 6-1 ka sjellë shumë reagime pro dhe kundër. “A Bola”, media më e lexuar në Portugali ka bërë një sondazh se cilin preferojnë më shumë tifozët të luajë nga minuta e parë në gjysmëfinalen me Marokun. 93 përqind e përgjigjeve kanë qenë kundër Ronaldos dhe pro sulmuesit të ri, 21 vjeçarit Gonçalo Ramos. “Jemi grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për t’u frikësuar nga çdo kundërshtar. Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës,…
Anomalitë më të shpeshta genetike në popullsinë shqiptare, janë sindroma Down dhe fibroza cistike. Mesatarisht 1 në 60 lindje, nga nënat mbi 30 vjeç, është me sindromën Down, por mjekët po vënë re edhe rritje të fëmijëve me fibrozën cistike. Gati 7% e popullsisë shqiptare është mbartëse e kësaj sëmundjeje të rëndë që kryesisht prek mushkërinë. Vitet e fundit në protokollet e analizave të shtatzënisë po aplikohet edhe testi gjenetik i cili zbulon anomalitë e trashëguara të fetusit. Në rast se analiza ngre dyshime për defekte gjenetike, nëna i nënshtrohet testeve të tjera më të detajuara. Kur flitet për autizmin,…
Gjermania është e tronditur nga tentativa për një grusht shteti. ”Mbreti i ri” që nuk erdhi kurrë në fron, nga kështjella Schloss Lobenstein, të cilën kryesisht e kishte përdorur për gjueti, princi Heinrich XIII dhe grupi i tij që planifikonin grusht shteti, kishin nisur shpërndarjen e pasaportave të reja. “Të gjithë banorët e Bad Lobenstein morën një letër këtë verë, në të cilën na thuhej se nuk jemi gjermanë pasi pasaportat tona nuk ishin gjermane. Më pas na njoftohej se na është dhënë mundësia që të aplikojmë për dokumentet e origjinës sonë gjermane në administratën Reuss (familja e Princit Heinrich…
Europa është sa e madhe, por edhe e vogël. 2022 është viti që kontineti pa ndryshime të forta dhe të i pa imagjinuara, që nga lufta në Ukrainë te qeveritë e reja në vende si Italia, apo edhe Britania e Madhe. Robert Habeck Kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, të gjithë ishin në pikëpyetje se çfarë do të bënte Europa? Për t’iu përgjigjur kësaj, njerëzit, natyrisht, u drejtuan nga Gjermania, vendi më i madh dhe më i fuqishëm i Bashkimit Europian. Ata u drejtuan nga Robert Habeck. Ministri 53-vjeçar i ekonomisë dhe klimës ishte në qendër të vendimit të BE-së…
8 dhjetori përkujtohet si ditë kombëtare në nderim të studentëve të dhjetorit 1990, dhe të rinisë që me luftën e tyre, shënuan rënien e komunizimit. Ky 8 dhjetor e gjen rininë shqiptare në udhëkryq, në vrapin për të kapur gomonen që niset drejt Anglisë, në një eksod të ri të shpopullimit të vendit. Rinia në vend është e pashpresë. Sot në auditore, në kafenetë e kudo në bisedat e thjeshta të tyre, të rinjtë pohojnë se ”Shqipëria nuk bën”. Kakofonia e një politike të zymtë, përçarse, dhe ligjërisht jo zhvilluese ndaj rinisë, e kanë kthyer ikjen nga vendi, një shpëtim…
Dhuna e ushtruar ndaj tij ditën e protestës më 6 dhjetor ka bërë që të rriten masat e sigurisë për kreun e opozitës Sali Berisha. Berisha është shfaqur në publik, ku ka marrë marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga FRPD-ja me rastin e 8 dhjetorit, “Ditës Kombëtare të Rinisë”. Ai është parë sot me të njëjtat forca sigurie që ka pasur ditën që është goditur nga 31-vjeçari. Për shkak të problemit të vulës, që ende e ka Alibeaj, Berisha nuk mund të mbulohet nga Garda e Republikës.