Author: tirana

Vajza e Bujar Nishanit, pjesë e të rinjve të Partisë Demokratike është përlotur sot në aktivitetin që po organizohet në kuadër të Ditës së Rinisë nga kjo forcë politike. Ishte Belind Këlliçi, ai i cili përkujtoi figurën e presidentit Bujar Nishani gjatë fjalës së tij, dhe në atë moment e reja u përlot për babain e saj, i cili ndërroi jetë pak muaj më parë nga COVID. ‘Një përshëndetje shkon për Rudina Hajdarin, vajzën e Azem Hajdarin, Fiona Nishanin, vajzën e presidentit Bujar Nishani dhe Glauk Olldashin djalin e Sokol Olldashit, tre emblema këto të PD-së.’- tha Këlliçi.

Read More

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë operacioni policor i koduar “Swift”. Kapet në Panaja dhe vihet në pranga, një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve të befasishme në qendrat urbane, në akset rrugore nacionale dhe në ato kryesore rurale, me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur…

Read More

Jeta është si filmi i Will Smith i nominuar për Oscar në vitin 2006, ‘The Pursuit of Happyness’. Shumica prej nesh e kalojnë jetën duke u përpjekur të gjejnë lumturinë. Ose gjithsesi, ne përpiqemi ta krijojmë atë në mënyrën më të mirë të mundësive tona, brenda përmasave. Ideja e pakapshme e lumturisë: Çfarë na bën vërtet të lumtur? Ju mund të pyesni veten se sa lumturi është nën kontrollin tonë. Rezulton se gjysma e saj nuk varet nga ne, varet nga gjenet. Disa njerëz janë thjesht të predispozuar gjenetikisht për të qenë njerëz më të lumtur dhe më energjikë në…

Read More

Nisur nga njoftimi i marrë nga Policia Greke, se për shkak të punimeve që do të kryej pala greke në Pikën Kufitare Tre Urat, Përmet, nga ora 13:30-15:30, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e automjeteve, në hyre dhe në dalje të kësaj pike kufitare. Policia Kufitare njofton qytetarët, të cilët kanë planifikuar për të udhëtuar nëpërmjet Pikës Kufitare Tre Urat, Përmet, që gjatë këtij intenerari kohor pika e kalimit kufitar do të jetë e bllokuar për shkak të punimeve që po kryen në palën Greke në Tre Urat, Përmet.

Read More

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, shkruan se PD-së i duhen pikërisht burra si Berisha që përplasen dhunshëm dhe jo njerëz si Lulzim Basha. “Leader-i përplaset edhe dhunshëm po qe nevoja. Mashtruesi nuk përplaset, por llakos flokët. Ky është dallimi i madh. Krahasoni Berishën me Bashën dhe do mësoni dallimin ndërmjet leader-it dhe mashtruesit. Është leksion i demonstruar në jetën reale ky. Zaten të lësh demokratët në mes të katër rrugëve dhe, vendin pa opozitë dhe ta quash sukses duhet të jesh mashtrues i lindur. Karakter i squllët dhe i pashpresë. Ata, që ende na hapin barkun për llogari të mashtruesit,…

Read More

Dita e sotme shënon 32 vjet nga krijimi i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990 që përmbysi komunizmin. Në përkujtim të kësaj dite, Forumi Rinor i partisë Demokratike ka organizuar Kuvendin e FRPD-së. I pranishëm në këtë aktivitet është edhe kryetari i PD-së, Berisha i cili është shprehur se Shqipëria shpëtohet vetëm me revolucion dhe jo me lutje apo me deklarata. “Mos harroni se jeni trashëgimtarë të një lëvizje, e cila me një guxim epik, me një guxim në kufijtë e legjendës, u përball në vitet ’90 me diktaturën më të egër staliniste, më çnjerëzore, më barbare, me diktaturën komuniste, e…

Read More

Celine Dion ka njoftuar anulimin e të gjitha koncerteve të saj të planifikuara në vitin 2023. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, këngëtarja ka folur për herë të parë për problemet e saj shëndetësore dhe bën të ditur se së fundmi është diagnostikuar me një çrregullim shumë të rrallë neurologjik që i shkakton “spazma” dhe vështirësi në kordat e zërit. Ky çrregullim i quajtur Stiff-person syndrome (SPS), prek rreth 1 person në 1 milion, specifikon Celinenë videon e saj. Dion saktëson se ky çrregullim ndikon në jetën e saj të përditshme në shumë nivele. “Ndonjëherë kam shumë vështirësi…

Read More

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se mes saj dhe politikanit Erion Braçe nuk ka mosmarrëveshje duke shtuar se këtë të fundit e konsideron si person me vlera në Partinë Socialiste. Në një intervistë për Euronews Albania ajo tha se Braçe nuk e ka personale me të por ka kritika ndaj bujqësisë në mënyrë që ky sektor të jetë sa më shumë i zhvilluar. Më tej ajo theksoi se ky është viti më i mirë në bujqësi. “Ne nuk kemi mosmarrëveshje dhe unë nuk e konsiderojë Braçen si opozitë, e konsideroj si vlerë të rëndësishme pjesë e PS. Patjetër që…

Read More

– ‘Quhem Gerti dhe nuk kam për të thënë asgjë tjetër”. Në përpjekjet për të mësuar e për t’u bindur nëse 31-vjeçari nga Tirana e goditi ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të problemeve mendore, apo është shtyrë nga dikush tjetër, komisariati numër 1 ka tentuar disa herë që të shkëpusë prej tij një deklaratë. Por kjo ka qenë e pamundur. Gati në kufijtë e një dështimi. I filmuar teksa qëllon me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha, ai thotë se do flasë në një moment tjetër. Në këto kushte, siç bëjnë me dije burime të policisë, çështja për Gert Shehun,  banues në rrugën “Shyqyri Ishmi”,…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka akuzuar qeverinë se nuk po mbështet sa duhet fermerët shqiptarë dhe se nuk ka treguar interes për të shitur vajin e ullirit shqiptar në Itali. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Sula tha se pavarësisht se kërkesa që Italia kishte për ullinjtë dhe vajin e ullirit që prodhohet në Shqipëri, qeveria nuk ka pasur angazhimin maksimal. “Italia ka nevojë për ullirin dhe vajin shqiptar, por qeveria s’ka interes.Italia paska shprehur interes për ullirin dhe vajin e ullirit nga Shqipëria, por qeveria jonë se ka mëndjen të ndihmojë fermerët tanë. Pas ngritjes së shqetësimit për…

Read More

Në sulm apo mbrojtje, misionet e tyre mbeten aq shumë sekrete saqë duken si misterioze. Sulmet e forcave speciale ukrainase, që po kryhen gjithnjë e më në thellësi të territorit rus, së fudmi, deri 200 kilometra afër Moskës, janë një nga kapitujt më të diskutuar të konfliktit aktual. Duke u nisur që nga shkalla hierarkike: A i jep urdhrat për sulme të tilla presidenca e Zelensky, apo në Kiev ndodhen qendra komandimi autonome? Sepse nuk ka asnjë dyshim se këto operacione kanë një peshë politike të madhe, dhe synojnë të godasin zemrën e pushtetit të Vladimir Putin. Dhe duke krijuar…

Read More

Familja e Klodian Rashës kujton sot 25-vjeçarin e varrë me armë nga efektivi i Policisë së Shtetit dy vite më parë. I riu u vra mesnatën e 8 Dhjetorit, ndërsa kishte dalë gjatë orës së karantinës për të blerë cigare në zonën e Laprakës, kur gjatë ndjekjes nga efektivët, ishte Nevaldo Hajdaraj polici i cili e qëlloi me armë, duke e lënë të vdekur. Më 14 korrik Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Nevaldo Hajdarajn për ngjarjen e ndodhur, ndërsa ai fillimisht u akuzua për “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” por…

Read More