Author: tirana

Ish-deputetja Rudina Hajdari kujton babain e saj, Azem Hajdarin duke thënë se në 8 dhjetor të 1990, ai doli të nisë një rrugëtim pa kthim për të përmbysur një nga diktaturat më të egra në botë. Ndër të tjera Hajdari shkruan se sa herë ndihet e demoralizuar e gjen dorcën te babai dhe ata mijëra studentë të cilët nuk pyetën për kërcënimet, por ngritën krye për një jetë më të mirë. Postimi i plotë i Rudina Hajdarit: Në 8 dhjetor të vitit 1990, lëvizja studentore e udhëhequr nga Azem Hajdari, ia doli të nisë një rrugëtim pa kthim për të…

Read More

Ylli Pango ka bërë një libër dhe me këtë rast ka qenë i ftuar në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos. Pango tha se në Shqipëri drejtojnë tipat për gjynaf dhe të paaftët, duke lënë pa punë njerëzit e aftë. Ai ndërkohë sulmoi edhe gazetarët, duke thënë se janë vrasës, ndërsa solli edhe rastin e tij të famshëm, teksa u shpreh se e kishin këshilluar edhe që të vetëvritej. “Një tip për gjynaf i hyn në zemër dikujt, duke qenë totalisht i paaftë, zë vendin e punës, ngjitet lart. Është ai çuni i mirë. Është një fenomen i shoqërisë shqiptare, që…

Read More

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar 8 dhjetorin nëpërmjet një postimi në facebook-un e tij. Ai shkruan se 32 vite më parë, lëvizja studentore vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në Europë. Meta shtoi se sot të rinjtë duhet të angazhohen për të mbrojtur demokracinë që sipas tij është nën agresionin e një regjimi të dhunshëm. “Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! 32 vite më parë Lëvizja Studentore me në krye Azem Hajdarin vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në kontinent. 8 Dhjetori e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe…

Read More

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, janë mbledhur të enjten në Bruksel për të vendosur nëse do të pranojnë Bullgarinë, Rumaninë dhe Kroacinë në zonën Schengen. Kroacia besohet se ka më shumë mundësi për t’u pranuar. Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve të bllokut evropian që të mundësojnë hyrjen e këtyre shteteve në zonën e lëvizjes së lirë, mirëpo jo të gjitha shtetet e mbështesin propozimin. Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë të martën se Qeveria e tij është e gatshme të pranojë Kroacinë, mirëpo është kundër pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë për shkak të shqetësimeve…

Read More

Ambasada e SHBA në Tiranë ka kujtuar sot, më 8 dhjetor Ditën e Rinisë në Shqipëri. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare ambasada shkruan se 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë, protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij. Ambasada nderon guximin e studentëve që kërkuan ndryshime politike dhe demokraci për vendin e tyre. “Sot, Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vite më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë protestuan kundër njërit prej regjimeve komuniste më mizore të Europës, duke nisur rënien e tij dhe duke u bërë…

Read More

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Azerbajxhan, ku është takuar me Presidentin e këtij vendi, Ilham Aliyev. Vizitën e ka njoftuar vetë Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Kjo vizitë e Ramës në Azerbajxhan vjen 3 javë pasi Presidenti azer ndodhej në Shqipëri për vizitë zyrtare. “Me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi, si edhe për ta falenderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook. Në…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se një shtetas kishte marrë me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i saj i punës, e kishte çuar atë në një lokal, pa dëshirën e saj, dhe më pas e kishte dhunuar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – A. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ky shtetas ka marrë me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat…

Read More

Një sherr masiv me grushte ka ndodhur në kampionatin amerikan të basketbollit të femrave të NCAA, që përfundoi me 8 lojtare të përjashtuara në ndeshjen midis TCU (Texas Christian University) dhe George Washington. Në Teksas, Bella Cravens (TCU) dhe Essence Brown (GW) nisën të kapeshin prej flokësh, që çoi në përfshirjen në sherr të shoqeve të skuadrës. “Sinqerisht, nuk pashë nëse kishte apo jo tërheqje nga flokët. Por, nuk ka rëndësi kjo, nuk ka rëndësi se kush e nisi. Reagimi është ai që ka rëndësi dhe gjithmonë duhet të reagosh në mënyrën e duhur. Mund ta kontrollosh këtë element dhe…

Read More

Italia është tronditur nga lëkundje të njëpasnjëshme mëngjesin e sotëm. Tre tërmete kanë lëkundur vendin nga ora 05:30 deri në orën 07:08. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë Italia Qendrore, ndërsa magnituda e tërmetit të parë ka qenë 2.7 Rihter, tërmeti i dytë 3.0 dhe tërmeti i tretë 4.0 Rihter. Mediet në Itali raportojnë se nuk janë raportuar dëme materiale.

Read More

Në Mitrovicë të Veriut kanë ndodhur dy shpërthime në mbrëmjen e djeshme. Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, ka deklaruar se nga këto shpërthime nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Bombat shok që janë hedhur nuk kanë aftësi shkatërruese, por kanë një efekt zhurmues jashtëzakonisht të madh. Njëra është hedhur në një udhëkryq në Lagjen e Boshnjakëve, ndërsa tjetra në Kodrën e Minatorëve. Lagjja e Boshnjakëve është një vendbanim shumetnik, ku jetojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë. Këto shpërthime vijnë një ditë pasi Policia e Kosovës tha se grupe dhe persona të…

Read More

Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Provizor”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit: M. I., 21 vjeç, banues në Patos. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama në Ditën e Rinisë ka zgjedhur vargjet e poetit të madh Migjeni për të përkujtuar 8 dhjetorin. “Mirëmëngjes, dhe me vargjet e një kolosi të madh të letrave shqipe, në këtë të Ditë të Rinisë, ju uroj të gjithëve t’ia kaloni sa më mirë, ndërsa ti, “Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate që të vlon në gji. Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull… Mos e freno kangën! Le të marri udhë. Thueja kangës, rini, pash syt e tu… Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu me zjarrm…

Read More